Author: almakos

Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane (SDF), tha për mediat kurde se forcat e udhëhequra nga kurdët do të respektonin marrëveshjen e armëpushimit.“Shtrirja e armëpushimit kap pjesën e rreth 100 km përgjatë kufirit Siri-Turqi nga qyteti Tel Abyad deri në Ras al-Ain”, i tha ai Ronahi TV. “Ne nuk e kemi diskutuar fatin e zonave të tjera” tha ai në gjuhën kurde duke iu referuar pjesëve të verilindjes ku Turqia dëshiron të krijojë atë që e quan zonë të sigurt. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për suksesin e marrëveshjes së armëpushimit”, tha Abdi duke e përshkruar atë…

Lexo më Shumë

Këshilli Rinor Kosovar (KYC), sot në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë duke filluar nga ora 09:30 do të mbajë kuvendin zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës me temën “Gjithëpërfshirja në Arsim”.Kuvendi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve është organizimi më i madh i Këshillit Rinor Kosovar, mbi bazën e të cilit definohet struktura më e madhe e nxënësve të Kosovës, Këshilli Drejtues i Nxënësve për vitin akademik 2019/2020.  Këshilli Rinor Kosovar është organizatë joqeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 është Këshilli i Nxënësve të Kosovës e cila…

Lexo më Shumë

EU member states national flags are seen before a European Union leaders summit, in Brussels, Belgium July 2, 2019. REUTERS/Piroschka Van De Wouw Alsat 2019-10-18T07:05:14+02:00 Pa vendim pozitiv për dhënien eventuale të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, disa minuta para orës 2 pas mesnate, është ndëprerë dita e parë e Samitit të liderëve të BE-së. Zëdhënësi i Këshillit Evropian njoftoi për konkluzionet e arritura mes liderëve por nuk përmendi as edhe një fjalë pë çështjen e Shkupit dhe Tiranës. Madje sipas tij, në ditën e dytë të Samitit nuk do të diskutohet aspak për zgjerimin. Jozyrtarisht mësohet se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-18T00:16:38+02:00 Kryeministri Zaev prononcimin e parë publik prej fillimit të Samitit të liderëve të BE-së e bëri në orët e vona në facebook duke theksuar se BE-ja duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Ai në shkrimin e tij duket i dorëzua përpara cilitdo vendimi dhe shkruan: Askush nuk mundet të na i marrë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga kjo paqartësi do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtare e NATO-s gjë e cila ishte qëllimi jonë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.Hasani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për deklaratat e partive të opozitës të cilat kanë deklaruar se do e shkarkojnë presidentin e tanishëm. “Nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi”, ka thënë Hasani. “Është e pastër si loti. Kushtetuta e thotë me ligje se në cilat raste shkarkohet presidenti dhe është e pamundur të ndodhë, pasi presidenti nuk e ka shkelur asnjë ligj” Tutje Hasani thotë se gjyqësori në Kosovë është ndër të më të pastërtit në rajon por ai…

Lexo më Shumë

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, ka thënë se koalicioni LVV-LDK do të ndodhë pa vonesa, dhe pas certifikimit të rezultateve pritet të formalizohet.Ai ka thënë se deri me tash gjithçka ka shkuar mirë dhe vullneti për bashkëqeverisje është i dyanshëm. Ai ka thënë se nuk ka qenë dhe nuk është pengesë e një bashkëpunimi të tillë, siç ishte thënë për kohë të gjatë. “Unë Rexhep Selimi, nuk jam kundër koalcionit me LDK-në, ata që e kanë thënë këtë kanë qenë të pasaktë”, ka deklaruar Selimi në RTK. Sa i përket përfshirjes së Listës Serbe në qeveri, Selimi ka thënë se ka një situatë…

Lexo më Shumë

Një ish-ushtar britanik që ka shërbyer edhe në Kosovë është bërë i njohur në Britani të AMdhe pasi ka zënë hajnin e një motoçiklete në këmbë.Ish-bombarderi Carl Mitchell-Brown e vërejti hajnin në hyrjen e një tregu të makinave në Cheltenham. 38 vjeçari e pa në kamera hajnin i cili kishte një kapele në kokë i cili mori një motor me vlerë prej 3 mijë funtave ku ai punon si menaxher i degës. “Nuk e mendova shumë. Isha në ushtri për 13 vite, dhe atje mësohesh të reagosh menjëherë”, tregoi ai, transmeton Gazeta Express. “Po, ai mund të kishte ndonjë thikë…

Lexo më Shumë

Negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK’së do të vazhdojnë nesër për të negociuar krijimin e Qeverisë së re.Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, nesër do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë. Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku…

Lexo më Shumë

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë Reuters se Jared Kushner, këshilltar i lartë për Lindjen e Mesme i presidentit Donald Trump, do të vizitojë Izraelin në fund të muajit.Kushner është planifikuar të takojë kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe rivalin e tij kryesor politik, Benny Gantz. Zyrtari u deklarua në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht. Shtëpia e Bardhë thotë se Kushner është duke u përgatitur për të shpallur një plan paqeje për Lindjen e Mesme, megjithëse ende nuk ka një datë se kur do ta bëjë këtë. Ai nuk pritet të paraqesë planin, gjatë vizitës së…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin. Krasniqi thotë se fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve ka qenë Kurti dhe që prej kësaj ka përfituar partia e tij. Tutje ai shton se idetë e Kurtit kanë “infektuar” shumë të rinjë, por që e mirëpret ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit në shumë aspekte. “Ka ndryshuar qëndrim tani ëpr shumë çështje. Ka ikur nga diskursi i dhunës ndonëse në legjislaturën e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-17T22:14:52+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do ta sjellin politikanë që premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë. Mickoski shton se përfundon durimi i opozitës dhe i fton qytetarët pa dallim përkatësie partiake ose etnike, të dalin në rrugë. Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë. Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit. Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-17T22:01:54+02:00 Sipas ekspertit juridik Vullnet Zenki, përsa i përket çeljeve të negociatave, çdo gjë është e mundur në demokraci. Por, sipas tij, pas të gjithave ato që ka bërë vendi jonë në këto vitet e fundit do të ketë mirëkuptim edhe nga Bashkimi Evropian dhe të vlerësohet puna e të gjithëve që të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Ai thekson se vendimi duhet pritur me gjakftohtësi në këto moment dhe nëse nuk merret një vendim pozitiv, por përsëri duhet të jemi gjakftohtë sepse Franca do të jetë aty për të vendosur edhe në të ardhmen. Por eksperti…

Lexo më Shumë