Organeve hetimore u është dorëzuar i gjithë dokumentacioni mjekësor që e kanë kërkuar për zjarrin në Koçan. Më pas çfarë bëjnë, nuk më intereson, as nuk i kam pyetur, ndoshta po e vazhdojnë procedurën, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai përsëriti se në varësi të nevojave dhe kërkesave të pacientëve, në Koçan do të dërgohen ekipe multidisiplinare të përbëra nga kirurgë plastikë, psikologë dhe psikiatër. Në rast nevoje do të përfshihen edhe fizioterapetë, toksikologë, internistë, kirurgë…. Siç informoi Taravari, të gjithë pacientët në përgjithësi po përmirësohen çdo ditë, disa po ekstubohen, kthehen në reparte normale dhe trajtohen me…
Author: almakos
Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani ku i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur në çast ku dy të përfshirët, 36-vjeçari dhe shtetasi me iniciale shtetasi L. O, janë konfliktuar për motive të dobëta. Autori ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia. Pogradec/Informacion paraprak Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar…
Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni. Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj. Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do…
Papa Françesku, i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, i cili u kurorëzua zyrtarisht sot në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”. Në mesazhin e tij, Papa Françesku shpreh shpresat e tij për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. “Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, ka shkruar ai. Ndërsa…
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e quajtur atë si ‘zhvatese te shqiptareve” dhe si simbolin e korrupsionit në Shqipëri. Bardhi është shprehur se ajo përfaqëson një sistem të ngritur vetëm mbi pasurimin personal. Në mesazhin e tij, demokrati është shprehur se PD ka vendosur të luftojë korrupsionin dhe të t’I mbrojë qytetraët nga padretësitë. “Mjaft Korrupsionit! Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal. Abuzimin me pushtetin e tregon çdo…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka deklaruar se në iftarën e djeshëm të thirrur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti kanë diskutuar tema politike por jo për emra të kandidatëve. Ai tha se në parim mbetet që VLEN-i të vazhdojë I bashkuar. ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË “Kemi diskutuar tema politike po, kemi diskutuar, por nuk kemi diskutuar për emra kandidatësh, kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilët diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras, ose veç e veç ose të përbashkëta dhe për kandidatura”. I pyetur se a janë dakorduar për listat…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një iftar të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, sidomos ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë. Osmani, e cila ndau këtë përvojë me ndjekësit e saj në Facebook, shprehu falënderimin e saj për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e jashtëzakonshme që bëjnë për të ofruar shpresë dhe strehim për ata që janë në nevojë. Kjo është një kohë reflektimi dhe komuniteti, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars 2025, në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali. Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin. Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe…
Grupi Parlamentar i Frontit Europian i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi siç thionë ata drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj. Letra i është adresuar Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut; Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias; Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) dhe Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. FRONTI EUROPIAN “Në letër, deputetët shprehin shqetësim për hetimet politikisht të motivuara dhe…
Ish banorja e BBVK, Xheneta, ka reaguar dje sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, për të sqaruar arsyet pse i ka ndarë ato video me ndjekësit – pasi ky i fundit ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore. Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka deklaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, ky veprim është i kundërligjshëm. E këtij vendimi duket t’iu ketë gëzuar fort Driloni – i cili nuk ka hezituar të publikojë një kunjë dedikuar Xhenetës. “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, shkroi ai karshi një fotografije ku…
Ka filluar pranimi i pacientëve të lënduar nga diskoteka “Puls” e Koçanit në Repartin e Terapisë Fizikale në Spitalin Klinik-Shtip. Udhëheqësi i Repartit për Terapi Fizikale në Spitalin Klinik-Shtip, Nikolla Kostadinov, deklaroi se janë përgatitur edhe 50 shtretër spitalorë, ku të lënduarit më rëndë do të shtrohen për rehabilitim. “Pacientët kemi filluar t’i pranojmë një ose dy ditë më parë. Të gjitha kapacitetet në Spitalin Klinik – Shtip, të cilat janë pesëdhjetë shtretër për pacientë dhe kapacitetet e Terapsip Fuzikale janë vënë në funksion. Rastet më të rënda do të trajtohen si pacientë të shtruar këtu dhe disa në spitalin…
Lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi -Zejdi, ka komentuar idenë e LSDM-së që ditë më parë, bën thirrje për një takim liderësh. Në lidhje me propozimin e inicuar nga partia opozitare maqedonase – LSDM, Rexhepi ka thënë se ky takim është një farsë orkestrimi për të shpëtuar qeverinë nga përgjegjësia e rastit tragjik në Koçanë. Postimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdit: Takimi i liderëve është thjesht një farsë e orkestruar për të shpëtuar Qeverinë nga përgjegjësia politike për tragjedinë në Koçan.Një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm nëse Qeveria do të jepte dorëheqje, dhe më pas…