Author: almakos

Alsat-M 2019-07-23T13:09:24+02:00 Të nderuar, që nga momenti nga zgjedhja ime , jeta ime ka qenë në shënjestër dhe involvim në mosmarrëveshje partiake. Por gjithsesi u kyça për të mirën e vendit. Mirëpo thirrja për të shërbyer shtetit dhe të jesh në krye të një institucioni të tillë është nder i veçant. Jam bartëse e funksionit publik dhe e kuptoj shqetësimin e të gjithë juve. Asnjëherë nuk jam ndjerë e përfshirë në rastin “reket”. “Me përgjegjësi e them se nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën edhe për momentin e ushtroj. Ftoj institucionet që të hetojnë rastin deri në fund,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T12:39:24+02:00 Lokacioni i ri i ASK-së, pritet të kalon sot në mbledhjen e Qeverisë. Alsat mëson se ASK-ja nuk do të jetë më nën ndërtesën e MPB-së, por do të jetë në Kisella-Vodë. Ndërtesa e re pritet të jetë diku rreth 7500 m/2 e mjaftueshme sipas burimeve tona për vendosjen e Agjencisë së re, nga ana tjetër të premten e kaluar u mbyll konkursi publik për paraqitje e të punësuarve të Agjencisë për përzgjedhjen në ASK-në e re. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T12:29:52+02:00 Familjarë dhe të afërm të Mile Janakievskit kanë zbuluar se ai duhet ti nënshtrohet një intervenimi kirurgjik përshkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në telefonatë për TV ALFA avokati i tij Aleksandar Novakovski ka thënë se nga burgu i Shutkës ish-ministri është transferuar në spital, ndërsa intervenimi ka mundësi të ndodhë sot. Javën e kaluar i është diagnostikuari problem dhe është konstatuar se i njëjti duhet të nënshtrohet intervenimit kirurgjik./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T12:23:20+02:00 Alsat mëson se sot në procedurë qeveritare është Propozim -Ligji për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, në këtë propozim-ligj vërehet zvogëlimi i gjobave për institucionet dhe drejtuesit e institucioneve të cilët nuk respektojnë dispozitat e parapara në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në draftin e siguruar nga Alsat në paragrafin 1 të nenit 22 thuhet se: Personat Juridik që nuk respektojnë Ligjin e gjuhëve do të gjobiten me shumën nga 300 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Ndërsa, personat drejtues të institucionit që nuk kanë respektuar Ligjin e gjuhëve parashihet të gjobiten nga 100 deri në…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T11:58:59+02:00 Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk ka dashur të komentojë spekulimet lidhur me përfshirjen eventuale të deputetëve në rastin “Reket” të cilin rast e ka ngritur Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar. Mirëpo, ai theksoi se nëse është e nevojshme për diçka të tillë dhe arrin kërkesa për heqje të imunitetit për ndonjërin nga deputetët, edhe pse gushti do të jetë pushim për Kuvendin dhe deputetët ai ka theksuar se nuk do ta ndalojë që ti mbledhë deputetët për të shqyrtuar rreth kësaj çështje./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T11:53:21+02:00 Ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV Kejt Bërns në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi ka pyetur nëse ekziston mundësia që Ligji për prokurorinë, që duhet të rregullojë statusin e PSP-së do të mund të votohet deri më 15 shtator. Këtë e ka paralajmëruar kryeparlamentari në takimin e sotëm me gazetarët, i cili filloi më vonë nga që ishte paralajmëruar pikërisht për shkak të takimit midis Xhaferit dhe Bërns. Nëse ka vullnet, Xhaferri thekson se Ligji mund të kalon edhe më herët në filtart e kuvendit. Ambasadorja ka pyetur nëse mund të votohet ligji…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-23T11:49:05+02:00 Telefoni që Katica Janeva pohonte se e kishte humbur në Beograd është gjetur në vend, thonë burime të Alsat, duke shtuar se telefoni celular është gjetur jashtë qytetit të Shkupit. Telefoni tashmë është konfiskuar dhe do të kryhet ekspertizë për të vërtetuar nëse ka pasur komunikim midis Katica Janevës dhe të dyshuarve në rastin “Reket”./ALSAT Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-23T10:59:27+02:00 Prokurorja Speciale Katica Janeva, pas pushimit mjekësor sot është paraqitur në punë. Siç mëson Alsat, gazetarë të shumtë presin para PSP- së për deklaratë, pritet që së shpejti të fillojë mbledhje nga PSP-ja. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-23T10:24:03+02:00 Më 22 korrik 2019, në orën 12:10, në vendkalimin kufitar Qafëthanë, policia ka privuar nga liria personin me iniciale S.A. shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi për të ka urdhër ndërkombëtarë për arrestim nga Interpoli. 42-vjeçari pas arrestimit është dorëzuar në Stacionin Policor të Strugës për procedurë të mëtutjeshme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-23T10:13:44+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktpadi kundër 50-vjeçares për kryerjen e veprës penale, vrasje. E akuzuara më 1 maj të vitit 2019 në shtëpinë e saj në Studeniçan të Shkupit, pas dhunës në familje, me paramendim ka privuar nga jeta burrin e saj. E akuzuara me sopat ka goditur tri herë për vdekje burrin e saj. Prokuroria Publik ka caktuar masën e paraburgimin për të akuzuarën. Loading…

Lexo më Shumë