Author: almakos

 Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me ministrat e kësaj partie, derisa ka komentuar edhe gjuajtjen me armë të ministrit të tregëtisë në detyrë Endrit Shalës, raporton Gazeta Express.Duke folur për gjuajtjen me armë nga Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Berisha ka thënë se nuk është problem i madh, pasi që edhe ai ende gjuan me armë. “Unë mendoj që nuk ka njeri të pagabueshëm, as në ministritë tona, gjithsesi mendoj se ministrat e Nismës kanë qenë model pozitiv. Ne tash kemi minitra të subjekteve tjera…

Lexo më Shumë

Përveç aktakuzës për rastin “PRONTO”, ish-këshilltarit të Kadri Veselit, Nijazi Kryeziut, i është ngritur sot një aktakuzë edhe nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për ‘Keqpërdorim të pozitës apo autoritete zyrtar”.Këtë e ka bërë të ditur vetë prokuroria, duke shpjeguar se Kryeziu gjatë kohës sa kishte qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit gjatë qeverisjes së Ramadan Mujës kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të tejkaluar kompetencat me qëllim të keqpërdorimit të pasurisë publike për përfitime të një pale të tjetër. “Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.K., në cilësinë e ish-drejtorit të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka përfituar nga Komisioni Evropian një projekt në kuadër të programit ERASMUS + që kap shifrën e rreth 1 milion euro.Këtë e ka bërë të ditur zyra për media e Universitetit të Gjilanit, duke shpjeguar se projekti i fituar ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe ngritjen e kapaciteteve për projekte ndërkombëtare. “Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-05T17:11:20+02:00 Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të këmbëngul për kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Zaev thotë se do të vazhdojë ta bind opozitën me qëllim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike për t’i dhënë fund shtetit të kapur. Ndonëse kërkon mbështetje nga opozita, Zaev shton se çdo padrejtësi në vend mban vulën e VMRO-DPMNE-së. Në luftën për shtet të së drejtës, përgjegjësia e partive politike është e madhe. Por, përgjegjësinë më të madhe e mban subjekti politik i cili i solli të gjitha padrejtësitë në vend dhe Mickoski si njeriu i…

Lexo më Shumë

Ngarkesat në rrugën magjistrale Prishtinë Mitrovicë: Komuna e Vushtrrisë bënë thirrje shoferëve që ta përdorin rrugën alternative R220 Pestovë -BukoshNgarkesa e madhe e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë për shkak të rritjes së fluksit të makinave por edhe për shkak të punimeve që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, ka shtyrë Komunën e Vushtrrisë që të gjej rrugë alternative. Komuna e Vushtrrisë u bënë thirrje shoferëve të automjeteve nga Vushtrria por edhe nga Mitrovica që të përdorin rrugë alternative rrugën R 220 rruga Pestovë-Bukosh dhe anasjelltas, me qellim që ti shmangen ngarkesës dhe ta lehtësojnë trafikun.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet e nisura gati dy vite më parë për t’i kapur vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Nën llupën e hetuesisë kosovare janë  pesë persona të cilët po cilësohen si të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit. Gazeta Express, mëson se dy nga këta pesë të dyshuar tashmë janë intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. E shteti ende nuk ka mundur që ta kap Milan Radojiçiqin i cili tashmë dihet se po fshihet në Serbi. Vrasësit e politikanit serb Oliver Ivanoviq ende nuk janë zbuluar,  ani se për këtë çështje tashmë nga Prokuroria Speciale e Kosovës si…

Lexo më Shumë

Bashkëbisedimi me qytetarët e Mitrovicës i organizuar nga Nexhmedin Spahiu, në të cilin ishin të pranishëm kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, është përcjellë me tensione të shumta, shkruan Gazeta Express.Fillimisht kishte qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte acaruar me një anëtarë të sindikatës së Trepçës, pasi ky i fundit i kishte thënë se do të ishte më mirë që gjysma e parave të dedikuara për autostradën e Dukagjinit, t’i ndahen Trepçës për gjenerim të vendeve të reja të punës. I moshuari nga qyteti i Mitrovicës, madje i kishte thënë kryeministrit…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe kanë ndaluar pesë (5) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Sipas njoftimit për media, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton lajmi.net. Raporti për të gjitha prokuroritë: Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit,…

Lexo më Shumë

Dje, Izraeli zbuloi planet për prodhimin e mjetit luftarak të së ardhmes; një mjet me ekrane të mëdha dhe pamje 360 gradë.Raportohet se qeveria po kërkon krijimin e një automjeti të blinduar, i cili do të drejtohet nga vetëm 2 dhe jo më 4 ushtarë. Nëse realizohet e gjitha kjo, arritja pritet të cilësohet si revolucionare. Tanku do ndërtohet mbi një teknologji shumë të sofistikuar, bazuar te inteligjenca artificiale. Sensorët, sipas krijuesve, bëjnë të mundur sfidimin e çdo lloj armiku dhe objektivi, çka një ushtar i mirëstërvitur vështirë se do të ishte në gjendje t’i përballonte. Tanku i së ardhmes:…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-05T15:53:57+02:00 Interes i lartë dhe reagime të shumta nga qytetarët pas njoftimit se qeveria do të subvencionojë blerjen e makinave. Përveç prej salloneve të automjeteve, makina me eko-standard pesë do të mund të blihen edhe nga shitësit e automjeteve, ku makinat janë sjellë nga jashtë. Ekipi i televizionit Alsat sot vizitoi disa auto- tregje ku shiten makina të përdorura. Pronarët e këtyre tregjeve nuk donin të jepnin deklaratë, por në një bisedë joformale theksuan se kanë dëgjuar për masën, por nuk shpresojnë se kjo do t’ua rrisë shitjet. Shumica e automjeteve me standard Euro 5 kushtojnë mbi dhjetë mijë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-05T15:47:19+02:00 Bisedimet e pranimit të vendit në Bashkimin Evropian gjithashtu do të varen nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zbulojë nëse në zhvatjen e Boki 13 është përfshirë edhe shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva. Këtë mesazh e dërgoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i amerikan i shtetit Methju Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës. Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Ne mbështesim një hetim të plotë, thelbësor dhe transparent për këto akuza dhe nëse ka prova, një aktakuzë të përshtatshme. Kjo është një…

Lexo më Shumë

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, intervistoi kryesuesen e Bordit të Drejtorëve në Telekom.Aty fillimisht Shatri-Berisha u përgëzua nga deputetët për vendimin e marrë edhe nga kompania për shkëputjen e kontratës me operatorin virtual Z-Mobile. Por u pyet nga deputetët për hapat e mëtutjeshëm. “Tash pas shkëputjes së kontratës me operatorin virtual cilat janë hapat që ju si bord do merrni karrshi kësaj kontrate dhe ndaj klientëve që i përdorin numrat e Z-Mobile”, pyeti deputeti Visar Ymeri. Shatri-Berisha tha se pas shkëputjes së kontratës mes Telekomit dhe Z-Mobile, ka pasur shumë pika të mosmarrëveshjes nga Telekomi për Z-Mobile.…

Lexo më Shumë