Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi sot për një rritje të pritshme të çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tyre mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Nga BDI thonë që institucionet të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset, duke ofruar edhe gatishmërinë për të mbështetur vendime në Kuvend për zbatimin e masave emergjente. “Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër ndaj paralajmërimeve dhe të injorojë rreziqet që kërcënojnë standardin jetësor të qytetarëve, duke mos ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ata nga goditjet e reja të çmimeve. Të gjitha parashikimet profesionale dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare…
Author: almakos
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese. Siaps tij, shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka shkraur Osmani, raporton SHENJA. MARKETING
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), raporton gazetarja Klodiana Lala. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë. Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e…
Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend, thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.“Ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente për vendosjen e parimit të Badenterit gjatë votimit të ligjeve që sillen me Badenter në Kuvend, ose ligjeve dhe dispozitave të tjera që prekin të drejtat dhe barazinë e bashkësive etnike në vend.Aleanca për Shqiptarët dhe Kryetari, Ziadin Sela,…
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot paradite (12 mars) për seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta. Ajo u pa të hynte në godinë dhe para se të kalonte derën komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se “sot ishte filmi i saj në orën 18:00”. Gjithashtu ajo u tha gazetarëve se: “Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës në parlament, filmi im pasdite…”, tha ajo ndër të tjera. Po kështu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Avokati Cakrani u…
Juristët peshojnë efektet e vendimit të pritshëm të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK jo vetëm në hetimin e mëtejshëm të dosjes “Balluku”, por edhe në raste të tjera të ngjashme në të ardhmen, ku subjekte do të jenë ministra dhe deputetë. Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të votojë të enjten (sot) mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Votimi pritet gjithsesi të jetë një formalitet, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca…
Godina e seancave plenare është rrethuar nga uniformat blu me qëllim mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Sot, kur edhe parlamenti do të votojë dy raportet për imunitetin e Ballukut, opozita ka njoftuar protestën, e cila do të zhvillohet si jashtë parlamentit ashtu edhe brenda. Ndërkohë mësohet se në gatishmëri janë 1500 efektivë policie. Uniformat blu njoftuan një ditë më parë planin e masave. Protesta pritet të nisë në orën 10:00 dhe policia thotë se në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”. Po…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, ka bllokuar 738 kg fileto e gjoks pule të kompanisë “KMY” dhe 328.7 kg djathë nga baxho “Bonum” në Tiranë për shkak të kushteve johigjienike në të cilat ato ishin vendosur. Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore në dy subjekte biznesi, “KMY” dhe baxho “Bonum”. Në subjektin KMY me aktivitet ‘’Përpunim mishi’’, u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjienosanitare të papërshtatshme. Ambienti i cili u bllokua nga DRAKU Tiranë dhe do të qëndrojë i bllokuar deri në plotësimin e kushteve higjienosanitare sipas…
Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me sistemin “Safe City”. Rexhepi ka thënë se ky institucion e ka braktisur rolin e saj mbrojtës ndaj Kushtetutës. Reagimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdit: Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës. Në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratat skandaloze të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në lidhje me çështjen e projektit “Safe City”, sipas të cilave porositë SMS duhet të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkohë që mund të dërgohen edhe në anglisht, por jo në shqip, përbëjnë një akt të hapur diskriminimi dhe një shkelje të rëndë të frymës dhe të vetë Kushtetutës së shtetit. Reagim i plotë i BDI-së: Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj deklaratave skandaloze dhe të papranueshme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Me qëndrimet e…
Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. “Janë privuar nga liria 151 persona, nga të cilët 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, 50 për vozitje…
Pas investigimit në segmentin e shembur në rrugën që lidh Gjinarin me 7 fshatra, i përfshirë në projektin e qeverisë për “100 fshatrat turistikë”, “TakFak” pyeti në njësinë administrative Gjinar dhe bashkinë e Elbasanit. Administratori i njësisë administrative të Gjinarit, thotë për mikrofonin e “TakFak” se kompania që ka ndërtuar rrugën është Fondi i Zhvillimit. “Rruga është dëmtuar 2 herë, më e fundit 3 muaj më parë. Në muajin dhjetor, unë i bëra kërkesë bashkisë për të ndërhyrë sepse është çarë. Herën e parë erdhën e bënë prapë ato të firmës, te Fondit të Zhvillimit, edhe u ça prapë, e…

