Alsat 2019-08-14T13:57:20+02:00
“Sterjo Spase-n duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit, gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore”, kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.
“Është i Shqipërisë kur bëhet fjalë për veprimtarin e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spase është shembull, se arti është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri Ademi.
Loading…



