19:57 | 10 Tetor 2019
Florent Hasani ka dhënë një prononcim të shkurtër pas ndeshjes Kosova 1:0 Gjibraltari.
Hasani ishte golashënuesi i vetëm i kësaj ndeshje.
“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë, nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin”, ka deklaruar Hasani për Supersport Kosova, përcjell lajmi.net.
“Për ne më lehtë është të luajmë me ekipe të forta, sesa me ekipe që luajnë në defensivë”./Lajmi.net/



