Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekja, i ftuar në emisionin DPT te Fidani të T7 ka thënë se të gjithë se kanë përkrahur vendimit e Haradinajt për taksën, derisa filluan presionet nga jashtë.
“Vjosa Osmani ka thënë se ne u prishëm me ndërkombëtarët”, ka thënë Lekaj në DPT te Fidani.
Lekaj gjithashtu tregoi se Haradinaj ishte i vetëm në këtë proces.
“Ndërsa pas presionit ndërkombëtar, Ramush Haradinaj ka qenë i vetmuar në procesin e taksës”, ka thënë Lekaj.
Poashtu Lekaj tregoi se Haradinaj e kishte refuzuar kategorikisht propozimin e Veselit për heqjen e taksës.
“Veseli i pari ka propozuar që taksa të suspendohet për 100 ditë me argumentin se ne nuk duhet të prishemi me ndërkombëtrët”, është shprehur Lekaj.
“Haradinaj e ka bërë të qartë se nuk lëvizë prej mendimit pa marrë parasysh presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar sepse kjo nuk është kundër miqëve por kundër Serbisë dhe Rusisë”, shtoi Lekaj në T7.



