Në dritën e polemikave rreth planeve të sulmit të SHBA-së që ndahen në Signal, siguria e aplikacioneve të mesazheve është në qendër të vëmendjes. Vetëm tre ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u mburr në televizionin kombëtar se SHBA “nuk duket më si budalla”, doli se ai ishte pjesë e një grupi zyrtarësh të rangut të lartë që pa dashje i dërguan një gazetari plane për një sulm në Jemen. Kjo ngjarje ka sjellë në pah rëndësinë e sigurisë në aplikacionet e mesazheve, veçanërisht kur informacioni i ndjeshëm diskutohet mes zyrtarëve të lartë. Krejt kjo ngjarje na bën…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Rayan Alwan dhe familja e saj palestineze e përbërë nga katër anëtarë, babai Fadi Alwan, nëna Rania Matar dhe vëllai jetonin në Liban në kushte shumë të vështira ekonomike. Në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare Rayan u martua nga familja me një burrë që ia kishte gjetur nëna e saj dhe e kishte detyruar të martohej edhe pse Rayan nuk ishte dakord. Në moshën 17-vjeçare Rayan u bë nënë për herë të parë ku lindi një djalë. Rayan kishte një bashkëshort agresiv dhe të dhunshëm, i cili dhunonte dhe abuzonte me të sistematikisht. Rayan kishte tentuar të ndahej, por nëna…
Në prag të protestave të paralajmëruara nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, partia në pushtet, VMRO – DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj sindikalistëve. Sindikatat morën vendim që më 2 prill të dalin në protesta, pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale, ku nuk u pranuan kërkesat e sindikalistëve. Por, nga VMRO akuzuan se kryetari dhe nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov dhe Ivan Peshev si dhe Trpe Deanovski nga Sinidkata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatës së qytetarëve janë dorë e zgjatur e LSDM-së, BDI-së dhe Levicës dhe kanë të ardhura…
Reperi, Ledri Vula, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje shumë prej teksteve të reperit në këngë komentohen si dedikime. Së fundmi, Ledri është parë shumë afër me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj. Dyshja thuhet se janë takuar edhe në Prizren.
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku 7 automjete që udhëtonin drejt qytetit bregdetar, janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur disa persona. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe. Po ashtu në spital kanë shuar për kontrolle edhe tre prej drejtuesve, shtetasit me iniciale R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një fëmijë 1 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për…
“Mërtav Shiptar”, kështu u ngjyros autobusi me të cilin udhëtuan lojëtarët e Klubit të basketbollit Çair 2030, në Kumanovë, të cilët do të zhvillonin ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Klubit basketbollist të Kumanovës në transfertë. Por, jo vetëm kaq, takimi u zhvillua në një atmosferë tejet të tensionuar, ku u dëgjuan sharje dhe fyerje me përmbajtje etnike, të papranueshme në çdo fushë, e sidomos në sport. Si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve në baza etnike nga ana e delagatit, u dha urdhër që salla të zbrazet menjëherë. Mirëpo, situata eskaloi edhe…
Gjesti ka pranuar një tjetër parashutë gjatë natës së fundit të spektaklit, duke i shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetje dhe dashamirësinë që ka marrë nga të gjithë ata që e mbështesin. Pasi ka marrë disa parashuta, sidomos në ditët e fundit, Gjesti ka shprehur një falënderim të sinqertë, duke e vlerësuar këtë mbështetje të jashtëzakonshme që i ka dhënë forcë gjatë kohës që ka kaluar në shtëpinë e BBVA. Me një buzëqeshje të madhe, Gjeti u shpreh se ishte shumë falënderues për çdo parashutë dhe për çdo ndihmë që kishte marrë nga ata që e mbështesin, duke…
Elon Musk ka njoftuar se Neuralink, startup-i i tij i njohur për teknologjinë e çipave të trurit, ka potencialin të ndryshojë jetën e miliona njerëzve të verbër deri në fund të vitit 2025. În një ngjarje të zhvilluar në Wisconsin, SHBA, Musk zbuloi se kompania e tij planifikon të implantojë për herë të parë “Blindsight”, një protezë artificiale vizuale që do të lejojë individët që janë plotësisht të verbër të rikthejnë ndjesinë e shikimit. Ky zhvillim i rëndësishëm nuk është vetëm një ajër i ri për teknologjinë mjekësore, por edhe një shpresë e madhe për ata që vuajnë nga humbja…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan. Albana Mustafa nga BDI thotë se kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme. Ndaj dhe për shumë shkaqe, ajo thotë se qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta se a po mbrohet kjo kompani për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin, në vend që ta…
Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme (31 mars) në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Pojanit. Në aksident janë përfshirë 7 automjete, njëra prej të cilave taksi. Për pasojë tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Loredana dhe Jozi duket se sherret ia kanë lënë së shkuarës dhe gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” po shijojnë romancën që lindi mes tyre pikërisht në këtë reality show. Teksa qëndruan pranë njëri-tjetrit deri në orët e para të mëngjesit, në një moment, banorja i shprehu Jozit ndjenjat e saj, ndërsa pohoi se ndihet me fat që e ka njohur. Loredana: Pjesa më e bukur e jotja del pikërisht kur je me mua Jozi: Po, e ke gjetur Loredana: E di… meqë është fundi i marsit desha të të thosha Jozef Marku që jam shumë…