Author: almakos

Alsat 2019-08-12T08:03:20+02:00 Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në disa vende do të ketë vranësira të pakta, si dhe do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 26 deri 40 gradë Celsius.Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, si dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore. Loading…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 18 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Rasti i Lubotenit ishte një ndër…

Lexo më Shumë

Gushti tradicionalisht njihet si muaji i pushimit për politikanët dhe politikën.Por, zgjedhjet e mundshme të parakohshme kanë bërë që të gjitha subjektet politike në Kosovë të aktivizohet në zhvillimin e fushatës zgjedhore. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj përveç takimeve zyrtare tashmë ka nisur edhe tubimet me struktura si dhe duke mirëpritur aderime e reja. Madje, partia që ai kryeson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se është caktuar edhe shtabi zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Anëtarët kanë shprehur po ashtu vullnetin që AAK të garojë e vetme në zgjedhje, por duke mos përjashtuar mundësin…

Lexo më Shumë

Shumica prej nesh e kemi dëgjuar fjalinë se “meshkujt, madje edhe në moshë të mesme sillen sikur fëmijë”.Disa të tjerë besojnë se kur vjen puna tek lidhjet janë gratë ato të cilat e sjellin pjekurinë në lidhje. Për këtë arsye, shkencëtarët vendosën që ta konfirmojnë nëse këto “mite” janë të vërteta, dhe kjo është se çka zbuluan, raporton “Bright Side”. Një studim i përfunduar nga Universiteti i Oksofrdit, kanë ekzaminuar trurin e njeriut , përkatësisht të 121 pjesëmarrësve nga mosha 4 deri 40 vjeç përmes imazheve të trurit. Ata gjithashtu gjurmuan edhe ndryshimet në funksione të ndryshme duke marr parasysh…

Lexo më Shumë

Një grua pati vdekur pas 2 jave trajtim në QKUK, ajo nuk arriti t’i përballojë plagëve të marra nga bashkëshorti i saj me datën 31 maj të këtij vitiGruaja në fjalë ishte duke udhëtuar me automjet bashkë me burrin e saj në ditën kur edhe mori lëndimet e rënda, dyshohet nga Policia se ishte hedhur nga vetura. Rasti në fjalë ishte konfirmuar për Metron nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Veseli Gashi. “Më 31 maj të këtij viti në Nebeshistë të Suharekës, gruaja në fjalë është sulmuar nga bashkëshorti i saj.  Ndihma e parë viktimës iu është…

Lexo më Shumë

Moderatori i njohur, Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi. Burimet e Gazetës Express mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi i cili është djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi. Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku. Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të madhe këtë punë, por që foto…

Lexo më Shumë

Moderatori i njohur, Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga nipi i Bajram Kosumit.Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi. Burimet e Gazetës Express mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është nipi i Bajram Kosumi, Rigzon Kosumi. Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurth që është bërë nga gazetarit Dërmaku. Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të e bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij. “Më kanë tradhtuar njerëzit që…

Lexo më Shumë

Yingluck Shinawatra u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017. Vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të ZiSerbia i ka dhënë shtetësi ish-kryeminstres tajlandeze, Yingluck Shinawatra, transmeton AA. Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug raportoi se vendimi ishte marrë gjatë një seance qeveritare. “Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, citoi Tanjug një deklaratë nga autoritetet serbe. Shinawatra tani mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Ajo…

Lexo më Shumë

Derisa Europa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që varen rreth minus tre gradë në zonat malore, me një njeri të vdekur kur një degë peme ra mbi të.Qysh ditën e shtunë, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave. Sipas faqes së lajmeve australiane ABC, dëbora, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria.Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada. Një i moshuar…

Lexo më Shumë

Rreth njëqind vendvotime do i dërgohen prokurorisë për hetim në kuadër të dyshimit për keqpërdorim të votavePër gati çdo proces zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ballafaqohet me parregullsi nëpër qendra të votimit. Në zgjedhjet e vitit 2017 për rinumërim janë dërguar rreth 150 vendvotime. Burime të Televizionit 7, mësojnë se numri më i madh i keqpërdorimeve ishte gjetur në Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Gjakovë e Mitrovicë. Kështu në Prishtinë janë gjetur 903 vota më shumë se në Prizren Ndërsa Prizreni kishte 846 vota më shumë se sa banorë kanë votuar, pastaj në Gjakovë u gjetën 671 vota më shumë, në Gjilan…

Lexo më Shumë

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, është parë në një ndejë ku ka pasur të shtëna me armë në një ngjarje në komunën e Deçanit.Kreu i Qeverisë i “mbytur” nën tingujt e këngëve patriotike, kishte shtënë me armë zjarri teksa ishte shoqëruar nga persona të tjerë me rafale armësh. Ndonëse nuk e kishte pasur armën në brez, Haradinaj revolen ua kishte marrë personave që po e shoqëronin në këtë aheng. Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, sinjalizuesit kanë deklaruar se edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj ka shtënë disa herë. Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor të këtij viti, në Bjeshkën e Bellës…

Lexo më Shumë

Veturat zyrtare po vazhdojnë të keqpërdoren nga personat që janë pjesë e Qeverisë.Çdo ditë këto vetura i shohim në vende të parkuara ku nuk duhet, duke i kryer nevojat e tyre personale, madje edhe rrugëve të Kosovës kohë e pa kohë. Ani pse shpesh janë kritikuar, e kanë dalë edhe në media e rrjete sociale, drejtuesit e këtyre veturave duket që nuk e kanë shumë problem, shkruan Indeksonline. Një e tillë është parë sot në ditë vikendi duke qarkulluar rrugëve të Shtërpcës. Duket që ky person zyrtar ka dalë të bëj Bajram me veturën qeveritare.

Lexo më Shumë