Drejtori në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës, Rajan Arapi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook rreth hedhjes së mbetjeve të kurbaneve në mbeturina.“Ju që mbetjet e kurbanit i keni hedhur në kontenjer të mbeturinave harrojeni sevapin!!!”, ka shkruar ai. “Përkundrazi ju keni terrorizuar me kundërmim të gjitha ato familje që banojnë afër tyre, dhe më e keqja rrezikoni fëmijët nga ndonjë epidemi. TURP!” Tutje ai ka thënë se nuk do të postojë foto për të i kursyer të tjerët nga pamjet horror./Gazeta Express/ [embedded content]
Author: almakos
Mërgimtarët që i kanë kryer pushimet në Kosovë dhe po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare të Merdarës.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri një orë e gjysmë, shkruan rtv21.tv. Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, në Vermicë pritjet janë deri në gjysmë orë ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta. Pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara,…
Objekti i xhamisë së dytë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, i nisur pa leje ndërtimore, ka nxitur reagimin e një grupi të qytetarëve që ka vendosur të rrënojë vetë gurthemelin e sajBanorët që kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj xhamie kanë thënë për Kohën Ditore se e kanë marrë vetë përsipër rastin, pasi s’është ndërmarrë asnjë masë edhe pse Ministria e Ambientit kishte vlerësuar se vendimi për caktimin e lokacionit për këtë xhami ishte në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Mësohet po ashtu se pas rrënimit të saj, në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e Kosovës që u…
Josiah Cameroon e ktheu mbiemrin e të parëve, u bë Josiah Shala. Të parët e tij migruan në Australi në vitet e 50-ta.Gjyshi humbi jetën në një aksident në vendin e punës, gjyshja përfundoi në psikiatri, më pas katër fëmijët e vegjël u birësuan nga familje australiane ku edhe u rriten dhe krijuan familje. Si e kuptuan ata identitetin e tyre? Më poshtë mund të ndiqni një rrëfim nga të rinjtë që e rikthyen identitetin shqiptar në Australi. Histori prekëse, australiani që e kuptoi se është shqiptar – 13.08.2019
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt një kthese shpresëdhënëse politike.Ai ka theksuar se zgjedhjet do të duhej ta këndellnin shoqërinë dhe pushtetin e çorientuar. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se në këto zgjedhje duhet të dalim me vetëdijen se shtetësia e Kosovës nuk është ende punë plotësisht e kryer. Sipas tij, pa njohjen universale, anëtarësimin në OKB, nuk mund të kemi zhvillim normal dhe më të përshpejtuar. Maliqi ka thënë se në këto zgjedhje do të ishte më mirë nëse partitë garojnë veç…
Mediat e huaja kanë shkruar për pesë vendet më të fuqishme të QUINT’it, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat sot i kanë bërë thirrje Kosovës të heq taksën dhe të rinisin bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtareKosova dhe Serbia sot kanë qenë në fokus të disa prej mediave më të njohura në botë si Deutche Welle e Reuters. “Shtetet e NATO’s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet”, kështu e fillon artikullin Deutsche Welle. Ndërsa, Reuters, shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen sa…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo parti preferon të hyjë e vetme në zgjedhje, por një gjë e tillë ka shtuar se varet edhe nga sjelljet e partive kundërshtare.Sipas saj, nëse bëhen të tjerët bashkë, edhe LDK-ja do të detyrohet të reflektojë për një koalicion parazgjedhor. Pas afrimeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, Bajrami ka thënë se kjo është e vetmja pikë që po shihet si shpresë nga qytetarët. “Është kohë zgjedhjesh. LDK sapo ka dalë nga procesi i brendshëm. Isa Mustafa u rikonfirmua si kryetar. Jemi në kohë…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t’i marrë ata.I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se “kjo është një garë me kohën” dhe shtoi se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”. Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port. UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth…
Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet nesër (e mërkurë), nga ora 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë së Kosovës. Kjo protestë erdhi pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. Tetë…
Me grushte e shqelma janë përleshur fizikisht dy grupe të rinjsh në një lokal në Gjilan, që ka përfunduar në një shkatërrim të pjesës së brendshme të lokalit – me thyerje tavolinash.Ngjarja, e cila dyshohet të ketë ndodhur gjatë kësaj jave, është incizuar në një video 30-sekondëshe, e cila shfaq dy grupet e të rinjve duke u përplasur fizikisht brenda lokalit ku ndodheshin dhjetëra qytetarë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave në mesnatë, në restorantin e një pompe të derivateve në Gjilan. Në raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës nuk është lajmëruar për rrahje masive gjatë ditëve të fundit në…
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së”, është shprehur ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”. Sipas tij, pa ndihmën e PSD’së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Express/ [embedded content]
Rreth 10 ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill’’ parku i Gërmisë ka marrë këtë pamje.Parkut më të madh të kryeqytetit, si rrjedhojë e festivalit, i ka humbur gjelbërimi e në këtë park po ashtu, vërehen edhe mbeturina të shumta, raporton KTV. Përkundër faktit se skena kryesore është në proces të largimit, sipas qytetarëve ajo po bëhet në mënyrë të rrezikshme, derisa as gjendja e parkut, pas mbarimit të festivalit, nuk është e kënaqshme. Në Drejtorinë e Parqeve në komunën e Prishtinës thonë se janë duke u marrë masa. E për mbeturinat rreth skenës kryesore, Fatime Hajdari – Drejtore e…

