Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Kushtetuese interpretimin e dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit.Më 19 korrik të këtij viti, Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Mirëpo, dhjetë ditë më vonë, pra më 29 korrik pasi që edhe ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara, Haradinaj vendosi që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për interpretimin e dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit Deri te kjo kërkesë e tij kishte ardhur si pasojë e paqartësive politike që ishin krijuar pas dorëheqjes së tij nga…
Author: almakos
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci foli për evenimentin “Muaji i Mërgatës”, ku që nga 15 korriku i këtij viti çdo mbrëmje në Drenas mbahet pa pagesë me emra të njohur të estradës.Lladrovci foli edhe për planet e tij private për rtv21 ku tha e sivjet nuk do të shkojë fare në pushim. Ai tha se nuk ka kohë pasi që tani janë dëgjimet publike për buxhetin e komunës dhe po ashtu fushata zgjedhore. Por, Lladrovci tregoi se është edhe në përgatitje të Doktoraturës e edhe kjo gjë po e privon atë nga pushimet.
Familja më e pasur në botë, familja Walton, fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, shkruan Bloomberg.Dhe derisa ju po lexoni këtë artikull, familja më e pasur në botë do të jetë më e pasur për 70 mijë dollarë tjera, transmeton Telegrafi. Kjo do të thotë se për një orë inkason 4,2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për 100 milionë dollarë. Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri. E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka…
Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka shfrytëzuar një fjalim për të shënuar Ditën e Pavarësisë së shtetit të tij, që të akuzojë Indinë për përgatitje të planit ushtarak në rajonin e Kashmirit.“Ushtria pakistaneze është tërsisht e vetëdijshme se ata janë duke u përgatitur për të vepruar”, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ka thënë Khan të mërkurën. “Ne jemi gati, dhe do të përgjigjemi ndaj asaj që do të bëjnë ata”, ka shtuar ai. Tensionet në mes të Pakistanit dhe Indisë janë tensionuar pasi Nju Delhi ka marrë vendim një javë më parë për të tërhequr Artikullin 370 nga kushtetuta, që…
Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ranë ndjeshëm të mërkurën pasi treguesit kryesorë ekonomikë sinjalizuan mundësi të qarta për një krizë botërore vitin e ardhshëm.Treguesit kryesorë të aksioneve në Nju Jork ranë me më shumë se 2 për qind gjatë mesditës. Tregjet evropiane pësuan gjithashtu ulje në të njëjtat vlera. Pas njoftimeve se SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e një tarifë të re prej 10 për qind ndaj importeve kryesore kineze, Dow Jones, ku tregtohen rreth 30 për qind e aksioneve kryesore amerikane, shënoi një ulje me më shumë se 700 pikë, ndryshe nga një rritje…
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar planet e subjektit të tij, nëse bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.Ai është shprehur shumë optimist se PEK do të marrë pushtetin. Zeka ka paralajmëruar se partitë e vogla do ta krijojnë qeverinë e re. “Baza jonë është: Stop hajnisë së parasë publike”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Sipas Zekës, nëse partia e tij vjen në pushtet, nuk do të ketë “asnjë makinë me shkronjën Z. Veturat zyrtare do të tërhiqen”. “Do t’ia kursejmë shtetit 250-300 milionë euro”, ka deklaruar Zeka në T7. Ai…
Ekonomia gjermane shënoi rënie me 0,1 % në tremujorin e dytë, ndërsa konfliktet dhe problemet e tregtisë globale në industrinë e automobilistike i kanë shkaktuar vështirësi ekonomisë më të madhe të Evropës. Agjencia shtetërore e statistikave “Destatis” theksoi sot se rënia e eksportit ka shkaktuar probleme në prodhim, ndërsa kërkesa e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare në vend kanë mbështetur ekonominë. Ekonomia e Gjermanisë po përballet me zhvillime negative, pasi industria e saj e automobilave, një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike, po përballet me sfida lidhur me standardet më të ashpra të emetimeve në Evropë dhe Kinë. Industria gjithashtu ka…
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për raportet e tij me presidentin e ndjerë të vendit, Ibrahim Rugova.Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova e kishte përzgjedhur për drejtor të Radiotelevizionit të Kosovës. Ai po ashtu ka deklaruar se me ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur shumë takime. “Në vizitën e parë zyrtare në jetën e tij, ka ardhur në Oslo, te unë, në vitin 1990 apo 91”, ka treguar Zeka. “E kam takuar me personalitetet më të larta norvegjeze”, ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës. “Prej…
Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në Pressing të televizionit T7 ka thënë se është i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë, por ka gjasa që edhe në Lublanë. Gjithashtu ai tha se kreu i LDK’së, Isa Msutafa, është intervistuar në cilësinë e deshmitarit.Zeka ka thënë se 99% i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale, e për këtë rast pati raportuar Gazeta Express, ekskluzivisht. “Informacioni im është 99% është se Kadri Veselin e kanë intervistu në Prishtinë, por ka gjasa që e kanë intervistu edhe në Lublanë”, ka…
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar koalicionin e mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Ai ka thënë se “Vetëvendosja dhe LDK’ja mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet”. Më herët, ai ka sulmuar LDK’në, duke thënë se partia e Isa Mustafës s’mund ta luftojë korrupsionin në vend. Sipas tij, LDK’ja nuk mund ta luftojë korrupsionin, duke e pasur parasysh se disa prej figurave kyç të saj kanë aktakuza të ngritura. Krasniqi ka paralajmëruar se “PDK’ja do të shkojë e vetme në zgjedhje” “Pas zgjedhjeve, PDK nuk…
Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi sot një bashkëpunim të tmerrshëm mes deputetëve të vendit të tij dhe Bashkimit Europian, që pengon sipas tij rinegocimin e marrëveshjes për Brexit. “Ekziston një bashkëpunim i tmerrshëm mes njerëzve që mendojnë se mund të bllokojnë Brexit-in në Parlament dhe miqve tanë europianë”, deklaroi ai gjatë në seancë të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje në rrjetin social Facebook. “Miqtë tanë europianë nuk ndryshojnë mendim (…) Ata nuk bëjnë asnjë kompromis për marrëveshjen e tërheqjes edhe pse ajo është hedhur poshtë tre herë nga Parlamenti britanik”, nënvizoi ai gjatë një bisede prej 15 minutash dhe që u ndoq nga…
Rrjeti social “Facebook” ka paguar qindra nënkontraktorë për transkriptimin e bisedave të disa përdoruesve, zbuluar sot nga Bloomberg, edhe pse rrjeti i parë social në botë ka hedhur poshtë që prej shumë kohësh se ka vepruar kështu.Në një komunikatë të transmetuar në agjencinë financiare “Facebook” ka pranuar se kishte transkriptuar regjistrime zanore të bisedave me autorizim të përdoruesve, por konfirmoi se i kishte dhënë fund kësaj praktike. “Ashtu si Apple apo Google, ne kemi ngrirë praktikat në lidhje me dëgjimin e regjistrimeve zanore nga njerëzit javën e kaluar”, theksoi rrjeti social. “Facebook” shpjegoi se kishte pasur autorizim, për të proceduar…

