Author: almakos

Universi, me pafundësinë e tij dhe miliardat e galaksive, ngre një pyetje të thellë: Pse, pavarësisht përpjekjeve të shumta, njerëzimi ende nuk ka gjetur prova për jetë jashtëtokësore? Ky fenomen, i njohur si “Paradoksi i Fermisë”, është një nga misteret më intrigues të shkencës moderne. Shkencëtarët llogarisin se vetëm në Rrugën e Qumështit ekzistojnë rreth 200 miliardë yje, shumica e të cilëve kanë sisteme planetare. Teleskopët si James Webb dhe misionet e NASA-s kanë zbuluar qindra ekzoplanetë që mund të kenë kushte të përshtatshme për jetë, duke rritur shpresat për zbulimin e jetës jashtëtokësore. Megjithatë, pavarësisht këtyre zbulimeve, pyetja mbetet:…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar se do të rihapen regjistrimet për klasat e 1-ra dhe të 10-ta në portalin eAlbania. Regjistrimi do të hapet më datë 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00. “Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin #eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00”, njofton MAS.

Lexo më Shumë

Një lojtar i ri ka dalë në garën e inteligjencës artificiale, ndërsa Zvicra zbuloi Apertus, modelin e saj kombëtar të Gjuhës së Madhe (LLM) me burim të hapur, që shpreson të jetë një alternativë ndaj modeleve të ofruara nga kompani si OpenAI. Apertus, emri i tij i derivuar nga latinishtja që do të thotë “i hapur”, është rezultat i bashkëpunimit mes Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë (EPFL), ETH Zurich dhe Qendrës Kombëtare Zvicerane të Superkompjuterëve (CSCS). Këto institucione publike kanë investuar në zhvillimin e një modeli që synon të jetë në shërbim të shoqërisë. Joshua Tan, një nga…

Lexo më Shumë

23:41 | 3 Shtator 2025E.HIslanda është vendi ku mushkonjat “mungojnë” gjatë gjithë vitit, megjithëse vendet fqinje si Norvegjia, Skocia dhe Groenlanda janë shtëpia e shumë specieve. Po pse nuk ka mushkonja në Islandë? Ka pasur shumë teori gjatë viteve, por më e zakonshmja është se mushkonjat thjesht nuk kanë mbërritur ende në Islandë. Vendi ishullor është i ndarë nga fqinjët e tij nga qindra kilometra oqean, duke krijuar një barrierë natyrore që ua vështirëson mbërritjen e tyre. Megjithatë, Gísli Már Gíslason, profesor emeritus i limnologjisë në Universitetin e Islandës, konfirmoi se disa mushkonja mund të arrijnë në vend nga ajri,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nesër do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së saj, ku pritet të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë. Ky takim është i rëndësishëm për të adresuar çështje të ndjeshme, si zgjedhjet komunale dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Burime brenda AAK-së kanë konfirmuar se rendi i ditës do të përfshijë diskutime mbi stagnimin institucional që po e përjeton vendi. Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe vjen në një kohë kur opozita ka ngritur shqetësime të mëdha për situatën aktuale. AAK-ja, si një nga partitë kryesore, ka përgjegjësi të…

Lexo më Shumë

Informacionet më të fundit tregojnë se Google Maps ka nisur testimin e një funksioni të ri, i cili është në dispozicion për një numër të vogël përdoruesish. Me qëllim për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, Google ka prezantuar një opsion të ri në aplikacionin Maps, i quajtur Live Updates. Ky funksion inovativ u ofron përdoruesve mundësinë për të ndjekur progresin e navigimit edhe kur aplikacioni nuk është i hapur, duke e bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të qartë. Aktualisht, Live Updates është në fazën e testimit dhe është parë vetëm tek një grup i vogël përdoruesish me Android…

Lexo më Shumë

Tre persona dyshohen dhe janë nën hetim për rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë krijuar një deponi të paligjshme në lokacionin Vardarishte. Për të tre personat është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së vazhdimit të përsëritjes së krimit. Të tre kanë kryer veprimtari –  blerje të hekurit të vjetër, produkteve metalike, baterive të vjetra dhe metaleve të tjera me ngjyra në pikat e improvizuara të mbeturinave në lokacionin në fjalë, pa një firmë të caktuar, pa regjistruar një person juridik dhe pa poseduar leje…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e tensionuar u regjistrua mbrëmjen e së martës në qytetin Acate të Siçilisë, ku një shtetas shqiptar kërcënoi se do të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi. Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.Për të parandaluar tragjedinë, në vendngjarje ndërhynë menjëherë gjashtë karabinierë, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta çonin shqiptarin për trajtim në një klinikë të specializuar shëndetësore. Banorët dhe kalimtarët që panë situatën u alarmuan nga kërcënimet dhe paniku që përhapën bombolat e gazit në ndërtesë. Fatmirësisht, përveç frikës dhe shqetësimit, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Koalicioni në pushtet, VLEN, ka reaguar ashpër ndaj sulmit të fundit ndaj gazetarit të njohur Naser Selmani, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe themeleve të demokracisë në vend. Në një deklaratë për media, VLEN shpreh “shqetësimin më të thellë dhe indinjatën e plotë” për atë që e quan “sulm jo vetëm ndaj një gazetari, por ndaj të drejtës së qytetarëve për informim të lirë dhe të pandikuar”. “Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj shoqërisë, ndaj institucioneve dhe ndaj sundimit të ligjit. Çdo tentativë për të frikësuar, shantazhuar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj gazetarit të njohur Naser Selmani, duke e cilësuar këtë akt si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë në vend. “Shprehim shqetësimin më të thellë dhe indinjatën për sulmin e fundit ndaj gazetarit të njohur Naser Selmani. Ky akt i papranueshëm përbën jo vetëm një goditje ndaj tij personalisht, por edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar lirshëm e pa frikë”, thuhet në reagimin e Mexhitit. Ai thekson se sulmet ndaj gazetarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj institucioneve demokratike dhe…

Lexo më Shumë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit 69 çështje të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë për vitet 2024-2025. Çështjet e dërguara lidhen kryesisht me dyshimet për shkelje dhe parregullsi në prokurim publik, subvencione dhe transfere, investime kapitale si dhe paga dhe mëditje. Sipas ZKA-së tashmë kanë marrë konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Shtetit se çështjet e ngritura janë dorëzuar tek prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme ligjore. Zëvendës auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, në konferencë për media të mërkurën tha se numri i rekomandimeve të dhëna është rritur nga 817 në…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave kanë nënshkruar zyrtarisht Kodin e Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Rrjeteve Sociale gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë. Kjo nismë është realizuar në bashkëpunim me Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendrën për Dialog Humanitar (HD), duke shënuar herën e dytë të këtij partneriteti pas bashkëpunimit të suksesshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Në ceremoninë e nënshkrimit në të cilën është edhe Telegrafi.com u theksua rëndësia e ndërtimit të një hapësire online të respektueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse. U rikujtua se debati politik dhe mospajtimet janë pjesë e demokracisë,…

Lexo më Shumë