
Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka thënë edhe se PSD është në koalicion me AAK’në dhe qëndrimet e tyre të përbashkëta do të mbesin edhe në kohën kur do të futen në Kuvend.
“Po të fitonim për shembull 6 deputetë, ne do të krijonim grupin tonë parlamentar. Kështu kemi marrëveshje. Por qëndrimet tona do t’i kemi të përbashkëta”
Mirëpo ai ka treguar se në çfarë rasti do të ndalej bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve.
“Nëse nuk respektohen pikat e marrëveshjes atëherë ne do të ndalnim bashkëpunimin tonë”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express/


