Author: almakos

Alsat 2019-08-13T12:41:07+02:00 “Fakt është se duhet të kemi një luftë të shpejtë dhe efikase kundër këtij rasti me të vetmin qëllim që krimi dhe korrupsioni ta merr goditjen e duhur dhe në këtë mënyrë ta kthejmë shpresën edhe tek qytetarët edhe tek institucionet, për shkak se kjo është lufta të cilën nuk guxojmë ta humbim. Do të ndalemi të gjithë bashkë me nder dhe përgjegjësi, dhe do ta zhvillojmë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sepse zgjidhje tjetër nuk kemi për përparimin e shtetit”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T12:37:24+02:00 Gazetari italian i cili publikoi incizimet për rastin “Reket” në gazetën “La verita”,  Laris Gajser sot në radion sllovene “Capodistria” ka komentuar gjendjen aktuale në Maqedoni. Gajser thotë se kryeministri Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në aleancën atlantike. Më akuzojnë se gjoja se jam duke krijuar skenarë për të ndalur rrugën euroatlantike të Maqedonisë, por kjo është  një jo e vërtetë dhe budallallëk. Por unë besoj se problemi është pikërisht Zaevi dhe se ai nuk është zgjidhja . Kjo do të thotë se nga pikëpamja…

Lexo më Shumë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar menjëherë pas takimit që ai e pati me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa. Kurti thotë se janë dakorduar që dy grupet e tyre parlamentare të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.Kurti thotë se me Mustafën ka biseduar për situatën politike e gjendjen ekonomike të vendit. Tutje ai ka përsëritur se LDK e VV janë për shpërbërjen e  Kuvendit dhe zgjedhjet e reja. Shkrimi i plotë: Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T12:17:14+02:00 “Reshje të furishme të shiut dhe erë e përforcuar pritet nesër pasdite, ndërsa ulje të temperaturave prej 5 deri në 8 gradë nga dita e enjte”, kështu njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik. Sipas Entit, nesër pasdite dhe gjatë natës, fillimisht në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut , ndërsa në disa vende nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erës së forte më shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Edhe të enjten do të këtë kushte për reshje të shiut dhe pritet rënie e temperaturave nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

“Arkani” i Sllovenisë që po ngjallë frikë në rajon Në Slloveni, grupe të vetorganizuara kanë filluar gjuetinë e migrantëve.  Një grup prej rreth 50 burrash, që udhëhiqen nga Andrei Sisko, po terrorizojnë vendin, shkruajnë mediat sllovene Ai është një ultra – djathtist i njohur, i cili dikur bëri fushatë kundër pranimit të Kroacisë në NATO. Andrej Shishko tashmë është i njohur në Slloveni dhe jo vetëm si ish-kandidat për president të Sllovenisë, por këto ditë ai është gjendur edhe një herë në qendër të vëmendjes në të gjithë rajonin. Ai drejton organizimin paramilitar të burrave në maska ​​dhe uniforma, për  çka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një shkrimi se PDK nuk bën kompromise sa i përket postit të kryeministrit me asnjë parti.Madje, Hoxhaj ka thënë se tashmë është provuar se çfarë ndodhë kur posti i kryeministrit iu mbetet partnerëve të koalicionit, andaj një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe në këto zgjedhje. “PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje. Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj…

Lexo më Shumë

Zyrtarë të lartë të Kosovës e kanë kërkuar disa herë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë. Në shtetin serb e kërkojnë përfshirjen edhe të Kinës dh Rusisë në bisedime, nëse aty hyn SHBA’ja.Zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq, në një intervistë dhënë për mediumin serb “Novosti”, ka thënë se nëse SHBA-të angazhohen në një dialog për Kosovën, atëherë Rusia dhe Kina duhet të bëjnë të njëjtën gjë. I pyetur se a do të ketë ndonjë referendum për ndryshimet kushtetuese, dhe se të bëhet një zgjidhje për Kosovën në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, Stefanoviq, ka thënë…

Lexo më Shumë

Shefi për çështje bërthamore në Rusi, është zotuar se ky shtet do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, teksa janë varrosur pesë studiues që kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.E përditshmja amerikane, The New York Times, ka thënë më 12 gusht, duke cituar në kushte anonime disa zyrtartë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ka qenë duke testuar “një lloj të ri të raketës bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Çernobilit”. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T11:29:48+02:00 Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënvizon se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe nuk do të lejoj diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve. Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se do ti përdor të gjitha mundësit kushtetuese dhe ligjore që ta mbroj nga presionet, do të ishte reale sikur tu bënte thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe sikur të jepte mbështetje për përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit…

Lexo më Shumë

Në kohën kur po flitet për shpërndarje të Kuvendit e zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja dhe Vetëvendosja janë duke dhënë edhe shenjat e para për një bashkëpunim parazgjedhor. Sot në takim janë parë krerët e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, në një prej restoranteve të Prishtinës.Pas gjendjes së krijuar në vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo. Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime. Foto nga takimiNdërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosja ka kohë që kanë filluar…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në QKUK edhe personi i katërt si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku që ndodhi me datën 26 të muajit të kaluar në fshatin Bërnjak të Rahovecit.Personi i katërt i vdekur në këtë aksident është Samir Lama, 31-vjeçar. Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31-vjeçarit, Hilmi Lama. Ditën e aksidentit kishin vdekur dy persona dhe katër të tjerë kishin mbetur të lënduar. Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

Lexo më Shumë