Author: almakos

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend pasditen e sotme, ditëve në vijim do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare, njofton Prishtina Weather.“Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe pas mesnate, deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, e më pas pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira”, parashikon PW. Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se “në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe diell, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmjen e së shtunës”. Parashikimi për datat 4-5 tetor: 4.10.2019 – Herët në mëngjes vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Matthew Whitaker, që e vizitoi Kosovën ditë më parë,  nuk numërohet njeri i Trumpit dhe nuk përfaqëson asgjë nga qeveria amerikane.Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për VICE News se Whitaker nuk e përfaqëson qeverinë amerikan. “Zoti Whitaker është qytetar privat. Ai nuk flet në emër të qeverisë së SHBA-së”, ka thënë zëdhënësja Morgan Ortagus për Vice Neës. Gazeta Express ka raportuar në ditën kur Whitaker erdhi në Kosovë, se, bazuar në shkrimet e publikuara në mediat huaja, ai është nën hetime nga FBI për dyshime se ka qenë pjesë e një kompanie mashtruese. Whitaker ka qenë…

Lexo më Shumë

Rrjeti televiziv evropian i lajmeve, Euronews, i ka kushtuar sot vëmendje zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.Euronews raporton se “anketat e opinionit aktualisht sugjerojnë se asnjë parti nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për të formuar e vetme qeverinë”. “Ky rezultat”, sipas rrjetit televiziv të lajmeve, “pritet të çojë në bisedime të zgjatura për koalicione”. Hulumtuesi i Institutit Italian për Studime të Politikave Ndërkombëtare, Giorgio Fruscione, ka thënë për Euronews se pret koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. “I vetmi koalicion që pres të formohet është ai ndërmjet nacionalistëve…

Lexo më Shumë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të mos vazhdohet me konkurset e shpallura javëve të fundit, të cilat i konsideron si joligjore.Javëve të fundit, janë qindra konkurse për vende të reja të punës në institucionet në nivelin qendror dhe atë lokal, por problemi qëndron në faktin se të gjitha këto konkurse janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil, ligj i cili që nga data 11 shtator nuk është më në fuqi, pasi që nga ajo datë ka hyrë në fuqi Ligji për zyrtarët publikë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane, u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të miratojnë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi besojnë se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar këtë proces.Letra e përbashkët u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidentja e ardhshme e këtij institucionit, Ursula von der Leyen. “Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE-ja do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e…

Lexo më Shumë

Sonte në Pressing, për herë të fundit në këtë fushatë zgjedhore, janë të ftuar dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurti i Vetëvendosjes, më pas Ramush Haradinaj i koalicionin AAK-PSD.Nesër mbyllet fushata zgjedhore, e Albin Kurti dhe  Ramush Haradinaj do të thonë krejt cfarë kanë deri më 6 tetor. Në emisionin Pressing, që nis prej orës 20:30, Kurti iu përgjigjet të gjitha akuzave që i janë bërë gjatë kësaj fushate. Pas përfundimit të intervistës me Kurtin, në studion e emisionit Pressing vjen kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj. /Express/ [embedded content] [embedded content]

Lexo më Shumë

Këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli – Jetlir Zyberaj, është shprehur se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve.Zyberaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë gjithashtu se të gjitha kërkesat për vizita nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.Sipas tij, qëllimi i Beogradit është destabilizimi i Kosovës dhe shantazhi mbi serbët lokalë e ndërhyrja në zgjedhjet e 6 tetorit. “Në dy ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.Të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje sërish për një ndërhyrje të huaj, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.Një kërkesë e ngjashme e presidentit, tashmë ka nxitur një procedurë shkarkimi ndaj Trumpit nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit. Derisa po niste udhëtimin për në Florida, presidenti Trump u tha gazetarëve se Kina duhet të nis hetim ndaj Bidenit dhe djalit të tij. “Ndërkohë, Kina duhet të fillojë hetime ndaj Biden. Sepse ajo që ndodhi në Kinë është po aq e keqe sikurse ajo që ndodhi në Ukrainë”, tha Trump. Trump dhe avokati i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-03T18:55:03+02:00 Drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian u janë drejtuar me anë të një letre shteteve anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në letrën e firmosur nga Donald Tusk (president i Këshillit Evropian), David Sassoli (president i Parlamentit Evropian), Jean-Claude Juncker (president në detyrë i Komisionit Evropian) dhe Ursula von der Leyen (presidente në pritje e Komisionit Evropian) theksohet se Tirana dhe Shkupi kanë bërë çfarë u është kërkuar për hapjen e negociatave. Drejtuesit në Bruksel thonë se Bashkimi Evropian ndodhet përpara një zgjedhjeje strategjike dhe vendimi për negociatat me dy shtetet…

Lexo më Shumë

Mediumi i madh amerikan me bazë në New York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA’së dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA’ja përmes Kosovës, ndërkohë Rusia përmes Serbisë, shkruan Gazeta Express.Në këtë shkrim gjithashtu përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbaj të trazuar Ballkanin. Siç shkruan ‘Bloobmerg’, problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur lajm të rremë informacionin, se ai sugjeruar qëllimin e migrantëve me armë zjarri në këmbë, për t’i zmbrapsur nga hyrja në Shtetet e Bashkuara.“Lajm i rremë. Mediat janë çmendur, e kanë humbur mendjen”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter. Më 2 tetor u publikuan raporte për librin e dy gazetarëve të së përditshmes, New York Times, ku thuhej se Trump ka propozuar metoda ekstreme për t’i ndaluar migrantët në rrugën e tyre drejt kufirit jugor të SHBA-së. Në mesin e masave, sipas tyre, është përfshirë qëllimi i migrantëve me…

Lexo më Shumë

Policia e Athinës ka zbuluar 1.8 milion euro të rreme në një dyqan që ka falsifikuar paratë, raporton ANA.Policia tha që ata kishin zbuluar mijëra fletë letre për prodhime për bankënota 50, 100, 200 dhe 500 euro, si dhe makina për llogaritjen e parave, detektorë të falsifikuar dhe kasaforta. Punëtoria u zbulua pas arrestimit të dy shtetasve të huaj në Patras më 1 tetor, kur ata kërkuan nga një biznesmeni 50,000 euro në bankënota prej 50 euro, me një premtim për t’i kthyer 110,000 euro.

Lexo më Shumë