Author: almakos

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj manifestimit në Serbi, ku u shënua “përvjetori i agresionit të NATO-s në Serbi”. Ky manifestim, i cili në Serbi cilësohet si “agresion i NATO-s”, përkon me bombardimet e NATO-s në Kosovë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviç. Nga BDI theksojnë se prania e Stoillkoviçit në rreshtin e parë të kësaj ngjarje paraqet një “turp dhe provokim”. Ata e quajnë këtë akt “turpërues” dhe një “provokim të hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit”, duke shtuar se Qeveria po tregon edhe njëherë “fytyrën e…

Lexo më Shumë

Pasi tragjedia e fundit në Koçan mori jetë të pafajshme, qytetarët e Shkupit u ngritën në protestë për të kërkuar drejtësi dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj korrupsionit që ka shkaktuar katër ngjarje tragjike në vend: Koçani, spitali modular, Besa Trans dhe Durmo Tursi. Protestuesit e vendosur kërkojnë fundin e korrupsionit, duke thënë: “Derisa ata të mbushin xhepat, ne do t’i mbushim rrugët.” “Protestojmë sepse duam të jetojmë këtu, protestojmë që të mos ketë më viktima dhe të jemi të sigurt. Presim që ata që janë përgjegjës për tragjedinë në Koçan dhe të tjerat të japin llogari. Ne kërkojmë transparencë…

Lexo më Shumë

Në fillim të këtij muaji, përdoruesit e Google Maps kanë raportuar një incident shqetësues: të dhënat e tyre të ruajtura në Timeline janë zhdukur pa paralajmërim. Disa javë pasi përdoruesit e Google Maps filluan të ankoheshin për fshirjen e historikut të vizitave të tyre, kompania ka konfirmuar se disa të dhëna që lidhen me përdoruesit janë fshirë dhe siç është raportuar, në disa raste, ato mund të jenë të pa rikuperueshme. Në një deklaratë zyrtare për The Verge, një zëdhënës i Google e quajti këtë incident si një “problem teknik” që ndodhi për një periudhë të shkurtër, duke rezultuar në…

Lexo më Shumë

Emisioni Investigativ ‘Tak Fak’, u ndal këtë të hënë te një premtim i pambajtur nga Ministria e Shëndetësisë, që daton në vitin 2023 dhe vazhdon ende të jetë në letër. Bëhet fjalë për kabinetet e fizioterapisë në 17 Qendra Shëndetësore, kryesisht në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. [embedded content] Pas kamerave të fshehta, ‘Tak Fak’ shkoi në po këto qendra shëndetësore, ku drejtorët u ballafaquan me të dhënat, por ata zgjodhën të mos flasin ose të justifikohen. [embedded content] Një prej mjekëve në qendrën shëndetësorë të Kombinatit foli për mikrofonin e ‘Tak Fak’, duke thënë se në zonë ka…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, duke reaguar ndaj thashethemeve se mund të japë dorëheqje, ka dhënë një mesazh të qartë: Detyra e çdo qytetari është të kujdeset për njerëzit e tij. Ai theksoi se “nuk ekziston më ndarja në parti të mia ose të tua”, por që në fund “fiton populli”. Në vijim e keni postimin e plotë të Taravarit në facebook: Një nga detyrat më të vështira por dhe më seriozet që kemi përpara është të ndërtojmë Një Shtet që Kujdeset për Njerëzit e tij. Fokusi nuk duhet të jetë më “fiton partia ime ose partia jote”…

Lexo më Shumë

24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se, burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës…

Lexo më Shumë

 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në platformën “X”, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila është dhe zyrtarja që ka nxitur dy vendet të vazhdojnë përpara me reformat, ka reaguar pozitivisht. “Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes ! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”,…

Lexo më Shumë

Apple është duke u përballur me sfida të ndryshme në zhvillimin e intelegjencës së saj artificiale, megjithatë kjo nuk e ndal atë që të eksperimentojë me inovacione të reja. Sipas raportimeve nga Mark Gurman i Bloomberg, kompania Apple po shqyrton mundësinë e integrimit të kamerave në serinë e saj të Apple Watch. Ky zhvillim, nëse realizohet, do të sjellë veçori të avancuara të inteligjencës vizuale në orët e saj inteligjente, duke i dhënë përdoruesve një mënyrë të re për të përjetuar teknologjinë e tyre në përditshmëri. Inteligjenca vizuale përmes kamerave do t’u mundësojë përdoruesve të ndërveprojnë me ambientin e tyre…

Lexo më Shumë

Një raport i fundit nga Bloomberg zbulon se iPhone 17 do të sjellë një ndryshim të papritur dhe shumë të pritur në ekranin e tij, duke i ofruar përdoruesve për herë të parë teknologjinë ProMotion në modelin bazë, e cila deri tani ka qenë e rezervuar vetëm për modelet Pro. Ndërsa pritet publikimi i saj në muajin shtator, spekulimet rreth serisë iPhone 17 po rriten çdo ditë. Shumë përdorues janë të emocionuar për këtë ndryshim, që pritet të sjellë një përvojë vizuale shumë më të qetë dhe të natyrshme. Ky ndryshim është një hap përpara në promovimin e teknologjisë së…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka mbajtur takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë të përfshirë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan ku për shkak të shtrirjes së aktiviteteve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar me 11 prokurorë publikë. Ata do të veprojnë në këtë rast konform planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës së paraparë. “Planet fillestare për hetimin tregojnë për aktivitete të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe aktivitete të tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga fusha të ndryshme. Prokurori publik Kocevski kërkoi nga…

Lexo më Shumë

“Njerëzit digjen, shteti krihet”, “A prisni të digjemi të gjithë”, “Shtet i Improvizuar”, “Jeni vrasës e jo udhëheqës”, “Drejtësi e jo Pazare”, këto ishin disa nga mesazhet në pankarta që qytetarët mbanin në duart e tyre në protestën e thirrur nga iniciativa “Zero”, që u mbajtë në Tetovë, me moton “Protestë kundër korrupsionit që vret”, e cila filloi nga sheshi Iliri e më pas u zhvendosen para Gjykatës së Tetovës. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por…

Lexo më Shumë