Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, me ftesë të Ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe Administratës Publike, Tibor Navracsics, zhvilloi një vizitë pune njëditore në Hungari, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e partneritetit midis dy vendeve. Fokusi i bisedimeve ishte shkëmbimi i përvojave për një përdorim më efikas dhe të plotë të programeve të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja për përfshirjen e Maqedonisë në programet e reja evropiane. Për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ky bashkëpunim është me rëndësi të veçantë në drejtim të promovimit të zhvillimit rajonal, transferimit të njohurive me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe qasjes…
Author: almakos
Në një epokë digjitale, ku privatësia është e rrezikuar, aktivistët për të drejtat e grave po ngritin zërin për një fenomen shqetësues: shpërndarjen e paautorizuar të fotografive dhe videove intime të vajzave dhe grave. Ky abuzim virtual po merr përmasa alarmante, duke e bërë nevojën për ndërhyrje urgjente më të qartë se kurrë. Aktivistja Liridona Sijarina ka theksuar se ky fenomen është bërë një nga krimet më të shpeshta që po ndodhin në Kosovë. Ajo thekson se ky abuzim jo vetëm që shkel të drejtat e individëve, por gjithashtu shkakton pasoja të rënda emocionale për viktimat, duke i lënë ato…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime të rëndësishme lidhur me ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Ajo thekson se Qeveria vazhdon të ndjekë një logjikë të shpërndarjes së mjeteve pa kritere, duke lënë pas pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Bajrami vëren se shpenzimi i parasë publike gjatë pesë viteve të fundit është shoqëruar me korrupsion endemik. Kjo situatë ka rezultuar në mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, duke krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe dyshimit në institucionet publike. “Sot në Kuvendin e Kosovës kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Edhe pse LVV…
Të tjera detaje mësohen në lidhje me vrasjen e Egli Pashollarit, ngjarje që ndodhi këtë të premte në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se autorët dyshonin se viktima iu kishte ngacmuar të motrën. Po ashtu viktima Pashollari njihej si pjesë e grupit të Shullazit por nu dihet nëse ngjarja ka apo jo lidhje me konflikte për aktivitete të paligjshme apo është një sherr banal. Ndërkohë njëri prej autorëve është identifikuar si Gazment Buçpapa.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti të dyshuar, është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar autorin/autorët e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Nga muaji në muaj, jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më shtrejtë. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila përllogarit shportën minimale sindikale të konsumit, tregojnë se kostot minimale të një familjeje katër anëtarëshe në muajin shkurt janë rritur për pothuajse një mijë denarë krahasuar me janarin. Sipas të dhënave të LSM-së, shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 67.382 denarë dhe, në krahasim me shportën minimale sindikale në janar, është rritur për 969 denarë. Nëse jeton në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, vlera e shportës minimale sindikale rritet në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranë, ku 32-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në kurriz. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është sulmuar menjëherë pasi ka dalë nga automjeti i tij, gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Si pasojë e plagëve të marra nga mjeti prerës, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Ka përfunduar procedura e tenderimit dhe qytetarët duhet të presin vetëm edhe disa javë derisa Qeveria të fillojë punimet për ndërtimin e 12 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë. Zv.ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se nuk ka arsye që as qyetarët dhe as përfaqësuesit diplomatik në vend të shqetësohen sepse si Qeveri kanë kryer edhe procesin e tenderimit dhe tani pritet vetëm faza e evaluimit të projektit nga ana e Bankës Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim Ajo tha se një pjesë e mjeteve me të cilat ndërtohet autostrada janë grant e pjesa tjetër është kredi nga Banka Evropiane…
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë. Raportohet për të shtëna me armë zjarri te ish Parku i Autobusëve, në zonën e njohur si Delijorgji. Dyshohet se një person është plagosur në bark. Ai është dërguar menjëherë në një spital privat.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës ditën e djeshme, ku humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës elektricisti M.P., i cili në ato momente po riparonte një defekt në shtyllën elektrike të zonës, por ra në rrethana të dyshimta në kontakt me rrymën. Në vijim të hetimeve të thelluara nga Policia e Lezhës, sot u konfirmua marrja nën akuzë për shpërdorim detyre të inxhinierit të OSHEE-së dhe 3 kolegëve të viktimës. Ndaj tyre u ngritën akuzat “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “shpërdorimi i detyrës”. “Procedimi ka nisur ndaj shtetasit M. L., 34 vjeç,…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka hapur hetim kundër gjashtë personave me dyshim të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Hetimi bazohet në dokumentet e ofruara nga Ministria e Brendshme, si dhe në ndihmën ligjore ndërkombëtare nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar të Republikës së Serbisë. Sipas urdhrit për kryerjen e hetimit, të dyshuarit, së bashku me individë të tjerë aktualisht të paidentifikuar, bashkuan forcat në periudhën nga viti 2025 deri në janar 2026 me qëllim shitjen…
Për të përmbushur nevojat e tyre themelore, një familje me katër anëtarë kishte nevojë për 67.382 denarë këtë muaj. Kjo, siç njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përbën rritje prej 969 denarësh në shportën minimale sindikale krahasuar me muajin e kaluar. Sipas llogaritjeve të LSM-së, në shkurt një familje me katër anëtarë duhet të ndajë 25.156 denarë për ushqim dhe pije, ndërsa muajin e kaluar ata kishin nevojë për 24.211 denarë për këtë qëllim. Për veshmbathje dhe këpucë 5.992 denarë, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.338 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajtjen e higjienës në shtëpi 2.665…

