19:57 | 10 Tetor 2019 19:57 | 10 Tetor 2019 Florent Hasani ka dhënë një prononcim të shkurtër pas ndeshjes Kosova 1:0 Gjibraltari. Hasani ishte golashënuesi i vetëm i kësaj ndeshje. “E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë, nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin”, ka deklaruar Hasani për Supersport Kosova, përcjell lajmi.net. “Për ne më lehtë është të luajmë me ekipe të forta, sesa me ekipe që luajnë në defensivë”./Lajmi.net/
Author: almakos
Meshkujt që kërpudhat i duan vetëm sipër një pice, tani duhet të ndryshojnë mendim.Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë. Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50-vjeçar që hanin shumë mish dhe bulmet, dhe pak fruta dhe perime. Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar se do të “hapë dyert” për refugjatët sirian në shtetin e tij që të emigrojnë në Europë. Kjo nëse liderët e kontinentit e quajnë fushatën ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë si “okupim”.Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Eruopian se ai do të përzëje 3.6 milionë refugjatët gjatë një fjalimi pas takimit me deputetët nga partia e tij. Ai ka hedhur poshtë kritikat që vijnë nga Arabia Saudite dhe Egjipti dhe ka thënë se luftëtarët e ISIS’it që janë zënë gjatë ofenzivës do të burgosen të Turqi nëse asnjë prej shteteve…
19:29 | 10 Tetor 2019 19:29 | 10 Tetor 2019 Rihanna ka folur rreth thashethemeve për shtatzëni, në një intervistë me Anna Wintour. Rihanna mbeti pa fjalë kur redaktorja e “Vogue”, Anna Wintour e pyeti rreth planeve për fëmijë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net. Këngëtarja 31-vjeçare duke e shikuar në sy Wintour nuk pranoi të përgjigjej duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla…ëmm..Zoti.. plani i Zotit?”. Ajo shtoi se mezi priste “të gjitha thashethemet e shtatzënisë” në Q&A. Këngëtarja e hitit “Umberlla”, e cila është në lidhje me miliarderin biznesmen, Hassan Jameel që prej vitit 2017, pranoi se ajo…
Është shtruar me urgjencë në spital avokati i njohur, Maks Haxhia.Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24, se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”. Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), thotë se ka rritur nivelin e performancës së të hyrave edhe për periudhën janar-shtator të këtij viti.Kjo, sipas saj, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në terren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale. “Për periudhën e lartcekur, ATK ka arritur të mbledhë 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milionë euro. Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milionë euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute”, thuhet…
Kosovavazhdon të barazojë 0-0 me Gjibraltarin në “Fadil Vokrri”. BernardBerisha, Florent Muslija dhe Atdhe Nuhiu kishin disa raste të mira shënimi, porrezultati vazhdon të jetë ashtu saç edhe si nisi takimi, 0-0, raporton GazetaExpress. Sidoqë të jetë, Edon Zhegrova po përkujdeset që të dhurojë spektakël. Për një moment, ai ia kaloi topin nën këmbë Casciaros, duke nxitur ovacione në “Fadil Vokrri”. BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/
Shkrimtari austriak Peter Hankde edhe zyrtarisht ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia Suedeze.Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta. Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid. Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë. Pasi Peter…
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli për procesin e krijimit të minishengenit në Ballkanin Perëndimor, i cili u diskutua sot në Novi Sad të Serbisë mes Ramës, Vuçiçit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës 24, Besnik Mustafaj shprehet se ky “liberalizim” është vështirë të realizohet pasi problemi kyç mbetet raporti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. Analisti thekson se kjo përpjekje mund të jetë e dëmshme për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. “Nuk e shoh lehtësisht të realizueshme. Nuk e shoh të realizueshme duke parë dhe analizuar marrëdhënien Kosovë-Serbi. Serbia nuk njeh asnjë dokument të Kosovës, …
Alsat 2019-10-10T19:01:24+02:00 Kryeministri Zaev nuk komenton kushtet e paralajmëruara nga Bullgaria për procesin e negociatave ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ai pret që shteti fqinj të jetë ndër mbështetësit më të mëdhenj për marrjen e datës kurse paralelisht dy vendet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Pritjet që marrëveshjet të respektohen janë normale dhe unë jam i lumtur që ne arritëm marrëveshje për fqinjësi të mirë, është një punë e madhe dhe hap i rëndësishëm për të dyja vendet dhe zbatimi i saj është detyrim i të dy vendeve. Me vetë marrëveshjen përmbyllëm…
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi gjersa shihet me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, në ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.Vjosa Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë do të jetë me Kosovën. “#meKosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani. Aktualisht rezultati i ndeshjes është 0-0, megjithatë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës po tregojnë një lojë mjaft të mirë për publikun. [embedded content]
Parisi propozon rishikim të proceit të Zgjerimit: Komisioni europian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat.Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian. Zëri i Amerikës ka mësuar se propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin. Në funksion të kësaj…

