Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri, ku burri me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare. Sipas mediave austriake ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, ndërsa gruaja raportohet se u gjet në oborrin e banesës me plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës, por edhe armë zjarri. Autori i dyshuar u kap shpejt nga policia dhe është tashmë në paraburgim. Sipas hetuesve, çifti kishte debatuar shpesh kohët e fundit, por motivi i aktit të dhunshëm mbetet i paqartë. Po ashtu është urdhëruar një autopsi për të…
Author: almakos
Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj, në e banesën e shtetasit Butjan Kapa, kryetari i njësisë administrative Qesarati. Burime bëjnë me dije se 67-vjeçari Kapa ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri, por nuk ka dashur të japë shumë detaje dhe ka patur mungesë bashkëpunimi me policinë. Për fat të mirë nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, por pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën me të cilin lëviznin dhe janë larguar në këmbë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Memaliaj / Informacion paraprak Më datë…
Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka ngritur alarmin mbi rrezikun që Serbia po përpiqet ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Me një postim të fuqishëm në rrjetin social Facebook, Ramadani thekson se Serbia po përfiton nga çdo situatë të re në skenën globale për të minuar stabilitetin e Kosovës. Kjo është një situatë që kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime të koordinuara. Ramadani paralajmëron se ky rrezik nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ai përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Kosovës. Një analizë e thellë e situatës është e nevojshme për të kuptuar dimensionet e…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar për protestën e studentëve duke thënë se sot të gjithë shqiptarët duhet të jenë bashkë. Sipas tij beteja për gjuhën është betejë mbi të gjithë ne. Ai thotë se nuk duhet lejuar “një klikë shoviniste dhe nacionaliste të na e prek atë që është më e shenjta”. MARKETING Ja dhe statusi i tij i plotë: Deputetët e VMRO-DPMNE në Parlament tentuan fizikisht ta pengojnë miratimin e ligjit për gjuhën. Presidenti Ivanov nuk e nënshkroi ligjin dhe ai u detyrua të rikthehet për së dyti në Parlament. VMRO-DPMNE e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese derisa…
Personi në foto është 37-vjeçari i identifikuar si Perikli Doçi, i cili ka rënë në prangat e policisë teksa po udhëtonte me një motomjet pa targa, me maskë silikoni të vendosur, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri. Policia është vënë në ndjekje të Doçit pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. 37-vjeçari është një person i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese e më pas automjetin e përdorur në krim, e ka djegur në urën e Tapizës. Po në të njëjtin…
Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. MARKETING Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës. Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të…
Prindërit e Ilaria Sulës, Gezime dhe Flamur, kanë rrëfyer publikisht dramën e rëndë që po përjetojnë pas vrasjes tragjike të vajzës së tyre, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, i cili rrëfeu krimin pasi fshehu trupin e vajzës dhe u shtir sikur ishte larguar vullnetarisht, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë te miqtë e saj dhe madje edhe te prindërit e saj. Në një intervistë për emisionin “Verissimo” në Itali, ata treguan detaje tronditëse nga momentet e fundit kur kishin kontakt me vajzën e tyre dhe dyshimet se krimi ishte i planifikuar. “25 marsi 2025…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.7 lekë dhe do shitet me 109.7 lekë.
Nuk duket se ka asnjë shpresë për lehtësimin e trafikut. Kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në tendencën në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në mars u regjistruar për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars. E njëjta…
23:19 | 5 Prill 2026E.GRreth 99% e trafikut global të internetit kalon përmes kabllove nënujore, të cilat lidhin kontinentet dhe mundësojnë komunikimin digjital në gjithë botën. Megjithatë, këto kabllo përballen shpesh me dëmtime, kryesisht nga aktivitetet detare si ankorimi i anijeve dhe peshkimi. Një fenomen më i rrallë, por interesant, është dëmtimi i tyre nga peshkaqenët, të cilët ndonjëherë i kafshojnë duke i ngatërruar me prenë për shkak të fushave elektromagnetike. Edhe pse këto raste përbëjnë vetëm një përqindje shumë të vogël të dëmeve, kompanitë teknologjike si Google kanë marrë masa shtesë mbrojtëse për kabllot e tyre. Këto masa përfshijnë…
Gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema, ka reaguar lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në universitetet e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar që studentëve shqiptarë t’u garantohet e drejta për të dhënë provimet në gjuhën e tyre amtare. MARKETING “Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë t‘a japin provimet në gjuhën shqipe! Jo vetëm provimet në jurisprudencë (debati aktual), por çdo provim duhet të jetë në shqip! Kush e pengon diçka të tillë, po pengon të drejtat e natyrshme të një populli në tokën e tij! Shteti shqiptar të reagojë e mbajë qëndrim!”…
Pothuajse tre muaj pasi pësoi hemorragji cerebrale, vetëm pak ditë pas emërimit të tij si drejtor i Burgut të Durrësit, është ndarë nga jeta Edmond Llabani. Zyrtari nuk arriti ta fitonte dot betejën me vdekjen, edhe pas përpjekjeve të mjekëve. Llabani ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes të Altin Ndocit. Pas marrjes së detyrës në burgun e Durrësit, ai pësoi një hemorragji cerebrale, vetëm pesë ditë më pas. Për këtë arsyeje, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Emërimi i…

