Author: almakos

Takimi i sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka ngjallur reagime nga shumica e partive politike.Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, u ka kushtuar një postim reagimeve të partive të PAN’it për takimin mes kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe liderit të Vetëvendosjes, Isa Mustafa. “Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna! Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Gazeta Express. Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se takimi mes dy liderëve të opozitës është tradhti që Kurti po ia bën votuesve të VV’së. Sipas tij, Kurti po i serviloset Mustafës të cilin…

Lexo më Shumë

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, thotë se Partinë Demokratike të Kosovës e ka kapur paniku, pasi që, sipas tij, po vjen koha e qeverisjes së Albin Kurtit.Ismaili reagoi nga të parët për takimin që sot patën Kurti dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duke thënë se tash lideri i VV’së po “i serviloset” atij, duke e quajtur “profesor”, ndërsa dikur e quante “shërbëtor të Rrahman Morinës”. Boiken Abazi thotë se kjo është shenjë e shpërthimit të panikut në PDK. “Një shpërthim i panikut të PDK-së, si ky që sapo tregoi publikisht Uran Ismajli, do të jetë normale edhe në vazhdim…

Lexo më Shumë

Një tjetër valë e të nxehtit ka përfshirë rajonin e Ballkanit.Mërkuri preku vlerat e 41 gradëve në Bosnje Hercegovinë. Situata është veçanërisht alarmante në Mostar, Banja Lluka dhe Sarajevë, ku meteorologët ngritën alarmin për shkak të të nxehtit ekstrem që vjen nga Afrika. “Unë jam tolerant ndaj vapës, vij nga Australia kështu që jam mësuar”, thotë një kalimtar. “E tmerrshme. Nuk mund ta duroj dot. Dola sa për të blerë diçka po do të kthehem menjëherë në apartament”, shprehet një e moshuar në Bosnje. Autoritetet shëndetësore raportojnë për një numër në rritje të pacientëve me simptoma që lidhen me të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T16:24:59+02:00 Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Prokuroria publike e Joveskit fillojnë fërkimet e tyre të para. Në njoftimin me shkrim të Prokurorisë thuhet se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe se nuk do të lejohet të diskreditohen prokurorët dhe të ketë përzierje në procedura penale nga ana e politikanëve. Për rastin “Reket”, kanë vepruar në mënyrë jo- selektive dhe në kohë dhe se personat e përfshirë në veprat penale, do të japin llogari para ligjit dhe se presionet politike mund të ndikojnë negativisht. [embedded content]  Prokuroria Publike “…Presionet politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë, dëmshëm…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër B.S., P.T., L.Sh., dhe F.Xh., të cilët gjenden në paraburgim nga data 12.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuarpër shitblerje të drogësSipas aktakuzës, të akuzuarit B.S., dhe P.T., nga periudha kohore shkurt 2017 deri në gusht të vitit 2018 në Prizren, si bashkëkryerës, pa autorizim shpërndajnë dhe shesin substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që nëpërmjet telefonave celular, gjë vërtetohet nga bisedat e transkriptuara nga përgjimet, ofrojnë dhe shesin narkotikë të llojit “kokainë” në sheshin Shadervan prapa xhamisë së Sinan Pashës si dhe para…

Lexo më Shumë

Nasuf Mjekiqi i lindur me 05.05.1976, nga fshati Grabovc i Epërm i Komunes se Obiliqit, veteran i luftës dhe baba i 3 fëmijëve është diagnostifikuar me sëmundjen Leucemia Acute!Trajtimi për këtë sëmundje bëhet jashtë vendit dhe shërimi i kushton 155.000.00 Euro Kushdo qe keni mundesi po ju kërkojm që ta ndihmoni me  mundësit e juaja pasi që familja nuk ka mundësi te siguroj kaq shume mjete ler sherim..!! Nr i llogarisë bankare XK051501170000633770

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T15:55:42+02:00 VMRO-DPMNE-ja sërish kërkon zgjerim të hetimit për rastin “Reket”. Sipas tyre, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë vetëm ekzekutues të urdhrave, ndërsa nga Prokuroria kërkojnë që të zbulohen porositësit e skandalit. Igor Janushev madje akuzon edhe prokuroren e lëndës Vilma Ruskoska për mosveprim, që sipas tij, i ka mundësuar Katica Janevës që të zhduk fakte dhe të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm për rastin “Reket”.  Ruskoska, me mosveprimin e saj, mundësoi që Janeva të zhduk fakte dhe të ndikojë në dëshmitarë. 02-12 Janeva dhe PSP janë mjeti përmes të cilit është kryer zhvatja, e cila pa mbështetjen direkte…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T15:49:30+02:00 Qeveria mori vendim që Oliver Spasovski të udhëheq me ekipin e ri operativ që do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit. Synimi sipas Qeverisë është që drejtësia të vjen në vend dhe të ketë përgjegjësi të plotë për të gjithë që kanë marrë pjesë apo kanë ndihmuar krimin apo korrupsioni në të kaluarën, por edhe tani. Në ekipin operativ, përveç Spasovskit, do të jenë edhe ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësi i MPB-së, Agim Nuhiu, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski, drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski dhe drejtues të disa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T15:43:16+02:00 Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka thënë se iniciativa e anti-korrupsionit për padi ndaj tij është hakmarrje e kryeministrit Zoran Zaev për shkak të refuzimit që i ka bërë një kërkese për ndërhyrje në gjyqësor. Bexheti tha se një muaj më parë konkretisht 17 korrik Zaev ka kërkuar nga ai që të ndikoj tek disa anëtar të këshillit gjyqësor që të votojnë për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Zaev më ka thirrur në telefon që unë të ndikojë tek disa anëtarë të këshillit gjyqësor republikan se si të votojnë për një pikë të rendit të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T15:38:12+02:00 Pesë orë në Prokurorinë për krim të organizuar prokurorja Lile Stefanova nga PSP ka sqaruar se çfarë din për rastin “Reket”. Para kolegëve si dëshmitare ka shpjeguar shumë gjëra, ndërsa para kamerave ishte e përmbajtur. Tha se ka treguar çdo gjë që ka ditur, duke pasur parasysh faktin se Stefanova është në krye të hetimit për rastin “Perandoria”, ku të dyshuar për larje parash janë disa biznesmenë, mes tyre edhe Orce Kamçev. Ky i fundit, tani është dëshmitari kryesor për rastin “Reket” apo për zhvatjen e 1,5 milionë eurove ndërsa si kundër- shërbim është dashur të ndërpritet hetimi…

Lexo më Shumë

Qeveria në largim e Kosovës nuk i bindet ambasadave të shteteve të fuqishme, që kërkuan vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe heqjen e taksave, duke thënë se s’duhet të vendosen pengesa shtesë.Në kohën kur partitë politike në Kosovë po flasin vetëm për mbajtje të zgjedhjeve, misionet diplomatike kërkojnë që fokusi të kthehet të Serbia dhe bisedimet me të. Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur deklaratës së përbashkët të shteteve të QUINT’it (Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës), të cilat kërkojnë vazhdimin e menjhërshëm të dialogut dhe heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Sipas zyrës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-13T15:28:58+02:00 Pas 15 gushtit pritet që grupet e punës të pushtetit dhe opozitës sërish të ulen në tavolinë për kapërcimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurori publike, në kuadër të cilit duhet të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale. Nga Ministria e drejtësisë konfirmojnë se dinamikën e këtillë të punës të dyja palët e kanë dakorduar në takimin e fundit. Data do të mësohet menjëherë pas pushimeve, thonë  nga Ministria e Drejtësisë. BE-ja e kërkon ligjin për Prokurori si parakusht për marrjen eventuale të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në tetor, si parakusht për luftën kundër krimit,…

Lexo më Shumë