Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.Ai tha se kjo është festë që bën ftesë për përpjekje të parreshtura për më shumë drejtësi e barazi, më shumë solidaritet e unitet dhe për më shumë mirësi e dashuri. “Siç i përbashkon njerëzit në gëzim, kjo ditë manifeston përpjekjen kolektive për të kultivuar vlerat e larta njerëzore, që shpesh është rrugë e vështirë e cila kërkon sakrificë dhe vetëmohim”. “E rëndësishme të jemi në krahë të nevojtarëve, të ndihmohen të sëmurët, të varfërit,…
Author: almakos
Rifat Jashari sot ka marrë pjesë në një dasmë në Drenicë.Si mysafirë i veçantë në dasmën e familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, ai e ka hijeshuar edhe më shumë këtë festë duke vallëzuar me tupana. Siç shihet edhe në video, Rifat Jashari ka vallëzuar bashkë me burrat e kësaj familje ku ishte i ftuar.
Drejtori ekzekutiv i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, përmes në reagimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se secili nga nëntë gazetarët i kishin kërkuar atij që të avancohen në pozitën e redaktorit, duke shtuar se RTK nuk është pronë e tij dhe nuk mund ta avancojë këdo që do ai.Ai madje ka shkruar se nuk do të bëjë paqe me askënd në kurriz të RTK’së. Ndër tjera, Kastrati ka shkruar se është meritë e tij se janë ndërprerë anekset dhe shpërblimet, produktet e jashtme e kontrata me shërbim për punëtorët e RTK’së. Dje gjatë…
Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetet Karnataka, Kerala dhe Maharashtra të Indisë.Lajmin e kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit të cilat janë duke i evakuuar njerëzit, shkruan Reuters. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, gjë që kanë detyruar mijëra njerëz të strehohen nëpër kampe. India është shteti i dytë pas Kinës për nga numri i popullsisë, njëkohësisht konsiderohet si demokracia më e madhe në botë. Monsoon floods in India kill 115
Nga temperaturat e larta, në Klinikën Emergjente në Prishtinë për 50 për qind është shtuar numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore. Mjekët këshillojnë, sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, që mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.Sipas parashikimeve meteorologjike edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë vapë e madhe, me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius. Mjekët këshillojnë që në mesditë, njerëzit mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit, ndërkohë që bëjnë të ditur se rastet e ofrimit të shërbimeve mjekësore këto ditë janë të mëdha, si pasojë e temperaturave të larta. Sinan…
Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë. Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale.12.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell 13.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. 14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të…
Alsat 2019-08-11T16:18:34+02:00 Një xhami në rrethinat e Oslos, në Norvegji ka rënë pre e një sulmi me armë si ai në Kristçërç të Zelandës së Re. Për fat të mirë nga sulmi nuk ka patur viktima, por dyshohet që autori, një 20-vjeçar norvegjez, të ketë vepruar për motive raciste. Një person është arrestuar në Norvegji pas një incidenti me armë të verifikuar në një xhami, që la një të plagosur. Policia lokale deklaroi se një person hapi zjarr në qendrën islamike Al Nur, në rrethinat e kryeqytetit Oslo. Ndërsa më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e…
Alsat 2019-08-11T16:11:37+02:00 Për zhvillimet e fundit rreth rastit “Reket” ka folur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka thënë se shumë shpejtë do të ketë edhe shumë surpriza të mëdha nga Italia, duke u bazuar siç tha në qarqe mirë të informuara. [embedded content] Loading…
Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se arsyet pse profeti Ibrahim pranoi që ta sakrifikojë fëmijën e tij me kërkesë të Zotit dhe cili është mesazhi i kësaj feste.Shkrimi i plotë: Vendosmëria e profetit Ibrahim për të sakrifikuar fëmijën e tij, pasi që Zoti i kishte kërkuar diçka të tillë, paraqet një simbolikë shumë domethënëse. Ajo përçon mesazhin e fuqishëm, sipas të cilit secili prej nesh duhet të kemi qëllime të cilat tejkalojnë veten tonë dhe janë mbi veten tonë. Është e vërtete se…
Alsat 2019-08-11T15:59:18+02:00 VMRO DPMNE akuzon se pushteti po fsheh që në vend është paraqitur sëmundja e rrezikshme ngjitëse e antraksit. Nga kjo parti pohojnë se kanë njohuri se para dy javëve në Fakultetin e veterinarisë në Shkup është sjellë një dele e infektuar nga Maqedonia Perëndimore. Sipas tyre, me analizë është vërtetuar diagnoza ndërsa për këtë shkak, 30 punonjës të këtij fakulteti menjëherë janë dërguar në Klinikën infektive për terapi parandaluese. Drejtori i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Zoran Atanasov dhe ministri Trajam Dimkovski patjetër të përgjigjen nëse janë marrë të gjitha masat ligjore për pengimin e përhapjes së kësaj…
Alsat 2019-08-11T15:52:53+02:00 Vilma Ruskoska kthehet nga pushimet ditën e mërkurë. Hetimi për Reketin do të vazhdojë ta zhvillojë personalisht. Të martën, një deklaratë në prokurori do të japë prokurorja Lile Stefanova, e cila drejtoi hetimin e larjes së parave, ose rastin “Perandoria”, ku një nga të dyshuarit është biznesmeni Orce Kamçev. Stefanova pas audio bombave të gazetës italiane të krahut të djathtë La Verita, ku dëgjohet se Katica Janeva e ka nën kontroll, u arsyetua se ajo nuk ishte këshilluar për lëvizjet kryesore në hetim. Ende nuk ka asnjë informacion se kur Katica Janeva do të thirret në prokurori për…
Pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit një i mitur ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrikeRastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit. “Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur dje, përmes Emergjencës në Gjilan jemi informuar për një rast, një person i moshës së mitur është sjellë pa shenja jete, dyshohet se ka vdekur nga goditja e korrentit elektrik”, kanë thënë nga policia. Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga goditja e rrymës këtë javë në Kosovë. Goditja nga rryma ua mori…

