Author: almakos

Lidhur me dorëheqjen e Krenar Llogës nga ASh, Sela tha se nuk e ka pritur mirë vendimin e tij, duke shmangur të komentojë më shumë dhe duke nënvizuat se arsyet për largimin ai i ka bërë tashmë të njohura në rrjetet sociale. “Nuk është mirë vendimet e tilla të bëhen në rrjetet sociale, por te kryetari. Sidoqoftë Lloga i ka bërë të njohura arsyet në rrjetet sociale dhe nuk kam çfarë të shtoj, Ai vazhdon të jetë përkrahës dhe anëtarë i ASH. Por, njerëzit lodhen, ndoshta dhe u duhet kohë për veten”, tha Sela.

Lexo më Shumë

Nga nesër, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e një serie valësh ajrore të lagështa. Deri në fund të javës pritet një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe relativisht të ngrohtë, me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të keq të shoqëruar me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe bubullima të rralla. Gjatë 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Në Shkup pritet periudhë…

Lexo më Shumë

Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Kryetari i Bashkisë Shkodër…

Lexo më Shumë

Bisedimet mes kryeministrit Mickoski dhe koalicionit VLEN për rikonstruimin e Qeverisë vazhdojnë edhe më tutje megjithtëse kanë filluar një javë e tepër. Në konferencën e fundit, ai deklaroi se për ndryshimet kadrovike brenda për brenda VMRO-së do të vendosë pas kongresit që partia do ta zhvillojë në dhjetor. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “Në këtë moment jemi të fokusuar si VMRO-DPMNE në përgatitjet e Kongresit të rregullt të partisë që do të ndodhë më 6 dhjetor. Në kuadër të koalicionit vazhdojnë konsultimet” Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, as nuk e konfirmon e as e mohon që do të mbetet në…

Lexo më Shumë

BDI thotë se fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se BDI ka dalë në këtë përfundim pas një analizë të detajuar të çdo vendvotimi dhe të çdo komune. ARBËR ADEMI ‘’Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe në një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it. Prandaj, në mënyrën më korrekte dhe më transparente, ne e urojmë…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë të fundit, ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka hedhur dritë mbi rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si një figurë me autoritet, por jo si një komandant ushtarak. Clark e përshkroi Thaçin si një person tërheqës dhe me ndikim, duke theksuar se ai ishte një nga të rinjtë më të dalluar në negociatat e Rambujesë. Ai theksoi se Thaçi kishte një stil të veçantë dhe ishte i veshur me kujdes, duke sugjeruar se ai kishte një prapavijë të fortë sociale dhe kulturore. Megjithatë, Clark theksoi se Thaçi nuk kishte njohuri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar aktivendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në komunata e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen me 11 janar. “Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkrova aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen më 11 janar 2026, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin përkatës. Me hyrjen në fuqi të këtij aktvendimi, institucionet përgjegjëse…

Lexo më Shumë

Një ndryshim i rëndësishëm pritet në industrinë e aviacionit në vitin 2026, kur taksat për fluturime do të ulen, duke ofruar shpresë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Kjo nismë, e mbështetur nga ekspertët e transportit, synon të lehtësojë barrën financiare për udhëtarët dhe të stimulojë rritjen e udhëtimeve ajrore. Stephan Stracke, një ekspert i CDU/CSU, thekson se ulja e taksave duhet të reflektohet në çmimet e biletave. Ai shpreh shpresën se linjat ajrore, veçanërisht Lufthansa, do të ndjekin këtë trend dhe do të ofrojnë çmime më të ulta për udhëtarët. “Kjo është ajo që pres nga linjat ajrore tani,” tha…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar shpalljen fajtor të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe dënimin e tij me 23 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas në një atentat në oborrin e banesës së tij. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi…

Lexo më Shumë

Është shtyrë seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt. Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet. Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg. Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njofton se uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije. “NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar. Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 10.11.2025 deri më 14.11.2025 mori 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur…

Lexo më Shumë