Ndaj legjendës së operës Placido Domingo janë ngritur ankesa për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave.Disa nga akuzueset ankohen se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij. Associated Press njofton se shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave. Akuzueset thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese. Domingo ka mohuar akuzat.
Author: almakos
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për dy ditë, më 14 dhe 15 gusht, do të mbyllet për qarkullim rruga “Gani Butka” në hyrje të kryeqytetit, nga Veterniku.Kjo për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Komuna ka kërkuar nga qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e saj përgjatë dy ditëve.
Alsat 2019-08-13T19:03:39+02:00 Kryeministri Zoran Zaev ka folur në telefon me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Han. Sipas një njoftimit të qeverisë, Zaev dhe Han kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike si dhe për rastin “Reketi”. Han dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin afera e përgjimeve. Zaev ka njoftuar komisionerin Han për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , përfshirë edhe rastin Reket. Zaev…
Senati italian, i thirrur me urgjencë, në një Romë të zbrazur në këtë periudhë pushimesh verore do të vendosë sot në mbrëmje për votimin e mundshëm të një mocion besimi që mund të rrëzojë qeverinë, ndërkohë që skenari për një zgjidhje alternative “antiSalvini” po riforcohet.Të enjten e kaluar, ministri i Brendshëm dhe kreu i Legës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, bëri një veprim të befasishëm duke prishur aleancën qeveritare me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) pas 14 muajve në pushtet. Përballë letargjisë së muajit gusht dhe qëndrimit dominues në sondazhe (36/38% të votave, 20 pikë më shumë se në pranverë…
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi që vendet e QUINT’it kanë kërkuar nga vendi që të vazhdon dialogu Kosovë-Serbi si dhe të hiqet taksa, raporton Express.Sipas tij, thelbi që ka dalë nga kjo kumtesë e vendeve të QUINT’it, është kërkesa për rinisje të dialogut në mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësim të BE-së. “Në variantin shqip kumtesa e Kuintit u bën thirrje “Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ndërsa në variantin serbisht, kumtesa u bën thirrje “Kosovës e Serbisë që ta rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur…
Alsat 2019-08-13T18:32:15+02:00 Akuzave të Bexhetit, kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke mohuar pretendimet e kreut të Sarajit për hakmarrje apo presion për ndërrime në gjyqësor. “ Me Bexhetin kam folur për shumë çështje të rëndësishme si koordinator i ekipit për çështje juridike të BDI-së. Kemi folur për ligjin për prokurorinë publike që ende nuk është votuar, për ligjet e miratuar në gjyqësi dhe këshillin gjyqësor, por edhe për atë se si të kontribuojmë për zbatimin e ligjeve të miratuar… Me Bexhetin kemi biseduar edhe për spekulimet në opinion se dikush e mbron…
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda i ka reaguar Partisë Demokratike të Kadri Veselit, duke thënë se të njejtën është më mirë që të pranojnë humbjen e pushtetit me dinjitet se sa të shfaqin aq haptas panikun, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Deda po thotë se nuk ka pushtet të përjeshtëm, e as opozitë të përjetshme, e se rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv. “Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme. Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë.…
Labinot Tahiri ka kaluar këtë ditë të nxehtë duke u freskuar në pishinë me ‘miq e shokë’.Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri ka vendosur që në ditën më të nxehtë të vitit të lë anash obligimet, për të shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij për t’u freskuar. Labi ka treguar përmes postimeve në rrjetin social Instagram se ai po kalon këtë ditë me ‘miq dhe shokë’, shkruan Gazeta Express. Ai madje në një foto shihet teksa provon të arrijë rrushin që i ofron një nga shoktë e tij, derisa Labi ishte ende në pishinë. Ndërkohë, sot është shënuar dita më e…
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka përuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Express.Rastin për Gazetën Express e kas konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 15:10 policia është informuar për një aksident në fshatin Dobrushë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova./GazetaExpress
Gjendje e rënduar dhe radhe të gjata mjetesh në pikën e kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Qafë-Thanë. Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë prej të paktën 4 orë mësohet se qëndrojnë në radhë në këtë pikë të kalimit kufitar, për t’u futur në vend. Sipas të dhënave, për këtë anomali u bë shkak procesi i skanimit të mjeteve. Drejtuesit e tyre janë shprehur se presin për disa orë në temperatura të larta. ‘Nuk është aspak normale një pritje e tillë’ reagojnë shoferët e mjeteve të rënda që e bëjnë çdo ditë këtë rrugë dhe sipas tyre…
Dita e martë është regjistruar si dita më e nxehtë e vitit 2019 ku temperatura ka shënuar 38 gradë celsius, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.‘’Temperaturat më të larta të vitit janë regjistruar ditën e mërkurë me 38 gradë celsius, në Gjakovë dhe Kamenicë, derisa në pjesët tjera të Kosovës, temperaturat kanë qenë 36 gradë celsius. Megjithatë pritet që temperaturat në ditët në vijim të zbresin pak, të ketë erë nga veri lindja si dhe do të shoqërohet me reshje shiu e që është shumë i nevojshëm për shkak të thatësisë. Temperaturat e…
Një rast tjetër i qytetarëve të Shqipërisë të cilët nuk i duan kosovarët si turistë është regjistruar edhe këtë verë. Anton Zefi dhe Luig Marku kanë thënë se do t’ua bëjnë myslimanëve nga Kosova siç ua ka bërë serbi.Dy banorë të Veriut të Shqipërisë, që i takojnë besimit të krishterë, përmes disa videove që i kanë incizuar deklarojnë se nuk duan të shohin turistë myslimanën nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në bregdetin e fshatrave rreth Shkodrës. Njëri nga ta thotë se ‘do të ju rrjep si cjapi që ju ka rrjep serbi”. “Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të…

