Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave në zonën e Shijakut. Makinat u përplasën këtë pasdite dhe për pasojë të dy shoferët e automjeteve kanë mbetur të vdekur.
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke dhënë incialet e viktimave.

Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.





