Author: almakos

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, duket se ka siguruar realizimin e operacionit të nevojshëm për trajtimin e skoliozës. Përmes një ‘story’ në Instagram, Anisa ka zbuluar mesazhin e motrës së saj, teksa kjo e fundit i uron fat në operacion. “Ishalla more Zot të kalon mirë operacioni”, thuhej në mesazh. Burime të Prive konfirmojnë se Anisa shumë shpejt do futet në sallën e operimit për ta realizuar ndërhyrjen e shumë pritur. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Anisa rrëfeu mbi skandalin e premtimit të operacionit nga A Plus Medical Solution.

Lexo më Shumë

Tak Fak/ Situata skandaloze në vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të përkeqësohet, duke krijuar kushte të papërballueshme për banorët. Të jetosh mes plehrave dhe derrave në katër stinët e vitit është bërë një rutinë e hidhur për ata që banojnë pranë fushës së mbetjeve, ndërkohë që në këtë zonë ka shpesh zjarre, duke kërcënuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve. [embedded content] Një zjarr i madh shpërtheu sërish në fushën e mbetjeve, duke rrezikuar banesat që ndodhen pranë. Zjarrfikësit janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që situata ka shkaktuar shqetësim të madh te…

Lexo më Shumë

TakFak/ Një situatë e skandaloze vazhdon të mbizotërojë në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, një problem që ka prekur banorët për dekada me radhë. Të jetosh pranë këtij vendi është një sfidë e përditshme, ku banorët janë të detyruar të jetojnë mes plehrave, derrave dhe zjarreve të shpërthyera mbi mbetjet, që shpesh kanë rrezikuar jetën dhe banesat e tyre. [embedded content] Gazetarja e emisionit Tak Fak shkoi të pyesë në Bashkinë Vlorë. Françesko Tozaj, Nëndrejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, theksoi se autoritetet janë duke marrë masa për të përmirësuar situatën: “Do të merren masat për…

Lexo më Shumë

Është konstituuar  Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli. Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u ra dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës. Fillimisht Këshilli Drejtues u njoh me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas u votua për nënkryetarin, që u zgjodh Petrit Beci me 10 vota pro. Një pikë e rëndësishme e mbledhjes së parë ishte diskutimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës. Për shkak të…

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka uruar Natën e Madhe të Kadrit. “Qoftë kjo një natë e faljes, lutjeve të pranuara dhe zemrave të mbushura me dritë. Zoti ju dhëntë shëndet, lumturi dhe çdo të mirë në këtë dhe botën tjetër! Urime Natën e Kadrit!” – shkruan Lloga.

Lexo më Shumë

Një deklaratë e ish-banores Rizarta Hoxha mori vëmendje të madhe sa ishte brenda Big Brotherit. Bëhet fjalë për një moment ku po flinte me Aldo Markun dhe ai në një moment i tha: “Më shtrëngo fort”. Kjo gjë u keqkuptua dhe u bë virale në rrjete sociale duke aluduar në diçka tjetër, ndonëse Rizarta tha se po flisnin për ‘muskujt e barkut’. Ndërkohë në spektaklin e së martës, prezantuesi Ledion Liço e vuri në siklet të madh konkurrenten. “E kishte të fortë apo jo”, iu drejtua ai. Rizarta ka ngelur e habitur në një moment gjersa më pas tha: “Unë…

Lexo më Shumë

Google po shpall një funksion të ri kërkimi me inteligjencë artificiale që rrezikon privatësinë e miliarda përdoruesve. Shërbimi më i njohur i postës elektronike, Gmail, po përditëson funksionalitetet e tij për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, por ky përmirësim ka ngritur shqetësime të mëdha për mbrojtjen e të dhënave personale. Një nga funksionalitetet më të reja përfshin një sistem kërkimi të avancuar me AI, i cili pret të lehtësojë procesin e gjetjes së informacionit në mesazhet e përdoruesve. Por, si do të ndikojë kjo në privatësinë e të dhënave të përdoruesve? Google njoftoi se ky përmirësim do t’i mundësojë përdoruesve…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar sepse dyshohet të ketë mbajtur në banesë një 15 vjeçare kundër dëshirës së saj. Në pranga ka rënë shtetasi E.Gj., 27 vjeç, i cili gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht adoleshenten. Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet një mjet prerës (thikë) “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së të Punësuarve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve Tërpe Deanoski ka deklaruar se sindikatat e vendit nuk janë të kënaqura me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale. Ai madje vlerëson se kjo nuk është rritje por është harmonizim vjetor i cili është i domosdoshëm të bëhet. Ai bëri të ditur se ditën e premte kanë seancë të kryesisë së Lidhjes së Sindikatave dhe se aty do të vendosin për hapat e mëtejshëm. TËRPE DEANOSKI, KRYETAR I I SINDIKATËS SË TË PUNËSUARVE NGA ADMINISTRATA, ORGANET GJYQËSORE DHE SHOQATAT E QYTETARËVE “Nuk jemi të…

Lexo më Shumë

Guvernatori i BSH, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Në konferencën për mediat, ai tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje. Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme. Sejko u shpreh se tensioni i lartë gjeopolitik  dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion. Po ashtu, Guvernatori Sejko u…

Lexo më Shumë

Nga Britania e Madhe vjen një histori tronditëse si nga filmat hollivudianë, ku në rolin kryesor është iPad-i i Apple-it, i cili ka luajtur rolin e ‘heroit’ në zgjidhjen e një rasti të rëndë vjedhjeje dhe përpjekjeje për vrasje. E gjithë kjo ka filluar me vjedhjen e një vaze nga dinastia Ming nga një muze në Zvicër, një shkëmbim zjarri në shtëpinë e një komediani në Woodford, Londër, dhe një grabitje në një apartament luksoz. Në dukje, këto raste nuk dukeshin të lidhura, por në fakt, ato janë pjesë e një rrjeti të komplikuar ndërkombëtar kriminal, që policia arriti ta…

Lexo më Shumë

Dëshmitari i Lupço Palevskit Martin Pançevski u bë pishman, nuk u paraqit në gjykatë. Palevski kishte deklaruar se me Pançevskin paraditen e 27 nëntorit kur është vrarë Vanja, kanë pritur bashkë radhë në bankë, prandaj Palevski atë e kishte propozuar si dëshmitar. “Ftesa e gjykatës është kthyer me shenjë se nuk dëshiron ta pranojë” – tha gjykatësi i lëndës Ivica Stefanovski. Përndryshe, sot vazhdoi marrja në pyetje e të dyshuarit të tretë për vrasjen e dyfisht, karateisti Bore Videvski. Ai mohon çfarëdo lidhje me grabitjen dhe vrasjen e Vanjas dhe Pançes dhe se gjatë kohës së vrasjes së Zhezhoskit tha…

Lexo më Shumë