Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq në rrethana misterioze brenda qendrës së paraburgimit në Prizren, një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër.Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij me 5 nëntor të vitit 2016. Televizioni 7 ka siguruar edhe komplet dosjen me detaje se si u gjet dhoma e qelisë së Deharit. Në këto fotografi përshkruhet në detaje se çfarë ishte gjetur në qelinë, ku Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur. Këtu shihen disa nga gërvishtjet që ka pasur i ndjeri në trup. E në një tjetër foto paraqiten…
Author: almakos
Alsat 2019-10-17T21:50:30+02:00 Ish-ambasadori në Bashkimin Evropian, Nano Ruzhin në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debati për çeljen ose jo të negociatave të vendit tonë me BE-në u shpreh se disa indikator thonë se do të ketë hapje të negociatave dhe disa jo. Sipas ish-ambasadorit një gjë duhet thënë me siguri se Maqedonia ka bërë çdo gjë që i është kërkuar për të çelur negociatat, që nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Përzhinos, Marrëveshja me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës. Prandaj, sipas tij, të gjitha këto janë parametra ku së bashku me zgjedhjet e fundit që kanë qenë model të jenë…
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK ka refuzuar ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës kur ishin në opozitë, ofertë kjo e bërë personalisht nga Krasniqi.“Gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë, unë personalisht i kam bë ofertë Agim Veliut që LDK’ja të udhëheqë me dialogun”, është shprehur Krasniqi. Tutje, Krasniqi ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se ne kishim një shumicë të dobët dhe ata përfituan poena politik. “LDK’ja e ka refuzuar këtë ftesë të PDK’së sepse ne kishim një shumicë…
Rajoni ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që edhe ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë thekson se “sipas parashikimeve të fundit, mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe përgjatë javës së ardhshme. Parashikimi për datat 18-19 tetor: 18.10.2019 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 4. 19.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Erë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 4.
Alsat 2019-10-17T21:30:10+02:00 Sipas opinionistit Ilir Luma shpresat që vendi jonë të çeli negociatat me Bashkimin Evropian janë minimale. Sipas tij nga takimi mes Merkelit dhe Makroni dolën në sipërfaqe konkluzione dëshpëruese për Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm, edhe për Shqipërinë. Sipas Lumës deri më tani shpresat janë shumë të vakta edhe pse vendimi ende nuk është marrë. Loading…
Presidenti çek, Milos Zeman, është shtruar në spital, ku do të qëndrojë disa ditë.”Arsyeja e qëndrimit të tij në spital është për t’u qetësuar dhe rifituar gjendjen e mirë fizike”, theksoi zëdhënësi. Presidenti, i cili festoi ditëlindjen e 75-të në fund të muajit shtator, do të marrë infuzione vitaminash dhe mineralesh, por shtoi se ky nuk ishte një problem serioz shëndetësor. Zeman dëshiron të jetë në gjendje shumë të mirë fizike për ceremonitë tradicionale që do të mbahen më 28 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Çeke. Presidenti deklaron se ka vuajtur për një kohë të gjatë nga…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se “lajme të mira” së shpejti do të vijnë nga Turqia, pas disa orëve bisedime bilaterale midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.Trump iu referua një konference për shtyp të Pence dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo pas bisedimeve të gjera me zyrtarët e lartë turq, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan. “Kemi lajme të mira nga Turqia. Pas pak, Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të mbajnë një konferencë për media. Falënderoj presidentin Erdoğan. Miliona jetë do të shpëtohen”, shkroi Trump në Twitter. Ndryshe, Erdoğan dhe Pence sot…
Dëshirën e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani. “Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as…
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) nuk i ka dhënë të drejtë komunës së Prishtinës, përkatësisht shefit të prokurimit, për të refuzuar një tender që në disa pozicione kishte çmime jo-normalisht të ulëta.OSHP-ja e ka obliguar komunën e Prishtinës që të rivlerësojë ofertën e kompanisë “RSM”, duke e udhëzuar që t’i merr parasysh vetëm njërën pjesë të nenit 3 të Rregullave për Çmimet Jo Normalisht të Ulëta dhe të injorohet neni pasues, ai 4, i cili parasheh çmimi jonormalisht të ulëta që vijnë nëpër pozicione dhe jo në ofertën totale. Kështu u tha me rastin e prezantimit të të gjeturave që…
Alsat 2019-10-17T20:09:57+02:00 Liderët europianë kanë nisur samitin dyditor në Bruksel. Përveç çështjes së zgjerimit, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë largimi i Britanisë nga blloku (Brexit), Siria, ndryshimet klimatike, prioritetet dhe çështjet financiare të Komisionit të ri Europian që do të nisë punimet në nëntor. Krerët e vendeve anëtare të unionit do të diskutojnë mbi përfundimet e arritura në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Luksemburg që u zhvillua këtë të martë. Në këtë takim, ministrat nuk dolën me një vendim konkret mbi këtë çështje. Ndërsa, pritet të jetë dita e nesërme ajo e cila…
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, raporton televizioni informativ gjerman N-TV. Lajmin e ka kumtuar nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence. Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri. /Express/
Senati francez e ka miratuar në lexim të parë propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. The post Senati francez ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO appeared first on ALSAT-M.

