Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend, thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.
“Ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente për vendosjen e parimit të Badenterit gjatë votimit të ligjeve që sillen me Badenter në Kuvend, ose ligjeve dhe dispozitave të tjera që prekin të drejtat dhe barazinë e bashkësive etnike në vend.
Aleanca për Shqiptarët dhe Kryetari, Ziadin Sela, si të parët që ngritën këtë çështje në opinion, ju bëjnë thirje të gjitha subjekteve politike shqiptare në veçanti, që urgjentisht të ndërmarim veprime konkrete për arritjen e këtij mekanizmi shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, të cilat rrezikohen nga institucioni më i lartë kushtetues, prej ku më pas nuk ekzistojnë rrugë dhe mekanizma të tjerë për ankesa dhe kthim prapa të vendimit.
Si parti politike dënojmë ashpër edhe deklaratat e kreut të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe dhe të drejtat e qytetarëve të cilat shkelen me projektin “Safe City”, që më shumë tingllonin si opinione personale sesa si interpretime kushtetuese e juridike”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.
Data 29.09.2026
Aktuale
- Përmbytje në ndërtesën “Nova Makedonija”, ndërtesa është pa energji elektrike
- Rëndësia e dialogut me Serbinë: Ambasadori gjerman i dërgon mesazh Kurtit pas rizgjedhjes
- Krijimi i një platforme digjitale për dokumentimin e historisë së UÇK-së
- Nga 1 deri më 30 tetor, vazhdimi i të drejtës për bursë studentore
- Parashikimi i motit
- “Balluku nën akuzë nga SPAK për disa krime, Qeveria e Ramës në fazë delikate”/ Mediat italiane jehonë skandalit të Vlora Hysenit: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
- Rreziku i llogarive në WhatsApp: Si të mbroheni nga kompromentimi
- Zbulimi i lidhjeve të dyshimta: Pjesa më e madhe e punonjësve të ambasadës ruse në Serbi mund të jenë agjentë të inteligjencës



