Alsat-M 2019-07-23T09:58:18+02:00 Bojko Borisov në asnjë rast nuk më ka thirrur për biznesmenin e RMV-së, Orce Kamçev, i cili është nën hetime. Ai nuk do të kishte lejuar diçka të tillë, sepse ai është kryeministër Evropian dhe e respekton sundimin e së drejtës, ka deklaruar Kryministri, Zoran Zaev, në intervistë për televizionin bullgar BGNES, i pyetur për rastin e fundit që dridhi themelet e shtetit “Reket” por edhe informatave të publikuara ditë më parë nëpër mediet e Bullgarisë se Sofja zyrtare ka kërkuar që mos ti mungojë as një fije floku Orce Kamçevit. Ne jemi vend evropian dhe dëshirojmë të…
Author: almakos
Alsat-M 2019-07-23T09:33:10+02:00 Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë. Vetura e tipit Mercedes A3 ka marrë flakën dhe është bërë copë-copë pasi humbi drejtimi. Pasi humbi drejtimin, vetura shpërtheu në flakë, por që për fat të mirë, zjarrfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone duke intervenuar me shpejtësi. Identiteti dihet i dy shqiptarëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci, me qëndrim në Zurich të Zvicrës. Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë. Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e…
Alsat-M 2019-07-23T09:22:24+02:00 Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë. Atje Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj të hënë. “Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj të hënën. Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës. Loading…
Alsat-M 2019-07-23T09:13:10+02:00 Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërns sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takim me spikerin Talat Xhaferin. Krahas kësaj, Xhaferi sot në Dhomën legjislative do të mbajë takim joformal me përfaqësues të mediave ku do të bisedohet për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit. Loading…
Alsat-M 2019-07-23T09:09:08+02:00 Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, i cili ishte njëri ndër kandidatët për shef të PSP-së, mirëpo në vend tijin ishte zgjedhur Katica Janeva, nga Gjevgjelia, ka dhënë mendimin e tij lidhur me rastin e fundit “Reket”. Kallajxhiev në një intervistë të shkurtër për televizionin Kanal 5 ka vlerësuar se sipas kësaj që po shihet dhe dëgjohet e flitet deri tani në opinion si informacione nga Prokuroria Publike, do të del që Katica Janeva do të jetë e akuzuara e parë, edhe ai vetë nuk beson se BOKI 13 pa urdhër të askujt ka guxuar që të shantazhojë biznesmenët dhe…
Alsat-M 2019-07-23T09:01:32+02:00 Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për prokurorinë publike, si dhe Propozim ligji për Këshillin e prokurorëve publik të RMV-së, kanë njoftuar mëngjesin e sotëm nga Qeveria. Siç kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, propozim ligji i ri për prokurorinë publike parasheh inkorporim të PSP-së në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, që udhëhiqet nga Prokurorja Vilma Ruskoska. Nga VMRO-DPMNE-ja, mbrëmë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë përbërje të re të Këshillit për Prokurorë Publik, i cili do të jetë pastaj i obliguar të zgjedh kreun e ri…
Alsat-M 2019-07-23T08:54:44+02:00 Temperaturat ditore do të lëvizin nga 15 deri në 31 gradë Celsius. Pjesa lindore e vendit do të ketë temperatura më të larta se gjithë pjesët e shtetit. Edhe në ditët në vijim temperaturat do të jenë të larta. Loading…
Alsat 2019-07-23T08:50:02+02:00 Alsat mëson emrat e propozuar nga BDI për drejtor të ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura, Festim Halili. Byroja për Furnizime Publike, Elvadina Dika; Agjencia për Investime të Huaja, Arben Vila; Drejtoria Rrugët e Maqedonisë, Armir Sadiku; Drejtoria e Klinikës së Gjinekologjisë, Ajrulla Mustafa; Banka për Zhvillim, Faruk Ismaili. Loading…
Alsat 2019-07-22T18:52:32+02:00 Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje për Ligjin për Prokurorinë. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela thekson se përveç Ruskoskës, partia e tij do të përpiqet të ndërhyjë me amendamente në disa fusha. Aleanca do të kërkojë se materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në, në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë. Sipas Selës Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen…
Alsat-M 2019-07-22T15:45:17+02:00 Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Bërns në një intervistë ekskluzive për ALSAT duke komentuar skandalin tashmë të njohur me emrin “Reket”, në të cilin ka pretendime për përfshirjen e mundshme të prokurores Speciale Katica Janeva, u shpreh se qëndrimi i SHBA-së është të ketë një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent, ndërsa nxisin kryeministrin Zaev për përgjegjësi të zyrtarëve të qeverisë. Në vazhdim mund të ndiqni një pjesë nga intervista me ambasadoren, të cilën të plotë do ta ndiqni në fund të lajmeve. [embedded content] Këto janë pretendime shumë serioze, dhe në…
Alsat 2019-07-22T15:31:26+02:00 Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e mori raportin nga ekspertiza e telefonit të Katica Janevës, që duhet të tregojë për lidhjen e mundshme të Prokurores Speciale me rastin “Reket”. Por nga Prokuroria thonë se nuk munden të japin detaje për raportin për shkak të hetimit. Kur prokurorja Vilma Ruskoska urdhëroi t’i merret telefoni Janevës, hetuesit siguruan vetëm një nga dy telefonat që i posedon Janeva. Për telefonin e dytë ka thënë se e ka humbur. Nga Prokuroria sot nuk ka informata nëse dy prokuroret nga Prokuroria speciale që janë ofruar të japin deklaratat e tyre rreth…
Alsat 2019-07-22T15:27:38+02:00 Në burgjet e Maqedonisë së Veriut lulëzon krimi dhe korrupsioni, mes të burgosurve dhe të punësuarve. Institucioni Avokati i Popullit, thotë se përveç burgjeve, edhe në shtëpitë përmirësuese gjendja nuk është më e mirë, ku fëmijët keqtrajtohen nga punonjësit. Konstatimi është se nëpër burgje, korrupsioni funksion si sistem ku janë të involvuar shumë lloje të njerëzve, të burgosur, persona zyrtarë por edhe njerëz nga jashtë burgut për çka kemi bërë vërejtje serioze, andaj kërkojmë edhe njëherë që kjo çështje të merret parasysh seriozisht”-theksoi Vesna Bajramovska, zv/avokate e Popullit. “Ka edhe raste ku personat maltretohen fizikisht. Grushtim në pika…

