18:44 | 10 Tetor 2019
Kosova nuk ka arritur të gjejë gol në pjesën e parë në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit.
Ekipi i Bernard Challandes kishte raste të arta për të kaluar në epërsi, por nuk u konkretizuan.
Depërtimi i Bernard Berishës në minutën e 13’ nuk u shfrytëzua nga Florent Muslija, i cili goditi topin jashtë portës.
Ylli i Akhmat Grozny gjithashtu pati një rast të mirë përballë portierit, por goditi topin keq.
Mysafirët ndërkohë nuk patën asnjë rast për t’u veçuar, pasi faza defanzive e Kosovës është në nivel.
Kësisoj, 45 minutëshi i parë përfundoi pa gola dhe në gjysmën e dytë pritet të ketë ndryshime nga tekniku Challandes. /Lajmi.net/



