Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në Shakovicë.Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes janë të përfshira tri vetura derisa njëra ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e kësaj përplasjeje, kaosi dhe kolona të gjata janë krijuar përgjatë kësaj magjistraleje. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 25 kanë përfunduar me të lënduar. Policia e Kosovës ka bërë apel…
Author: almakos
Pas një vape të madhe, Meka që po mirëpret haxhilerët është freskuar nga një shi.Rrugët filluan të përmbyten brenda disa minutave nga uji, duke krijuar edhe pellgje me baltë dhe duke freskuar ata që po bënin udhëtimin e tyre shpirtëror drejt Arafatit. Disa prej tyre nxituan që të mbulohen nga shiu dhe shumë të tjerë vrapuan në rrugë për t’u lutur. Shumë haxhilerë filluan të ndihmojnë të tjerët që patën nevojë për strehim dhe ofruan veshje për ata që ishin lagur në shi. “Kjo hera e parë që kam ardhur në Haxh dhe është e mrekullueshme,” tha haxhiu Ghada Al-Johar…
Një video e shpërndarë në rrjete sociale ku shihet një 96-vjeçar duke u gjykuar se ka vozitur në shpejtësi afër shkollës, është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë nëpër rrjete socialeCaught in Providence” është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale. Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” derisa ka shqyrtuar rastin e një 96-vjeçari i ka thënë se ai po akuzohet se ka vozitur me shpejtësi afër shkollës. 96-vjeçari iu përgjigj se këtë nuk e bën shpesh,…
Alsat 2019-08-12T16:57:00+02:00 Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se për dy vjet në shtet janë realizuar 49.552 punësime të reja. Zaev thekson se këta numra janë nga qytetarër e sapo punësuar dhe se nuk kanë të bëjnë me numrin e personave të zhvendosur. “49.552 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut për dy vjet! Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2019 janë regjistruar 789.414 të punësuar, ndërsa në tremujorin e parë të 2017 janë regjistruar gjithsej 739.892 punonjës. Këto nuk janë persona të zhvendosur, por qytetarë të…
Shoku i qelisë së Jeffrey Epstein ia kishte frikën shokut të qelisë. Ai ishte një person muskulor i cili për përballej me dënimin me vdekje nga akuzat me vrasje dhe trafikim droge, e që sipas një zyrtari Epstein ia kishte frikën atij polici, i cili në fakt ishte marrë në pyetje pas asaj që duket si vetëvrasje. Ai ishte transferuar nga qelia e Epstein shumë pak para se të vdiste.Nicholas Tartaglione, i cili ishte polic në qytezën Westchester, të Nju Jorkut, ishte i akuzuar për vrasje të katër personave në vitin 2016 dhe ishte përdorues i kokainës. 51 vjeçari raportohet…
Partitë politike në Kosovë ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe ende pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës, kanë angazhuar organizata dhe kompani të ndryshme për matjen e opinionit dhe marrjen e mendimeve të qytetarëve se cilën parti e preferojnë që të udhëheqë me vendin.Drejtuesit e organizatave që bëjnë hulumtime të tilla, konsiderojnë se sondazhet mund të bëhen nga shumë organizata, por ato duhet të jenë të besueshme dhe që nuk manipulojnë me hulumtimet. Valon Feta, drejtor i Organizatës për Zhvillim të Biznesit UBO Consulting, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e hulumtimeve që zhvillohet nga…
Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, po thotë se ka pasur bisedime me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për një marrëveshje koalicioni në mes të dy partive. Ajo për Gazetën Express ka thënë se partia e saj nuk e ka problem kush do të jetë kandidat për kryeministër, por thotë se koalicion bëjnë me partitë që kanë program të përafërt. Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij e vlerëson gatishmërinë e Kusari-Lilës për bashkëpunimKusari-Lila ka thënë se diskutimet për një marrëveshje me Vetëvendosjen nuk janë specifikuar nga asnjëra palë, mirëpo tregon se ka qenë…
Alsat 2019-08-12T16:13:11+02:00 Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk e përjashton mundësinë vendet që nuk duan zgjerimin e BE-së, aferën “Reket” ta shfrytëzojnë si argument shtesë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Union. Sipas tij, nuk guxojmë të lejojmë me raste të këtilla të bllokohet ardhmëria evropiane të Maqedonisë. Pikërisht për këtë, shton ai, duhet që institucionet ta zbardhin aferën deri në fund. [embedded content] Për momentin, nuk ka ndryshim të rëndësishëm në kryeqendrat lidhur me integrimin tonë (…). Por, nuk guxojmë përmes këtyre rasteve, përmes mos- veprimit, t’u japim motiv për të bllokuar avancimin tonë drejt BE-së. Nga aspekti i euro-…
Nigel Farage, ka sulmuar me fjalë Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle për shkak të kampanjës së tyre për ruajtjen e ambientit ndërsa gjithashtu ka thënë fjalë të rënda edhe për nënën e ndjerë të mbretëreshës Elizabeta II, duke e quajtur atë si të “mbipeshë, përdoruese e rëndë e cigares dhe pijes gin (pije alkoolike)”.Kryetari i partisë Brexit, u kap me familjen mbretërore për shkak të vendimit të çiftit Harry dhe Meghan thanë që do të kenë vetëm dy fëmijë , duke thënë se popullariteti i Princit Harry ka rënë pasi që ai u martua me Meghan. Farage…
Alsat 2019-08-12T15:48:31+02:00 “Titanik” e ktheu Prokurorinë Speciale në gjykatë. Pas publikimit të skandalit “Reket” para të pandehurve për parregullsi zgjedhore u paraqit prokurorja Lile Stefanova. Ajo është në fokus të opinionit si kryeprokurore në rastin “Perandoria” ku i dyshuar është Orce Kamçev, ndryshe target i zhvatjes në rastin “Raket”. Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar shtyrje të rastit “Titanik” ndërsa prokuroria për krim të organizuar ende nuk ka zbardhur kush nga PSP-ja është i përfshirë në zhvatjen e Bokit 13. Situata e re në PSP dhe ajo që është publikuar, është arsye e mjaftueshme për ta shtyrë seancën e sotme.…
Alsat 2019-08-12T15:36:17+02:00 Anëtarët e antikorrupsionit ende janë duke hetuar se si kompania “Topollki”, e cila drejtohet nga vëllai i zv / kryeministrit Koço Angjushev, mori tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentral. Nga komisioni nuk japin detaje për hir të hetimit. Hetimi është hapur pas një informacioni të marrë dhe pas një denoncimi nga opozitarja VMRO-DPMNE, konfirmoi anëtari i antikorrupsionit, Nuri Bajrami. Ka lëndë, dhe po punohet në të, po mblidhen informacione. E tillë është procedura, duhet të analizohet, ndoshta ndonjëherë duhet të kërkohet edhe më vonë ndonjë dokument. Do të njoftojmë në detaje në një seancë publike -deklaroi Nuri Bajrami,…
Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet të mërkurën prej orës 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë. Protesta është thirrur pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. Kujtojmë se vendimi i…

