Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimet se ka goditur me veturë një grua.Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13 ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Author: almakos
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, në përbërje të tre ministrave Shyqiri Bytyqi, Skender Reçica dhe Endrit Shala kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.Ministri Reçica uroi që kjo festë të shërbejë për më shumë dashuri. “Uroj që të ketë paqe, solidaritet, dashuri edhe respekt ndaj njëri-tjetrit në secilën familje të të gjithë komunitetit shqiptar dhe mysliman. Le të shërbejë kjo ditë për më shumë dashuri, respekt, solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë”, tha ai.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e kombit të cilët ranë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka shkruar se pamarrë parasysh se sa e ashpër ishte ofensiva serbe, vullneti për liri ishte më i madh.“Gushti i vitit 1998, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Ofensiva ishte e ashpër, por vullneti për liri, deri në vetëflijim, ishte mbizotërues” shkroi Haradinaj. Ai ka përkujtuar dëshmorët nga Gllogjani, Izniqi, Rakoci, Kodralia, Baballoqi e Nivozaki. “Sot, kujtojmë dëshmorët që u flijuan përballë armikut, Orhanin, Enverin, Naimin, Arbenin e Halilin nga Gllogjani, Maxhunin…
Alsat 2019-08-11T12:10:23+02:00 Pas publikimit të bisedave të incizuara lidhur me rastin “Reket” mbrëmë në Tuiter u prononcua eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, i cili porositi se lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë. “#Maqedonia e Veriut: Lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa i përket zbulimeve më të reja, është me rëndësi të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ato që dalin nga dhe disa përgjime ilegale”, thekson Han në publikim. Loading…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, deklaroi se rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës.Në një intervistë për Alsat, ai tha se kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo me Maqedoninë e Veriut. Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfirmohet edhe në instancat më të larta gjyqësore. Dedaj flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ndërsa duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç…
Alsat 2019-08-11T11:58:40+02:00 Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dërgoi urim deri te qytetarët e përkatësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, duke theksuar se festën e cila e potencon dhurimin dhe solidaritetin dëshiron që ta kalojnë në shëndet, mirëqenie dhe harmoni, duke iu ndihmuar të gjithë atyre që iu nevojitet ndihmë, mbështetje dhe dashuri e pakusht. Loading…
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”. “Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia,…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë vizituar Bashkësinë Islame. Krye parlamentari kërkoi që të largohen të gjitha dallimet dhe t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit. Veseli premtoi se do ta ndërtojë xhaminë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.“Disa punë na kanë mbetur në gjysmë më myftiun. Nja dy xhami. Të gjitha shtëpitë që janë djegë në luftë, ne si institucione të Republikës së Kosovës do t’i ndërtojmë. Shtëpitë në pjesën veriore, përfshirë edhe xhaminë tek Ura e Ibrit duhet me e fillua. Xhamia tek Ura e Ibrit…
Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit e ka vizituar edhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri bashkë me deputeten, Shqipe Pantina.Me këtë rast, Ymeri duke folur për festën e Kurban Bajramit, uroi të gjithë besimtarët myslimanë, teksa tha se kjo ditë vlen për të përkujtuar porositë shoqërore.“Kjo ditë është ditë e cila për mendimin tim vlen për të përkujtuar simbolikën dhe porositë shoqërore të cilat janë domosdo dhe nevojë e secilit për nesh, individualisht të mendojmë si pjesë e shoqërisë edhe ta shohim vetëm si përgjegjës. Edhe ta mendojmë rolin tonë dhe rëndësinë që e kemi në krijimin…
Sot myslimanët në tërë botën po festojnë Kurban Bajramin.Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa në Drenas falja e Kurban Bajramit ishte e veçantë. Në xhaminë në lagjen Feronikeli, Hoxha Osman Musliu ka bërë faljen e bajramit me veshjen kombëtare, e cila u mirëprit nga besimtarët. Para xhematit Osmani tregoi se ka zgjedhur këtë veshje sepse edhe “baballarët tanë kanë perdorur këtë veshje duke treguar besnikëri dhe sinqeritet dhe se kjo veshje është e shqiptarëve dhe duhet respektuar “. Falja e Kurban Bajramit u bë nga shumë njerëz brenda dhe jashtë…
Policia e Kosovës ka arrestuar në Kamenicë një shqiptar me shtetësi austriake, i cili pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër ishin rrahur mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.Dy të dyshuarit si pasojë e lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, i dyshuari i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Një natë më parë në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

