Author: almakos

Deputeti nga radhët e AAK’së, Blerim Kuqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se në koalicion me PAN’in kemi fitu kryeministrin por kemi humbë elektoratin. Gjithashtu Kuqi ka treguar edhe si do dali AAK’ja në zgjedhje.“Me PAN’in kemi fitu kryeministrin por kemi humbë elektoratin”, ka thënë Kuqi në Pressing. Ai ka treguar përqindjen e AAK’së brenda PAN’it dhe sa deputetë duhej t’i takonin AAK’së. “Brenda koalicionit PAN, AAK’ja ka marrë 11.6% që i bije 13 deputetë, derisa në kemi marrë vetëm 10 deputetë”, ka sqaruar Kuqi. Derisa për zgjedhjet lokale ka thënë se AAK’ja është e…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e AAK’së, Blerim Kuqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk bën të udhëheqë dialogun me Serbinë.“Thaçi nuk duhet të jetë në krye të dialogut për dy arsye” , ka thënë Kuçi. “E para është se ai mund të jetë nën hetime nga Gjykata Speciale dhe si i tillë nuk ka legjitimitet” “E dyta. Zotëri Thaçi ka lidhje me Erdoganin dhe guxon të udhëheqë dialogun” Tutje Kuçi ka mbrojtur vendimin e Ramush Haradinaj për dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë se dikujt po i pengon vendimi i…

Lexo më Shumë

Hapësira tek Manastiri i Deçanit vazhdon të jetë çështje mospajtimesh në mes të përfaqësuesve të manastirit dhe Komunës së Deçanit për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë.Drejtuesit e Komunës së Deçanit, thonë se këto prona janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka, raporton Zëri i Amerikës. Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiq, thotë se prona i takon manastirit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Për…

Lexo më Shumë

Një autobus i linjës Tiranë- Prishtinë ka shpërthyer në flakë këtë pasdite në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 për shkaqe ende të pazbuluara. Shoferi ka pikasur flakët dhe menjëherë ka ndaluar. Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, por përveçse momenteve të panikut fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. E sipas kompanisë autobusi mori flakë për shkak të temperaturave të larta.Këtë e ka konifrmuar agjencioni turistik “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte në relacionin Durrës-Mitrovicë. “Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë…

Lexo më Shumë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj, në një shkrim në Facebook ka kritikuar ashpër Qeverinë në largim të koalicionit PAN.Ai ka thënë se qytetarëve u duhet një qeveri pa njerëz të korruptuar dhe që janë pjesë të krimit të organizuar, individ me mentalitet bandash e primitivë, të pashkolluar e të padijshëm. “ Kosova po izolohet nga ky mentalitet qeverises, subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqëve u siguruan”, ka shkruar Zemaj “Kosova si ka borgj askujt që t’i rrijë në qafë” Tutje Zemaj ka bërë…

Lexo më Shumë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka shpërthyer me akuza në një shkrim në Facebook ndaj homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.Selimi në emisionin Frontal kishte kritikuar vendimin e Ramush Haradinaj për të u mbrojtur në heshtje në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai kishte thënë se në heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK’së. “Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë..!!”, ka shkruar Demaliaj. “Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!” Demaliaj tutje ka akuzuar Selimin se nuk e ka…

Lexo më Shumë

Fillimi i muajit gusht e ka ‘goditur’ aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës me një valë të madhe udhëtarësh.Gjatë javës së parë të këtij muaji është shënuar 18.7% rritje e pasagjerëve, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Aeroporti ka mirëpritur një mesatare prej 11.420 udhëtarësh në ditë ose gjithsej 79.937 pasagjerë në 521 fluturime midis datave 1 dhe 7 gusht. Ndërsa gjatë 7 muajve të këtij viti, aeroportin e Prishtinës e kanë shfrytëzuar 1.338.994 udhëtarë.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-12T21:37:49+02:00 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Kejt Bërns në profilin e saj në Twitter ka shkruar për rastin “Reket”. Ambasadorja shpërndau një shkrim të euro komesarit Johanes Han, ku thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të punoj në luftën kundër korrupsionit. Në mbishkrimin Bërns shkruan se tani është koha e duhur që Maqedonia të tregojë përkushtim deri sa të mbizotëroj sundimit të ligjit. “Siç kemi thënë më parë, këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për bashkëngjitje drejt…

Lexo më Shumë

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar sot ndaj mënyrës së therjes së kafshëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se këto janë ‘masakra të kafshëve dhe jo kurban’.Ai përmes një postimi në Facebook kërkon që pamje të tilla mos të përsëriten në të ardhmen, pasi ato  janë të turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare. Ndryshe, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Kosovës ditë më parë ka ftuar qytetarët që kurbanet e prera të jenë në pajtim me ligjet e aplikueshme në vend, duke kryer këtë veprimtari vetëm në thertoret e licencuara. Pavarësisht…

Lexo më Shumë

Miodrag Sholaja është fajtor për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë gjatë luftës.Njësiti Famkeq “Akrepat” u fut në shtëpitë e familjes Bogujevci dhe Duriqi duke vrarë e masakruar 14 anëtarë. Shumë të tjerë mbetën të plagosur me 28 mars të vitit 1999. E autori i këtyre krimeve ndaj popullatës civile, i cili ishte dënuar vetëm 14 vjet burg tash është lënë i lirë nga autoritet serbe. E mbijetuara e masakrës së kryer nga Sholaja, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas këtij vendimi. Në një përgjigje me shkrim për T7 ka thënë se janë të brengosur pas këtij vendimit për limirn e Sholajas.…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave duhet ta presë Kushtetuesen që  t’i ndajë mjetet KQZ’së për zgjedhjetMbajtja e zgjedhjeve të mundshme këtë vit, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës me miliona euro. Pasi viti 2019 nuk është paraparë të jetë vit zgjedhor, Ministria e Financave është e detyruar që alokimin e mjeteve ta bëjë nga kategoria e subvencioneve. Por, edhe nëse ka kërkesë nga KQZ-ja, Ministria e Financave nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë, pa marrjen e opinionit nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me veprimtarinë e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Megjithatë, sipas Lulzim Rafunës, këshilltar i ministrit…

Lexo më Shumë

Zyrtarja e lartë e Nismës, Valdete Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit politike në partinë e saj.Është folur kohët e fundit se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, mund të largohet nga kjo parti. “Për këtë gjë do të duhej të pyetej vet ai”, ka thënë Bajrami për Klan Kosova. Ndërkaq Bajrami ka folur edhe për largimin e Bajram Hasanit dhe Milaim Zekës nga kjo parti. “Nisma nuk varet nga një individ. Fryma e Nismës po përkrahet në Gjilan ku dhe ka aktivitete të shumta. Çdo mbrëmje jam me rininë, gratë… dhe fryma ka ndryshuar pozitivisht”. Ajo ka thënë se…

Lexo më Shumë