Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka thënë se edhe pse Pacollin e ka ish-bashkëpartiak, ai do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit.
E kjo sepse sipas Bahtirit, këtij vendi i nevojiten politikat e Kurtit.
“Pacollin unë e kam mik të familjes, por e unë do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, për politikat e të cilit ka nevojë vend”, ka thënë Bahtiri në Pressing.
Përveç kësaj, Bahtiri ka një përshkrim interesant për Kurtin.
“Albini është një lis i cili nuk e pyet askënd se sa i lëshon rrënjët në tokë”, ka shtuar Bahtiri.



