Author: almakos

Një ditë pasi kryeministri Zaev hodhi poshtë zërat se kinse ka kërkuar të ndikojë në organet e drejtësisë, kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti është i pakapshëm për të komentuar mohimet e kryeministrit. Për kreun e BDI-së Ali Ahmetin, acarimi i marrëdhënieve Bexheti-Zaev do të tejkalohet së shpejti. Megjithatë, Zaev duket se nuk është i vetmi person me të cilin Bexheti ka acaruar marrëdhëniet. Kreu i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, sot tha se ai nuk ka marrëdhënie të këqija me Blerim Bexhetin, edhe pse sipas tij, ky i fundit ka pohuar se ka problem me Shilegovin.  Unë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e kishin kërkuar shumë një autobus i cili do të ua mundësonte të udhëtonin nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” dhe anasjelltas, por tani që kjo linjë ekziston, ata nuk po e përdorin. Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, ka thënë për Gazetën Express se autobusin po e përdorin më shumë shtetasit e huaj sesa vendorëtE kishin kërkuar shumë një autobus të transportit publik i cili do t’i lidhte me aeroportin e Prishtinës, por qytetarët po vazhdojnë t’i përdorin makinat private dhe taksitë për ta kryer këtë shërbim. Pak qytetarë po e shfrytëzojnë autobusin e Trafikut Urban…

Lexo më Shumë

Pa prezencën e kryetarit Ramiz Merko, këshilltarët e komunës së Strugës kanë miratuar planin e veprimit për masat dhe aktivitetet që pritet të ndërmerren në komunën e tyre, me qëllim që rajoni rreth liqenit të Ohrit ta ruaj statusin e trashëgimisë kulturore botërore nën patronazhin e UNESKO-s. Prej sot, edhe në Strugë ka filluar masa kohore për moratorium ndërtimi, miratim dhe zbatim të planeve urbanistike dhe procedurave për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt. Jemi të bindur se nuk do të realizohet plani i veprimit dhe ka vetëm natyrë deklarative pasi në të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-14T14:51:11+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale kundër tre personave nga Tetova, dy prej të cilëve janl të mitur. Të dyshuarit me datë 30.04.2019 ata janë kapur me drogë. “SPB-Tetovë ka ngritur padi penale kundër dy të miturve të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova me dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhimit pa leje dhe shitje të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” si dhe kundër personit A.Z. (19) gjithashtu nga Tetova. Më 30.04.2019 rreth orës 01:30 në Tetovë në rrugën “JNA”, policia gjetë kontrollit të makinës ka sekuestruar marihuanën, e…

Lexo më Shumë

Ambasadori në largim i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar ashpër përmes një shkrimi në Facebook.O’Connell është ankuar se gjatë takimit të sotëm me Ministren Dhurata Hoxha, janë shtrembëruar fajlët e tij që ka thënë në takim pas publikimit të komunikatës për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Ai ka thënë se kur të largohet nga Kosova nuk do t’i mungojë sjellja jo profesionale dhe jo shoqërore e  politikanëve në Kosovë të cilët kanë keqinterpretuar fjalët e tij gjatë diskutimeve. Postimi i plotë i O’Connell: Një gjë që nuk do të më mungojë nga Kosova është praktika jo profesionale…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-14T14:46:47+02:00 Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njofton opinionin se në bazë të planit po ndërmerr veprime hetuese në drejtim të sigurimit të dëshmive dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”. Në rrjedhë është hetimi financiar në më shumë drejtime si dhe mbledhja e dëshmive që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike. Në fakt një pjesë e pajisjes elektronike është dërguar për ekspertizë, ndërkohë që në një pjesë po bëhen përpjekje për dekriptimin e përmbajtjeve të gjetura në to. Loading…

Lexo më Shumë

Një politikan nga Kashmiri i administruar nga India, është bërë e ditur të jetë arrestuar në Nju Delhi, dhe është dërguar sërish në këtë rajon, transmeton BBC.Shah Faesal, ka qenë një nga politikanët e paktë të Kashmirit, që nuk ishte ndaluar pas vendimit kontravers të Indisë, për t’i hequr statusin special Kashmirit që drejton. Agjencia e lajmeve, PTI, ka cituar disa zyrtarë të kenë thënë se ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi, teksa ka tentuar të niset drejt Turqisë. Prej kur është marrë vendimi i qeverisë indiane për anulim të Artikullit 370, që i ofron më shumë autonomi…

Lexo më Shumë

Fotografitë zemërthyese të një elefanti i cili është aq i dobët, saqë i dallohen të gjitha brinjët, janë shfaqur në rrjetet sociale.Tikiiri, një elefant femër 70-vjeçar, do të punojë përkrah 60 elefantëve të tjerë për Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit – pavarësisht trupit të saj të dobët dhe shëndetit të keq, transmeton Reporteri.net. Festivali dhjetë-ditor budist përfshinë kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, magjistarë dhe muzikantë. Fotografitë e tmerrshme të Tikiirit u ndanë nga Fondacioni “Save Elephant” për të shënuar Ditën Botërore të Elefantëve  që ishte të Hënën.

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot kompleksin memorial në Krushë.Nga aty ai ka thënë se SHBA-të do të angazhohen për zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur. “E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett. Kosnett. më pas në njërën nga kafiteritë e fshatit amerikani dëgjoi historitë e banorëve të Krushës të përjetuara gjatë luftës së fundit.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-14T13:57:20+02:00 “Sterjo Spase-n duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit, gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore”, kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri. “Është i Shqipërisë kur bëhet fjalë për veprimtarin e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se të gjithë partitë tash në kohë zgjedhjesh janë bërë pro taksës.“Krejt pro taksës. Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës. Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë”, ka shkruar Nitaj. Ai është shprehur se kur…

Lexo më Shumë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje me interpretimet që i janë bërë deklaratës së përbashkët të QUINT-it, në lidhje me rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe SerbisëAi përmes këtij reagimi në Facebook ka thënë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi është temë e rëndësishme edhe për Kosovën edhe gjithë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse duhet përfshirja e ndërkombëtarëve, dhe pse QUINT-i ka kërkuar rinisjen e tij, ndërkaq zgjedhjet, janë çështje tërësisht e Kosovës, se a duan t’i mbajnë apo jo. “Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë…

Lexo më Shumë