Pasaniku i njohur amerikan, Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në qelinë e burgut e tij ka shokuar të gjithë. Ai akuzohej për abuzime seksuale, e ndër akuzat është edhe ajo për abuzim seksual me të mitur.
Shumë prej të pasurve e të fuqishmëve në politikën amerikane e distancuan vetën kur ndaj ti u ngritën akuza për trafikime seksuale.
Donald Trump
Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishte quajtur Epsteinin “djalosh të mrekullueshëm” dhe “shumë qejf që të jesh me të”. Epstein kishte bërë dy vizita në shtëpinë e Trump në Florida në vitin 1997 dhe 2000, duke postuar foto me të. Në librin personal të adresave, iu gjet edhe numri i presidentit amerikan dhe anëtarëve të stafit të tij.
Bill Clinton
Bill Clinton, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kishte vlerësuar Epsteinin si një njeri intelektual dhe që bën punë bamirësie. Sipas raportimeve të mediave, Clinton e kishte ftuar atë në një udhëtim me avionin e tij privat. Clinton e mohoi të ketë pasur afërsi të madhe me Epsitein, në fakt duke thënë se ata kanë pasur lidhje vetëm për shkak të punës bamirëse që e kanë bërë në botë.

Princi Andrew
Prince Andrew është djali i dytë i mbretëreshës Elizabeta II të Britanisë së Madhe. Ai është parë nën shoqërimin e Epsteint në St. Tropez dhe në Tailandë.

Alan Dershowitz
Profesor i juridikut në Harvard, i njohur për klientët e tij të famshëm, raportohet se ka qenë pjesëmarrës në festën e vitit 2007, ku kishte pasur marrëdhënie me femra tjera. Madje disa nga femrat aty janë ato që e kanë akuzuar Epistenin për abuzim dhe trafikim seksual.

Ghislaine Maxwell
Ghislaine Maxwell, është e bija e ish-deputetit britanik, Robert Maxwell. Në fakt ajo kurrë nuk e ka mohuar miqësinë me të. Në dokumente policore, Maxwell raportohet se “kishte rekrutuar një asistente, që më pas i kishte kërkuar që të performojë masazhe seksuale për Epsteinin”.

Leslie Wexner
Miliarderi pas linjës së Victoria Secret, e punësoi Epsteinin në vitin 1991 që t’ia menaxhonte paratë e tij, duke i dhënë atij fuqi për investime dhe më pas edhe shumë afera me taksa. Epstein raportohet të ketë bërë më shumë se 200 milionë dollarë për një marrëveshje. Por javën e kaluar, Leslei Wexner, tha se Epstein ia kishte keqpërdorur 46 milionë dollarë të fitimeve të tij, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.



