Author: almakos

Zjarrfikësit grekë po luftojnë edhe sot për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë që prej 30 orësh një prej vendeve të ruajtura më mirë përsa i përket faunës dhe orës, në ishullin Eube, ku autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës. “Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unik, që kishte mbetur i paprekur…

Lexo më Shumë

Dënimi për vrasjen e të birit 26-vjeçar Fahriut, nuk po e kënaq Avdyl Bunjakun. Familja Bunjaku po konsiderojnë se iu është shkaktuar plagë e re pas asaj të 7 shkurtit 2016. Kjo pasi drejtësia vendosi që i akuzuari për këtë vrasje të shpallet i pafajshëm.Tani pas vuajtjes së dënimit për armëmbajtje pa leje për 3 vjetë e gjysëm, ai është i lirë. “Vetura e cila është dëmtu, ekspertët ligjorë tregojnë se është e demtuar nga tri lloje armësh dhe të gjithë dëshmitarët tregojnë se ai person është i përfshirë në vrasjen e birit tim”, ka thënë Avdyl Bunjaku. Derisa Avokati…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka thënë se Moska mund të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.Ai ka deklauar për TV Prva të Beogradit se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të konfirmohej në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai. Edhe për kufijtë? “Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Në fotot më poshtë vandalizmi i huliganëve serbë.Për sulmin ndaj Konsulaltës së Kosovës në Danimarkë, ka reaguar ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.  “Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-14T20:46:07+02:00 Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi ku shihet ish-luftëtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili sot u lëshua nga paraburgimi në burgun e Shutkës në Shkup. Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina është liruar nga paraburgimi pas tre javësh paraburgim. Nga Shutka, Morina doli i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij. Për shkak se Morina ndodhej në veturën e ambasadës së Kosovës, i njëjti nuk u prononcua për media. Mirëpo në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi ku shihet Morina i shoqëruar nga miqtë dhe familjarët e tij. Vendimi për lirimin e Morinës…

Lexo më Shumë

Në Gjermani ndodh herë pas here, që avionët qeveritarë të mos startojnë për shkak të avarive. Së fundmi duhej të udhëtonte me vonesë në Nju Jork, ministri i Jashtëm Heiko Maas.Edhe një vonesë tjetër që të turpëron për shkak të një avioni me defekt: Fillimisht ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas duhet të ndërronte avionin për shkak të problemeve të Airbus A321 para fluturimit në Nju Jork, por edhe Airbus 319 solli vonesa, sepse duhej të furnizohej me urgjencë në Islandë. Por kjo nuk është avaria e parë, që e prish programin e një politikani të nivelit të lartë gjerman.…

Lexo më Shumë

Banorët e Drenicës nuk po kanë pare as për barna, po i marrin ato borxh nëpër barnatoret e qytetit, raporton T7Farmacisti Ilmi Jonuzi, nga Skenderaj, i ka shënuar nëpër fletore emrat e borxhlinjve në barnatoren e tij. Janë shumë pacientë që kanë marrë barna pa paguar për shkak se nuk kanë para. Ka raste kur borxhi arrin qindra euro. Farmacisti nga Skenderaj thotë se nuk mund t’i kthejë klientët pa u dhënë ilaçe, edhe kur ata nuk kanë para, raporton T7. [embedded content] Jonuzi tregon barnat për të cilat më së shumti kanë nevojë të sëmurët. E njëjta gjendje është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-14T20:15:53+02:00 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Drma në aksin Shkup-Veles në afërsi të burgut të Idrizovës në Shkup. Sipas informacioneve të para kamioni me targa të Shkupit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me ç’rast jetën ka humbur shoferi i kamionit./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.  “Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike…

Lexo më Shumë

Kina ka dënuar përleshjet e dhunshme në protestat e Hong Kongut, duke i cilësuar ato si “të afërta me terrorizmin”.Këto deklarata kanë treguar ashpërsim të retorikës kineze ndaj protestave. Pas disa ditëve të protestave paqësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut, përleshjet me policinë kanë nisur në mbëmjen e së martës. Kjo njëherësh është hera e dytë që zyrtarët kinezë kanë përshkruar protestat si të ngjashme me aktivitete terroriste. Disa vëzhgues besojnë se përsëritja e një retorike të tillë tregon se Kina është duke humbur durimin ndaj protestuesve dhe mund të rritet intervenimi nga Pekini. Megjithatë, shumë analistë besojnë se…

Lexo më Shumë

Administrata Trump ka njoftuar një politikë të re që komplikon më shumë procesin e aplikimit për leje qëndrimi apo marrjen e shtetësisë amerikane për një kategori të imigrantëve që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.Politika e re specifikon se nëse këta imigrantë marrin ndihma sociale si kupona ushqimorë, asistencë si persona me të ardhura të ulëta apo strehim falas, kërkesa e tyre mund të mohohet. Aktivistët kanë shprehur kritika ndaj politikës së re, duke thënë se vë në shenjestër imigrantët e varfër. Arturo Balbino erdhi në Shtetet e Bashkuara ilegalisht 14 vjet më parë. Ai është martuar me një amerikane, me…

Lexo më Shumë

Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës.Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës. Ai falënderoi institucionet e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut, si dhe theksoi se Morina është në gjendje të mirë. “Tomorin veç e morëm, drejtwsia fitoi, falënderojmë institucionet tona dhe institucionet maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin, dhe të gjithë njerëzit që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë.…

Lexo më Shumë