18:41 | 10 Tetor 2019 18:41 | 10 Tetor 2019 Skerdi sapo ka publikuar projektin e tij të ri. Skerdi Ago, ashtu siç kishte premtuar, sapo publikoi projektin e tij më të ri, shkruan lajmi.net. Kësaj radhe, ai erdhi nv duet me Thepak, ndërsa këngën me titull “Diablo” e sollën të shoqëruar edhe me klip. Për tekstin e kësaj kënge u kujdesën dy artistët, ndërsa videoklipi është punuar nga “Pro Video”. Më poshtë mund ta ndiqni projektin e ri me titull “Diablo” nga Skerdi dhe Thepak. /Lajmi.net/ [embedded content]
Author: almakos
18:44 | 10 Tetor 2019 18:44 | 10 Tetor 2019 Kosova nuk ka arritur të gjejë gol në pjesën e parë në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit. Ekipi i Bernard Challandes kishte raste të arta për të kaluar në epërsi, por nuk u konkretizuan. Depërtimi i Bernard Berishës në minutën e 13’ nuk u shfrytëzua nga Florent Muslija, i cili goditi topin jashtë portës. Ylli i Akhmat Grozny gjithashtu pati një rast të mirë përballë portierit, por goditi topin keq. Mysafirët ndërkohë nuk patën asnjë rast për t’u veçuar, pasi faza defanzive e Kosovës është në nivel. Kësisoj, 45 minutëshi i…
Është publikuar lista e votave që kanë marrë kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Mitrovicë.Në listën e siguruar listës i prinë Kadri Veseli, i cili në vendlindje ka marrë 9441 vota. Pas Veselit radhitet Bedri Hamza kreu i PDK-së, në këtë Komunë që ka arritur që të sigurojë 6532 vota. Valdete Idrizi ndërkaq ka marrë 3204 vota, e kreu i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi ka marrë 2720./Express/
Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave në zonën e Shijakut. Makinat u përplasën këtë pasdite dhe për pasojë të dy shoferët e automjeteve kanë mbetur të vdekur.Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke dhënë incialet e viktimave. Njoftimi i policisë: Shijak/Informacion paraprak Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.
18:21 | 10 Tetor 2019 18:21 | 10 Tetor 2019 Emre Can thotë se është i pakënaqur te Juventusi pasi gjermani nuk po ka minuta të mjaftueshme në Torino. Can ka bërë vetëm tre paraqitje si zëvendësues për Juven në kampionat pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve këtë sezon. Mesfushori 25-vjeçar ishte një zëvendësues i minutës së 71-të kundër Interit javën e kaluar, duke luajtur në total vetëm 78 minuta nën trajnerin Maurizio Sarri, transmeton lajmi.net. “Unë nuk jam i lumtur në Juventus tani. Unë nuk luaj shumë për momentin”, tha Can. “Sezonin e kaluar kam luajtur…
Filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj ndarjes së çmimin “Nobel”, për Peter Handke, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka shkruar se ky është argument i mirë se lidhja humanistike me artin dhe etikën që karakterizonte kulturën perendimore ka marrë fund. “Alfred Nobeli, prej të cilit rrjedh edhe Çmimi Nobel, me 1867, kishte shpikur armën vrasëse, dinamitin. Sot kredencialet morale të këtij çmimi u hodhën në erë, me faktin se laureat i tij u përzgjodh Peter Handke, shkrimtari austriak që tash e 20 vjet bën avokatin e Milosheviqit dhe krimeve të tij në ish Jugosllavi”, ka shkruar Latifi./Express/…
Starton ndeshja… Kosova po luan me shumë ndryshime. ………………. FORMACIONET ZYRTARE Kosova me shumë ndryshime kundër Gjibraltarit, Janëpublikuar formacionet zyrtare për miqësoren mes Kosovës dhe Gjibraltarit. Kosovado të hyjë në këtë ndeshje me disa ndryshime. BernardChallandes dëshiron t’ua japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë, dhe nëanën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” ezhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, shkruan Gazeta Express. MilotRashica s’do të luajë asnjë minutë në këtë takim, por do të startojë kundërMalit të Zi. Kosova: Samir Ujkani, Kololli, Dreshevic, Xhemajli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Muslija, Zhegrova, Bernard Berisha dhe Atdhe Nuhiu.…
Të shtënat në një sinagogë në qytetin Halle të Gjermanisë kanë qenë “sulm terrorist i së djathtës ekstreme”, tha ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Christine Lambrecht.Në sulmin që ndodhi të mërkurën u vranë dy vetë dhe u plagosën nëntë të tjerë. Sulmuesi i dyshuar, Stephan Balliet, ka pasur katër kilogramë eksplozivë në makinën e tij, tha Lambrecht në një deklaratë me prokurorin e përgjithshëm, Peter Frank. Frank tha se personi i armatosur “ka planifikuar masakër”. I dyshuari, 27 vjeç, përballet me dy akuza për vrasje dhe nëntë akuza për tentim-vrasje, raportuan mediat gjermane. Rreth 2,200 njerëz besohet se e shikuan…
Marsida Qatja flet për “News24” pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e sotme, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.Në intervistën dhënë 30-vjeçarja tregoi ngjarjen e rëndë, që ndodhi në banesën e saj, ku 41-vjeçari Haxholli hyri nga dritarja dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi, por që u vra nga polici Toçi, i cili ishte duke darkuar me Qatjan dhe dy burra të tjerë. “Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares.…
17:59 | 10 Tetor 2019 17:59 | 10 Tetor 2019 Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit, e cila është duke u zhvilluar në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. Ky takim i ka shërbyer teknikut Bernard Challandes të bënte rotacion në formacion, për t’i dhënë minuta futbollistëve që kanë luajtur shumë pak me fanellën dardane. Gjibraltari në anën tjetër nuk ka ecuri aspak të mirë si në kualifikuese ashtu edhe në miqësoret e zhvilluara. Kjo ndeshja zhvillohet pak para testit deçiziv kundër Malit të Zi, të cilën Kosova e luan të hënën në Prishtinë. Pritet një fitore nga djelmoshat tanë,…
Ndotja e tepërt e ajrit mund të ndikojë në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, të cilat nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve. Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut. Hulumtimi…
Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK-së, brenda pak ditëve mund të shkarkohet nga pozita që mban në Komunën e Deçanit. Haradinaj ka thënë për Gazetën Express se kjo po bëhet për shkak të bindjeve të tij politike, e që po përkrahë PDK-në e Kadri Veselit. Në anën tjetër, kreu i komunës, Bashkim Ramosaj i ka thënë Expressit se kjo çështje ende është në fazën e diskutimit.Nasim Haradinaj nga organizata e veteranëve, mban edhe pozitën e drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Deçanit, tashmë shumë se një vit. Mirëpo, nga kjo detyrë i njejti mund të shkarkohet brenda pak ditësh. Vetë Haradinaj…

