Author: almakos

Fotoja që shihni është e dy personave të maskuar që në muajin dhjetor të vitit të kaluar kanë hyrë në ambientet e një kompanie telefonike në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Policia bëri me dije përmes një njoftimi zyrtar se për ngjarjen ka proceduar penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesin e njërit prej departamenteve të kompanisë. “Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk…

Lexo më Shumë

Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024. Sipas policisë, nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë…

Lexo më Shumë

Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%. Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës…

Lexo më Shumë

I pari nga 115 pacientët e lënduar në tragjedinë në diskotekën në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit sot pasdite u kthye në vend. Bëhet fjalë për një pacient i cili mjekohej në një spital në Beograd dhe do të jetë nën mbikëqyrje në ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup. Drejtori i ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup, Andon Çibishev deklaroi se pacienti i kthyer nga Serbia është në gjendje të përgjithshme klinike plotësisht të përmirësuar. The first of the 115 injured in the nightclub fire in Kochani who are receiving treatment abroad returned to North Macedonia on Tuesday…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës në një fabrikë në Friuli të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi dje, ndërkohë që mësohet se viktima është Daniel Tafa. I riu ishte duke punuar me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur për arsye ende të paditura një pjesë e nxehtë metali nga makineria shpërtheu dhe i ra mbi shpinë, duke goditur rëndë 22-vjeçarin i cili ndërroi jetë në vend.

Lexo më Shumë

Pas surprizës së parë, një tjetër dron ka mbërritur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dedikuar Gjestit. Në parashutën e dytë shkruhej “Tetë miliardë”, një mesazh që simbolizon numrin e madh të klikimeve online që ka gjeneruar ai gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël. Gjesti, i prekur thellë nga ky gjest i ndjekësve, nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që kanë bërë të mundur këto surpriza nga ajri. Të gjithë banorët ishin të habitur nga mesazhi i fuqishëm i parashutës…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë. Në Shënjestër Po për t’u kthyer te personazhi ynë, shqiptari Armando Pacani, është me interes të shikohet edhe rasti i dytë i përfshirjes së tij në këtë organizatë…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë. Në Shënjestër Mesa duket gjithçka kishte nisur të bëhej shqetësuese pasi vetë Alvarenga dhe organizata që ai drejtonte po pastronin paratë e drogës. Kjo gjë duket se nuk…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë. Në Shënjestër Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa…

Lexo më Shumë

Në vitin 2024, titullin “Doktor Shkence” e kanë fituar 215 individë, duke shënuar një rritje prej 23,6% krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, 22,4% e doktoraturave janë realizuar në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Pas kësaj, 16,7% kanë përfshirë fushën e arteve dhe shkencave humane, ndërsa 14,4% janë në biznes, administratë dhe drejtësi. 11,6% e doktoraturave janë në shkencat sociale, gazetari dhe informacion, ndërsa pjesa tjetër e fushave ka përqindje më të ulët të përfaqësimit. Nga numri i përgjithshëm i individëve që kanë marrë titullin e doktoratës…

Lexo më Shumë

Në lidhje me informacionet e pasakta dhe akuzat e përhapura lidhur me shtyrjen e punës së Kuvendit gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, sqarojmë se ky vendim është marrë si rezultat i marrëveshjes së të gjitha grupeve parlamentare të pranishme gjatë mbledhjes koordinuese të mbajtur më 24.03.2025. Shtyrja e përkohshme e aktiviteteve të Kuvendit ishte një gjest respekti ndaj tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën të rinj, dhe një shprehje solidariteti me familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi. Ritheksojmë se ky vendim nuk është rezultat i ndonjë vendimmarrjeje individuale apo politike të njëanshme,…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë