Alsat-M 2019-07-23T12:23:20+02:00
Alsat mëson se sot në procedurë qeveritare është Propozim -Ligji për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, në këtë propozim-ligj vërehet zvogëlimi i gjobave për institucionet dhe drejtuesit e institucioneve të cilët nuk respektojnë dispozitat e parapara në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në draftin e siguruar nga Alsat në paragrafin 1 të nenit 22 thuhet se: Personat Juridik që nuk respektojnë Ligjin e gjuhëve do të gjobiten me shumën nga 300 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit.
Ndërsa, personat drejtues të institucionit që nuk kanë respektuar Ligjin e gjuhëve parashihet të gjobiten nga 100 deri në 200 euro në kundër vlerë të denarit. Ky nen i Propozim – ligjit për inspektoratin mund të shndërrohet në arsyen të kthehet nga procedura qeveritare sepse i njëjti nuk është në përputhje me gjobat e parashikuara në ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Evi Shkopi
Loading…



