Drejtori në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës, Rajan Arapi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook rreth hedhjes së mbetjeve të kurbaneve në mbeturina.
“Ju që mbetjet e kurbanit i keni hedhur në kontenjer të mbeturinave harrojeni sevapin!!!”, ka shkruar ai.
“Përkundrazi ju keni terrorizuar me kundërmim të gjitha ato familje që banojnë afër tyre, dhe më e keqja rrezikoni fëmijët nga ndonjë epidemi. TURP!”
Tutje ai ka thënë se nuk do të postojë foto për të i kursyer të tjerët nga pamjet horror./Gazeta Express/



