Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi dje se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme. Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në…
Author: almakos
Ministri në detyrë i Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i ftuar në emisionin DPT Te Fidani në T7.Lekaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit. “Autostrada tanimë është ligj dhe i ka vdekë nëna kësaj pune”, ka thënë Lekaj. “Kemi kryer të gjitha procedurat. Kemi lidhur marrëveshje me kontraktorët. Ajo tani është nisur dhe do të përfundojë” Ndërsa sa për deklaratën e mbrëmshme të Armend Zemaj të LDK’së që edhe ata do e përkrahin ndërtimin e këtij projekti ai ka thënë. “Të gjithë kanë qenë kundër. Mirëpo e kanë parë që e kanë…
Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekja, i ftuar në emisionin DPT te Fidani të T7 ka thënë se të gjithë se kanë përkrahur vendimit e Haradinajt për taksën, derisa filluan presionet nga jashtë.“Vjosa Osmani ka thënë se ne u prishëm me ndërkombëtarët”, ka thënë Lekaj në DPT te Fidani. Lekaj gjithashtu tregoi se Haradinaj ishte i vetëm në këtë proces. “Ndërsa pas presionit ndërkombëtar, Ramush Haradinaj ka qenë i vetmuar në procesin e taksës”, ka thënë Lekaj. Poashtu Lekaj tregoi se Haradinaj e kishte refuzuar kategorikisht propozimin e Veselit për heqjen e taksës. “Veseli i pari ka propozuar që taksa të…
Ministri në detyrë i Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i ftuar në emisionin DPT Te Fidani në T7.Lekaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për nismën e Kadri veselit që të nënshkruajë paktin kundër korrupsionit. “Kur jemi te korrupsioni më çuditi fakti se si partitë politike tentojnë të bëjnë marrëveshje që të luftojnë korrupsionin. Ne duhet respektuar ligjet që në mënyrë kontinuale të luftohet korrupsioni, sot po mundohen të mashtrojnë qytetarët duke u shtirur kinse po bëjnë diçka. Për herë të parë në Qeverinë Haradinaj janë stimuluar gjyqësori, janë rritur rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe…
Mërgimtarët në këto zgjedhjeve votojnë përmes postës, partitë ankohen se kjo mënyrë e votimit po i stopon ataPër të pasur drejt vote, kosovarët që jetojnë jashtë vendi, fillimisht duhet të regjistrohen. Për këtë arsye KQZ ka dhënë një afat deri kur votuesit nga diaspora mund ta bëjë një gjë të tillë. Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike mërgimtarët nuk do mund ti shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata. Kjo për shkak se Ligji për Zgjedhje i miratuar në vitin 2008 nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas këtij institucioni në zgjedhjet e kaluara rreth…
Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle do të vendosen në dy shkolla tjera.Në rrethojat e oborrit të kësaj shkolle, sonte janë vendosur shiritat, ku ndalohet hyrja e nxënësve në objektin e kësaj shkolle. Nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”. Mësimi në këtë shkollë është ndërpre, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle se nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara…
Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka treguar rezultatin e zgjedhjeve sipas tij dhe ka bërë një thirrje për revolucion. Gjithashtu Bahtiri ka thënë se Vjosa Osmani nuk i merr vendimet në LDK.“Unë mendoj se VV’ja do të del përmbi 32%, e dyta është LDK’ja, dhe për vendin e tretë do të luftojnë PDK dhe AKR’në. Ndërsa për AAK’në ka refuzuar të flasë”, ka thënë Bahtiri në T7. Bahtiri gjithashtu bëri thirrje për një revolucion në këto zgjedhje. “Unë jam i bindur thellë se e vetmja…
Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjen se a do ta vizitojë varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.“Janë gjeste simbolike ku s’dua ta vë theksin. S’po them që kurrë s’do të shkoj. Ka dallim shumë të madh mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Albin Kurtit kryeministër” ,ka treguar Kurti. Ai ka thënë se nuk do të jetë arrogant ndaj opozitës. “S’do të jem arrogant ndaj opozitës. Madje, do të bashkëpunojë me ta. Unë s’do t’i shaj opozitarët e institucionet, për hir të pozitës që do të kem”, tha ai në Rubikon.
Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka thënë se ka 6 vjet që nuk merr as mëditje e as pagë për shërbimet e tij që i kryen si i pari i Mitrovicës.“Unë që kur i kam fituar zgjedhjet si kryetar i Mitrovicës, qe gjashtë vjet unë nuk marr as mëditje e asnjë cent dhe as nuk do të marrë kurrë për punën që bëj”, ka thënë Bahtiri në Pressing. Ai gjithashtu tha se ka bërë një shpërblim duke premtuar se kushdo që zbulon një keqpërdorim të…
Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka thënë se edhe pse Pacollin e ka ish-bashkëpartiak, ai do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit.E kjo sepse sipas Bahtirit, këtij vendi i nevojiten politikat e Kurtit. “Pacollin unë e kam mik të familjes, por e unë do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, për politikat e të cilit ka nevojë vend”, ka thënë Bahtiri në Pressing. Përveç kësaj, Bahtiri ka një përshkrim interesant për Kurtin. “Albini është një lis i cili nuk e pyet…
Partia e Gëzim Këlmendit ka zgjedhur sot kryetarin e ri në Kuvendin e II’të zgjedhor të kësaj partie. Fjala ka njoftuar përmes një komunikate se kryetar u zgjedh përsëri Gëzim Kelemendi me 92 voto për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.“Dr.Gëzim Kelmendi rizgjedhet Kryetar i Partisë FJALA Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor. 92 delegatë të Partisë FJALA sot votouan për të parin e tyre. Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi u rizgjodh Kryetar i Partisë FJALA. Në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoj për besimin dhe mbështetjen e dhënë.…
Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka thënë edhe se PSD është në koalicion me AAK’në dhe qëndrimet e tyre të përbashkëta do të mbesin edhe në kohën kur do të futen në Kuvend. “Po të fitonim për shembull 6 deputetë, ne do të krijonim grupin tonë parlamentar. Kështu kemi marrëveshje. Por qëndrimet tona do t’i kemi të përbashkëta” Mirëpo ai ka treguar se në çfarë rasti do të ndalej bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve. “Nëse nuk respektohen pikat e marrëveshjes atëherë ne do të…

