Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të fillojnë negociatat,pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.Këtë e bëri të ditur Trump me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ai tha se Kim u deklarua kështu me anë të një letre të cilën ia dërgoi. “Ishte gjithashtu një kërkim falje e vogël për testimin e raketave me rreze të shkurtër, ai se ky testim do të ndalet kur të përfundojnë ushtrimet”, ka shkruar Trump. Koreja Veriore ka testuar dy raketa…
Author: almakos
Një tjetër lëkundje sizmike ka goditur Greqinë. Mediet vendase shkruajnë se një tërmet tjetër është ndjerë në jug të vendit dhe raportohet se epiqendra ka qenë në ishullin e Kretës.Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë e magnitudës 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.
Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues.Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe. Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet. Ka dhe nga ata që e kanë përgatitur më…
Sot rreth orës 12:00 në Pejë, një sinjalizues ka hasur në një ngjarje të pazakontë, përkatësisht te rreth-rrotullimi afër ish-Kombinatit të Drurit, raporton Sinjali.Një veturë e tipit ‘Mercedes Benz A class’, ishte ndalur nga Policia për shkak se gruaja kishte sulmuar burrin e saj. Sinjalizuesi kishte vërejtur se burri ishte i përgjakur dhe i njëjti ishte marre nga Policia për t’u dërguar për trajtim mjekësor.
Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim.Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999, vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë. Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare. Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve, shkruan tch. Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit…
Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll. Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.Në parkun Dëshmori Adem Jashari që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të…
Ambasadori në largim i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka dhënë një intervistë për KosovaPress ku ka folur për shumë çështje.Ai aty i është përgjigjur edhe pyetjes për gjendjen aktuale në drejtësinë e shtetit tonë. Kjo është pyetja dhe përgjegja e ambasadorit. A guxojmë të themi, nëse e shohim gjithë këtë që ka ndodhur nëpër vite, krimet e organizuara dhe mos-paditë, a mund të themi që ata që po udhëheqin janë të përfshirë dhe po ndikojnë edhe në sistemin e drejtësisë. A është ky një shtet i kapur, nëse nuk gaboj ju kam dëgjuar njëherë teksa e thoni?…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që drekën e Kurban Bajramit të e kalojë me familje.Ai ka thënë se kështu e kërkon tradita shqiptare. “Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet me familje. Shumë urime nga familja Veseli”, ka shkruar në faqen e tij Facebook./Gazeta Express/
Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht ne fshatin Koroticë, shkruan Gazeta ExpressLexues të Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku dënet materiale duket se janë të konsiderueshme. Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti dhe as a ka persona të lënduar, ndërkaq policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e djegies së kësaj veture është shkaktuar kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Pejë. Muajve të fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, madje edhe shumë prej tyre me fatalitet. Vetëm shtatë muajt e fundit kanë ndodhur mbi 8.000 aksidente ndërsa si…
Për nder të Kurban Bajramit, Libia ka armëpushim tre ditë.Ky armëpushim vjen për shkak të festës së Kurban Bajramit dhe do të zgjasë tre ditë.Armëpushimi përfshin Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare dhe gjeneralin, Khalifa Haftar. Forcat e tij e Haftar kanë sulmuar kryeqytetin, Tripoli, që nga prilli. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Ahmad al-Mesmari, zëdhënësi i gjeneral Haftar, ka thënë se ai u pajtua me armëpushimin në mënyrë që qytetarët e Libisë të mund ta festojnë këtë Bajram në paqe. Forcat e tij kanë sulmuar kryeqytetin, Tripoli, që nga prilli. Më shumë se 1.000…
Veterani i UÇK’së, Xhevdet Qeriqi, s’do të jetë në asnjë listë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ka vendosur të merret me shërimin e plagëve të luftës. Ka refuzuar ofertat e AAK’së, PDK’së e Vetëvendosjes.Xhevdet Qeriqi e ka refuzuar ofertën e AAK’së, PDK’së e Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e garës elektorale, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fund të muajit shtator. Qeriqi që ka mbrojtur të drejtat e veteranëve ka vendosur të merret me shërimin e plagëve të luftës. “Kam pasur takime. Edhe me ta kam diskutu. Edhe me subvjketet tjera. Nuk jam i intersaur për…
Një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma. Rasti tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Pidiq të Gjilanit. Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, shkruan Gazeta Express15-vjeçari me inicialet I.D dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti. Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor. Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje për Express rreth vdekjes së 15-vjeçarit.…

