Një burrë i armatosur është arrestuar në qendër të Sidnejt, pasi ka therur me thikë një grua edhe më pas është ndaluar në rrugë nga këmbësorët, ka thënë policia.Policia ka thënë se ky person ka tentuar të kryejë edhe sulme tjera me thikë, dhe se ka identifikuar disa shenja të krimit. Gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile. Policia ndërkohë ka thënë se aktualisht nuk ekziston ndonjë rrezik për publikun, mirëpo u ka kërkuar njerëzve që të anashkalojnë qendrën e qytetit. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale janë parë ekipet e emergjencës në…
Author: almakos
Aeroporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.Në vitin 2008 u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur. Por ndryshimi më i fundit mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, pranë aeroportit. Kjo nismë do të shërbejë për të shtuar sigurinë e prostitutave, si dhe për…
Rastet e gripit afrikan të derrave janë bërë shkas që Bosnjë-Hercegovina të ndalë importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga fqinjët serbë. Sëmundja ngjitëse prej janarit ka detyruar vrasjen e qindra mijë derrave të butë në Bullgari dhe Rumani, dhe janë cilësuar një sfidë urgjente nga autoritetet europiane.Bosnjë-Hercegovina ka ndalur përkohësisht importet nga Serbia të mishit të derrit dhe nënprodhimeve të tij. Shkak për vendimin janë bërë dyshimet për prezencën e gripit afrikan të derrave në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë serbe të Bujqësisë, të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, shenja të…
Sot mbushen 86 vjet, kur në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina.Hasan Prishtina ka qenë nëpunës, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, aktivist shqiptar për autonominë e më pas pavarësinë shqiptare, ministër dhe deputet i shtetit shqiptar. U lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas. Mësimet e para i kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Pas përfundimit të…
Alsat 2019-08-13T08:03:48+02:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Gjithkund do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta dhe rrezatimi UV, që do të arrijë 9, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë, ndërsa e ditës prej 32 deri 41 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta dhe rrezatimi UV.…
Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 18 vjetësh, është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tash Maqedonia e Veriut.Kontrata u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në vendin tonë fqinj. Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre Francois…
Një autobus sot është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, gjersa po vinte në Kosovë nga Shqipëria, po që fatmirësisht të gjithë udhëtarët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.Këtë e ka bërë të ditur agjencioni turistik “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte në relacionin Durrës-Mitrovicë, transmeton Veriu.info. “Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë…
Turqia nuk është një vend që i lë të shuhen pa vepra konkrete kërcënimet që bën. Dy herë deri më tani Ankaraja e ka bërë realitet paralajmërimin e marshimit në Siri: me „Operacionin Mburoja e Eufratit” nga gushti 2016 deri në mars 2017 dhe me operacionin „Dega e ullirit” në tremujorin e parë të vitit 2018. Nga ajo kohë Turqia kontrollon 2% të territorit të Sirisë.E ndezur nga suksesi, Turqia kërkon të zgjerojë masivisht kontrollin e saj në pjesën lindore të Sirisë Veriore. Kur të marrë fund festa fetare katërditore, që fillon të dielën, ka gjasë të nisë operacioni në…
Para pak çastesh ka ndodhur një plagosje në fshatin Komoran të Skenderajit.Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se i plagosuri është Sh.Hajdini. Ndërsa sulmuesi me armë ka qenë H. Hajdini i cili së fundi e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë H. Avdullahu. Personi i plagosur është në gjendje të rëndë./Gazeta Express/
Një aksident ka ndodhur pak kohë më parë në Drenas apo më saktësisht fshatin Terstenik, ku si pasojë e aksidentit ka vdekur një person.Mediat raportojnë e viktima me inicialet A.D ka qenë mërgimtar nga Sllovenia i cili gjendej në pushimet verore në vendlindje. Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka arritur të marrë përgjigjje me asnjë nga zëdhënësit e policisë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta.
Që nga kthimi i tyre në Kosovë nga zona e konfliktit në Siri gratë vazhdojnë të jenë në arrest shtëpiak, ku 20 raste kanë kërkuar ndihmë sociale.Ndërsa fëmijët janë pjesë e mbrojtjes së strehimit familjar. Mirëpo, ky strehim nuk është i përhershëm, për çka Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vlerëson se është mirë të ketë strehimore.
Ndotja e lumit Nerodime dhe era që po shkakton ka shtyrë qytetarët e Kaçanikut që të mërkurën të organizojnë një protestë para komunës për këtë shkakQytetarët e Kaçanikut, me inciativën e regjisorit Ben Apolloni, pritet të mbajnë një protestë para komunës së Kaçanikut më 14 gusht. Në një njoftim për media, thuhet se protesta bëhet kundër “qelbjes”. /GazetaExpress/ Ky është njoftimi për këtë protestë: Njoftim Për protestë urgjente kundër qelbjes. Ju njoftojmë se të mërkurën, më 14. 08. 2019, do të protestohet para Komunës në Kaçanik. Arsyeja e kësaj proteste është që urgjent të ndërmerren masa kundër kutërbimit të lumit…

