Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Unazë të Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen. [embedded content] Mësohet se në pranga ra Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak,…
Author: almakos
Një konflikt për pronën ka degraduar në përdorimin e amëve të zjarrit në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se shtetasi me iniciale A. Ç., 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin me iniciale P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes 93-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në…
Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Buçpapa, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Sipas gazetares Xhensila Kodra, bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit. Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në…
Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë asgjësuar 1.010 kilogramë ushqime të pasigurta, të etiketuara si “ushqim i shëndetshëm”, gjatë 373 kontrolleve të realizuara këtë javë te 14 operatorë të regjistruar për prodhim dhe tregtim të ushqimit. Gjatë inspektimeve, është konstatuar se 14 operatorë nuk kanë qenë fare të regjistruar si operatorë ushqimi në agjenci. Për parregullsitë e gjetura janë shqiptuar 65 vendime administrative, 19 vërejtje dhe 44 gjoba, në vlerë totale prej 20.550 eurosh në kundërvlerë denari. Në 9 subjekte janë evidentuar kushte të papërshtatshme higjieno-teknike, ndërsa te 7 operatorë është gjetur ushqim me afat të skaduar.…
Fundjava që po afron premton një atmosferë të vranët, me mundësi për reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. A jeni gati të përballeni me këto kushte të motit? Parashikimet meteorologjike tregojnë se temperaturat minimale do të zbresin në intervalin 1C deri në 4C, ndërsa ato maksimale për ditën e shtunë do të arrijnë deri në 3C deri në 7C. Erëra verilindore do të fryjnë me një shpejtësi mesatare prej 5-12 m/s, duke e bërë ndjesinë e ftohtë edhe më të theksuar. Të dielën, temperaturat pritet të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur deri në 6C. Megjithatë, kjo do…
Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e ndaluar pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas bluve të kryeqytetit, në total janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat 46 shtetas, nga të cilët 18 janë arrestuar ndërsa 28 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë Tiranë Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Strukturat…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës me intensitet të lehtë vërehen në Mavrovë, por për momentin nuk paraqesin pengesa për zhvillimin e trafikut, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…
Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.
Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa personave. Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të siguruar terrenin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo të arrestuar, ndërsa autoritetet pritet të dalin së shpejti me detaje shtesë lidhur me ngjarjen.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se problemi i transportuesve maqedonas me sistemin e ri EES është ngritur në Komisionin Evropian dhe pritet të zgjidhet së shpejti. Ai deklaroi se Qeveria po komunikon intensivisht me institucionet evropiane për të mbrojtur kompanitë e transportit nga Maqedonia. Sipas tij, me strategjinë e re të vizave të BE-së, transportuesit për herë të parë po trajtohen si kategori profesionale. Aktualisht po shqyrtohen disa mundësi: lëshimi i vizave të veçanta nga shtetet e zonës Shengen, përjashtimi i shoferëve nga kufizimet sipas modelit të pilotëve dhe makinistëve, ose trajtimi i tyre si punëtorë ndërkufitarë.…
Protestuesit kanë filluar sërish të hedhin fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit, pranë selisë së Partisë Demokratike.[embedded content] Protestuesit u grumbulluan përpara hyrjes së selisë së partisë edhe prej pranisë së madhe të gazit lotsjellës. Policia iu kundërpërgjigj sërish me ujë me piper dhe gaz lotsjellës.

