Forcat e rendit kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion “blic” në zonën e Skelës, në Vlorë, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Operacioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet luksoz tip “Porsche”. Gjatë aksionit, policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj. Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar tek personat me precedentë penalë, ata që janë në kërkim,…
Author: almakos
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje. Njoftimi i policisë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e…
SPB Shkup njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili dyshohet për mbajtje dhe tregti me armë. “SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.S. (52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve ose materieve shpërthyese””. “Me datë 05.09.2025, nëpunës policorë kanë bërë bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra për pistoletën dhe fishekë”, thonë nga SPB Shkup. MARKETING
Në një kohë kur ekonomia po përballet me sfida të mëdha, debati mbi pagën minimale ka marrë një rëndësi të veçantë. Takimi i fundit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, i udhëhequr nga ministri në detyrë Hekuran Murati, ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi të ardhmen e punëtorëve. A është 500€ pagë minimale një zgjidhje e qëndrueshme për sfidat ekonomike të vendit? Takimi, i zhvilluar sot, mblodhi përfaqësues të sindikatave dhe odave ekonomike për të diskutuar mundësinë e rritjes së pagës minimale në 500 euro nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan se nuk është marrë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti. Bëhet me dije paraprakisht një mjet ka përplasur një motor dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me ambulancën. Hetimet janë ende aktive për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit, teksa po hetohet edhe drejtuesi i veturës që e përplasi.
Javën e kaluar në vend janë regjistruar 56 persona të prekur nga gripi sezonal, tregojnë të dhënat e institutit të shëndetit publik. Sipas raportit të ISHP kjo përbën një rënie prej 32.5 % krahasuar me javën e kaluar por siç thonë ata numri i rasteve me grip këtë vit është më i lartë ndryshe nga viti i kaluar në të njejtën periudhë. Epidemiologu Dragan Koçinski nga ISHP tha se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje, veçanërisht për njerëzit nga grupet e rrezikut. SINKRON: DRAGAN KOÇINSKI EPIDEMIOLOG “Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 56 persona të…
Lulzim Basha është thirrur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, ish kreu i PD-së është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011, kur ai ishte ministër i Brendshëm dhe Berisha kryeministër, kur gjatë një proteste të opozitës në Bulevard përpara kryeministrisë u vranë 4 protestues. Dosja e 21 janarit po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, edhe pas kërkesës së Gjykatës në Strasburg për të dhënë drejtësi për vcrasjen e një prej viktimave Aleks Nikës. [embedded content]
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor, ndërsa më 2 nëntor qytetarët do të vendosin për drejtimin e ri në 32 komuna të vendit dhe në Qytetin e Shkupit. Në kryeqytet pritet një përballje e fortë mes Orce Gjeorgjievskit të VMRO-DPMNE-së dhe Amar Meçinoviqit të Levicës. Tensionet mbeten të larta në komunat shqiptare si Tetova, Kërçova dhe Bërvenica. Ndërkohë, për katër komuna do të duhet të shpallet proces i ri zgjedhor, për shkak të mungesës së censusit. Ka nisur sot shpërndarja e mbi 1 milion fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Nga…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, por deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij. vijon…
Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi”. E njëjta masë u konfirmua edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të tre të dyshuar për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Në seancën e së enjtes, përpara Apelit të GJKKO doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Edhe për të, gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas hetimeve, Enea Kume dyshohet se ka pasur rolin e…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”, pas arrestimit të Sabahudin Rustemit. Ushtrues detyre drejtor do të jetë Aleksandar Jovanovski. Në njoftimin dërguar mediave, nga Qyteti i Shkupit thonë Jovanovski se vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal. “Aleksandar ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore…
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa Bajramaj akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjatë seancës, i akuzuari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike. Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë të pranishëm familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident, të cilët kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre.

