Ish-ministri i jashtëm, njëherësh zëvendëskryeminitër i Qeverisë, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.Pacolli përmes një postimi në facebook ka uruar që mëshira dhe begatia e Zotit të jenë mbi ta. Ai gjithashtu ka shtuar që kjo festë të jetë shtesë për përforcimin e besimit. “Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Author: almakos
Për shumë vite Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime për amerikanët që udhëtojnë drejt vendeve të goditura nga terrorizmi apo konflikti i armatosur.Por tashmë organizata “Amnesty International”, Japonia, Uruguaji dhe disa vende të tjera po paralajmërojnë mbi rrezikun e udhëtimit drejt SHBA-së, duke përmendur dhunën me armë. Kjo gjë ka nxitur reagimin e Presidentit Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton. Një mori sulmesh masive brenda disa ditësh, nga Festivali i ushqimit në Kaliforni, në një supermarket në El Paso tek një lagje mjaft popullore në Dejton, kanë rritur ankthin tek amerikanët. Organizata për të drejtat e…
Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe personalitet aktiv i komunitetit shqiptar u bën thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe Kosovë që ta përqafojnë diasporën, pasi ajo është një pasuri e madhe. Në një intervistë nga Nju Jorku, zoti Gjonaj thotë se diaspora nga ana e saj duhet të angazhohet, kur mes politikanëve në rajon ka grindje për arsye egoiste dhe të përpiqet të bashkojë të dyja palët në të mirë të vendit.Zëri i Amerikës: Z. Gjonaj, si Shqipëria ashtu edhe Kosova po kalojnë disa momente të vështira. Sidomos Shqipëria përballet me një krizë të shumëfishtë politike.…
Teksa presidenti Hashim Thaçi ndodhej në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e ndjekur takimin miqësor ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, djali i tij, Endriti, ka publikuar një fotografi me presidentin duke konsumuar alkool.Në fotografinë që Endrit Thaçi ka publikuar në Instagram sot rreth orës 22:00, shfaqen ai dhe presidenti nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Djali i presidentit të Kosovës, përmes disa figurave të gotave të mbushura me birrë që ia ka bashkëngjitur fotografisë, ka lënë të kuptohet se ai dhe presidenti kosovar po konsumonin pije alkoolike në momentin kur e shkrepën fotografinë. “Gëzuar”, ka shkruar Endriti në fotografinë që ka postuar në Facebook.
Familjet më të pasura të botës shtojnë pasurinë e tyre me dhjetëra mijëra dollarë çdo orë apo edhe çdo minutë që kalon.Familja Walton që zotëron kompaninë gjigante amerikane “Walmart Inc.” grumbullon 4 milionë dollarë çdo orë, duke shtuar pasurinë e saj me shifra të mëdha. Kurse punëtorët në dyqanet e kësaj kompanie fitojnë vetëm 11 dollarë në orë. Pasuria e familjes Walton ishte 191 miliardë dollarë në muajin qershor dhe aktualisht është shtuar në 230 miliardë dollarë dhe sa vjen e po rritet. Në listën e familjeve më të pasura në botë që ka publikuar “Bloomberg”, janë 25 të tilla…
Pelegrinët myslimanë falen në malin Arafat, po ashtu të njohur edhe si Jabal al Rahma, mali i mëshirës, në juglindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ndërsa kulmi i pelegrinaxhit të Haxhit po afrohet.Arafati është vendi ku myslimanët besojnë se profeti Muhamed la amanetet e tij të fundit rreth 14 shekuj më parë, pasi udhëhoqi ndjekësit e tij në pelegrinazh. Më shumë se 2 milionë myslimanë nisën Haxhin e përvitshëm të premten në temperatura përvëluese. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare të përvitshme në botë dhe është po ashtu një nga pesë shtyllat e islamit. Ai duhet…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka krahasuar partinë e saj me xhudisten kosovare, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se PDK-ja është partia më e madhe në vend. “Kur jemi te gara: Nese futemi ne garë zgjedhore secila parti veç e veç atëherë do dihet përfundimisht se cila parti është partia më e madhe ne vend. Por: Ne një garë të tillë PDK në krahasim me partitë tjera është njëfar “Majlinda Kelmendi”, ka shkruar Musliu.
Pasaniku i njohur amerikan, Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në qelinë e burgut e tij ka shokuar të gjithë. Ai akuzohej për abuzime seksuale, e ndër akuzat është edhe ajo për abuzim seksual me të mitur.Shumë prej të pasurve e të fuqishmëve në politikën amerikane e distancuan vetën kur ndaj ti u ngritën akuza për trafikime seksuale. Donald Trump Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishte quajtur Epsteinin “djalosh të mrekullueshëm” dhe “shumë qejf që të jesh me të”. Epstein kishte bërë dy vizita në shtëpinë e Trump në Florida në vitin 1997 dhe 2000,…
FBI’ja dhe departamenti i drejtësisë fillojnë hetimet për “vetëvrasjen” e Epstien, ndërsa interneti mbushet me teori konspirative.Alexandria Ocasio-Cortez po kërkon përgjigje për rrethanat e vdekjes së Jeffrey Epstein në burg në rrethana të mistershme. Pyetja kryesore është se pse një i dyshuar që po hetohej për abuzim seksual me vajza të mitura nuk ishte vendosur në mbikqyrje të veçantë. Derisa interneti mbushet me teori konspirative, kongresmeni i Neë York ishte midis atyre që shprehin hidhërim për vdekjen e Jeffrey Epstein. “Ne kemi nevojë për përgjigje,” i ka thënë në tëitter znj. Ocasio-Cortez, një anëtar i komitetit të mbikëqyrjes dhe…
“Një agresion i armatosur kundër Serbisë në periudhën e ardhshme ka pak gjasa të ndodhë, por nuk mund të përjashtohet plotësisht. Pavarësia e shpallur ‘në mënyrë të njëanshme’ e Kosovës është e papranueshme për Serbinë, sepse kërcënon vlerat dhe interesat e saj kombëtare”. Këto janë pjesët më të rëndësishme të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë së Mbrojtjes, të miratuar nga qeveria serbe të enjten, të cila do të paraqitet në Kuvendin e Serbisë.Në Qeverinë e Serbisë, siç shkruan gazeta serbe ‘Vecernje Novosti”, iu dha drita jeshile dy dokumenteve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat…
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.Ai ka shkruar se kjo festë na kujton sakrificën që e bëjmë për veten dhe për të tjerët dhe nevojën për të qenë solidarë me njëri-tjetrin. Ai ka dhënë edhe mesazhe që qytetarët të tregojnë kujdes për shoqërinë dhe të dhurojnë dashuri e mirësi. Postimi i plotë: Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të…
Në Parkun e Gërmisë është dokumentuar pula e ujit.Fotografi i botës së egër, Albert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se atë e kishte hasur edhe në muajin prill, por kishte menduar se ajo ishte prezente aty për shtegtim. Por, sot e ka hasur me të vegjlit e saj, fakt ky që e gëzon shumë. “Hera e parë që është dokumentuar me foto pula e ujit në Kosovë ka qenë në prill të këtij viti në Parkun e Gërmisë. Duke menduar që në Gërmi është vetëm si pushim gjatë shtegtimit në ndonjë vend tjetër nuk e kemi futur…

