Deputeti nga radhët e AAK’së, Blerim Kuqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se në koalicion me PAN’in kemi fitu kryeministrin por kemi humbë elektoratin. Gjithashtu Kuqi ka treguar edhe si do dali AAK’ja në zgjedhje.
“Me PAN’in kemi fitu kryeministrin por kemi humbë elektoratin”, ka thënë Kuqi në Pressing.
Ai ka treguar përqindjen e AAK’së brenda PAN’it dhe sa deputetë duhej t’i takonin AAK’së.
“Brenda koalicionit PAN, AAK’ja ka marrë 11.6% që i bije 13 deputetë, derisa në kemi marrë vetëm 10 deputetë”, ka sqaruar Kuqi.
Derisa për zgjedhjet lokale ka thënë se AAK’ja është e para.
“Përveç që kemi 7 komuna, ne jemi edhe me 7 komuna tjera në bashkëqeverisje. Kjo na bën fuqinë e parë politike në zgjedhje lokale, pa marrë parasysh se LDK’ja ka në qeverisje 8 komuna”
Ndërsa në zgjedhje qëndrore Kuqi ka thënë se këtu garojnë vetëm katër parti.
“Janë katër parti që dallojnë vetëm 4%, pra në garë janë vetëm katër parti. Me neve garojnë vetëm partitë e unitetit”, ka thënë Kuqi
“Përdallim nga VV’ja dhe PDK’ja, ne nuk kemi probleme të brendshme në parti. Ne jemi parti e unitetit”, ka shtuar Kuqi në Pressing.



