Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre të mërkurën, derisa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa, që është nisur në këtë zonë.Kjo stuhi, që është raportuar se do të sjellë erëra me shpejtësi 109 kilometra në orë, pritet të arrijë në zonat japoneze në mëngjesin e së enjtes, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë. Thirrjet për evakuim janë nisur për 310,000 banorë, dhe rreth 350 fluturime janë anuluar për të enjten. “Më lejoni të bëj thirrje te njerëzit që të përgatiten mirë, të jenë të vëmendshëm dhe…
Author: almakos
Për Fitim Lladrovcin, ish-pjesëtar i ISIS’it, ka rrëfime të shumta që përshkruajnë historitë e tij radikale. Ai u kthye në Kosovë pasi do të fitonte 11 mijë dollarë, sepse po sillte me vete një fëmijë kosovar. Plus që besonte se shteti do ta falte për pjesëmarrjen në luftë. Ai vazhdoi të bënte thirrje për xhihad edhe kur u kthye. Në Prokurori tregojnë se ai tash është nën masën e arrestit shtëpiak. Lladrovci, që tash ndihet i penduar vetëm pse u kthye nga Siria, do të jetë krejtësisht i lirë pas një muajiAlbioneta Ademi Lladrovci që jeton në Obiliq, ka shkuar…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit P. T.Ekziston dyshimi i bazuar se më 13 gusht 2019, në ora 00:30 në lagjen “Lagjja e Dëshmorëve”, gjatë kontrollit të policisë tek i pandehuri në veturën e tipit “Alfa Romeo” janë gjetur substancë narkotike në qese, në sasi prej 163 gramë, 9.5 gramë dhe 7.5 gramë substancë Amfetatine, një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike. Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e…
Falë angazhimit maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve, të gjitha njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë arritur performancë të jashtëzakonshme në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi ka thënë se bazuar në performancën e arritur pritet që edhe në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të tejkalohen ose dyfishohen rezultatet. “Këtu jemi në divizionin e minierave dhe krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në këtë gjashtëmujor kemi rritje të prodhimit të djerrinës në mbi 20%. Në qoftë se në vitin e kaluar janë prodhuar 3.6 milionë metër kub djerrinë në vit, këtë vit…
Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha i ra pishman për fjalët që i tha në emër të ambasadorit të Britanisë në largim, Ruairi O’Conell. Pasi u kritikuan nga ky i fundit, përcollën një komunikatë tjetër për media. Po del që ambasadori s’ka dhënë lavdata për luftim të korrupsionit, por, ka thënë se vendi është në udhëkryq, raporton Gazeta Express.Mënjëherë pas takimit që pati me minisren e Integrimeve në detyrë, ambasadori Ruairi O’Conell reagoi përmes Facebook’ut, duke thënë se nuk janë disktuar ato çështje për të cilat kanë shkruar në komunikatën e ministrisë. Në komunikatë thuhej se O’Connell ka vlerësuar punën…
Alsat 2019-08-14T15:53:13+02:00 Edhe një prokuror i Speciales do të dëshmojë në Prokurorinë e krimit të organizuar për rastin “Reket”. Pas Elizabeta Josifovskës dhe Lile Stefanovës, tani me Villma Ruskoskën pritet të ballafaqohet edhe Burim Rrustemi. Ai është ftuar, por për shkak të gjykimit të nesërm për rastin “TNT”, ende nuk është saktësuar koha. Nga ana tjetër, Prokuroria sot ka njoftuar se hetimi për “Reket” po zhvillohet sipas planit të paraparë. Prokuroria Themelore Publike “Në rrjedhë e sipër është hetimi financiar në disa drejtime, po bëhet grumbullimi i materialit të dëshmive që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike. Njëherë,…
Alsat 2019-08-14T15:39:15+02:00 Realizimi i projekteve në komuna bëhet pa ndonjë analizë se cila prej tyre është prioritet për qytetarët. Ekspertët e UNDP-së i identifikuan problemet në mungesë të kapacitetit të administratorëve, por edhe mospërfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës. Paratë nuk janë problem, thotë përfaqësuesja e UNDP-së, Narine Sahakian. Problemi është se nuk ka projektet mirë të zhvilluara. “Ajo që mungon në komunat janë të dhëna të besueshme në bazë të të cilave do të merren vendime për projekte të mëdha infrastrukturore. Mungojnë kapacitete në kuadër të komunave, sepse ka komuna të vogla me pak…
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar një telefonatë nga Policia e Kosovës-Stacioni Qendër, të cilët e kanë njoftuar Prokurorinë se tre fëmijë janë gjetur pa përkujdesje të prindërve.Me këtë rast Policia ka kërkuar që të marr një autorizim nga ky institucion që fëmijët të dërgohen në një strehimore. Lajmin e ka bërë të ditur, Laureta Ulaj, Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinë. “Dje e kemi pranuar një telefonatë prej policisë qendra, të cilët kanë njoftuar që tre fëmijë nuk janë në përkujdesje të prindit. Ata kanë kërku autorizim nga prokurori që fëmijët me të dërgohen në strehimore.” Ulaj tutje shtoi…
Alsat 2019-08-14T15:31:46+02:00 Formimi i një ekipi operativ nga Qeveria për të ndjekur korrupsionin dhe krimin e organizuar ka zgjuar reagime kontroverse te njohësit e fushës. Analisti Aleksandar Pandov e sheh me skepticizëm nëse institucionet përkatëse me njerëzit e njëjtë do të arrijnë ta ulin kriminalitetin dhe korrupsionin. Kjo është politikë e gabuar sepse ata njerëz që tani janë në atë ekip koordinativ janë pikërisht përgjegjës për këtë korrupsion dhe krim që po e lëkund shtetin. Askush tjetër nuk është fajtorë. Është qesharake të thuhet se ata të njëjtit do të arrijnë ndonjë rezultat dhe ne si qytetarë do të shohim…
Alsat 2019-08-14T15:26:05+02:00 Në 30 ditët e ardhshme, edhe bulevardi “Kërste Misirkov” do ti nënshtrohet rikonstruksionit në të dyja anët. Me këtë do t’ju bashkëngjitet bulevardeve që tashmë janë në rikonstruim, por njëkohësisht edhe do të shtoj kaosin në komunikacion dhe do të bllokoj lëvizjen e lirë të makinave. Kreu i Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Çairit, Visar Ganiu thanë se bulevardi do të rikonstruohet në gjatësi prej 1.350 metra, nga udhëkryqi te “Mavrovasja” e deri te poliklinika “Bit Pazar”. Shilegov paralajmëroi edhe mbylljen e kalimit illegal, poshtë kalimit mbitokësor. Kemi besim se ndoshta edhe më pak se 30 ditë…
Alsat 2019-08-14T15:21:10+02:00 Gjykata Supreme vulosi vendimin e këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë. Gjykata Supreme “Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale ka konstatuar se personi Tomor Morina, ekstradimin e të cilit e kërkon Republika e Serbisë, është shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë, dhe jo shtetas i Republikës së Serbisë, ndërsa…
Pas asaj që gjeti në oborr, një qytetar nga Deçani nuk ndihet i sigurt në shtëpinë e tij 14 minuta më herët të shqetësuar nga të shtënat me armëAhengjet familjare po vazhdojnë të festohen me armë. Kjo dukuri po i shqetëson qytetarët duke mos qenë të sigurt as në shtëpitë e tyre. Një qytetar nga Deçani ka shpërndarë disa fotografi në Facebook ku shihet se një plumb qorr ka përfunduar në zorrën për ujitje në oborrin e tij. “Ja sa jemi të sigurt në shtëpitë tona! Gazmendet familjare dhe dasmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot…

