Alsat 2019-10-18T00:16:38+02:00
Kryeministri Zaev prononcimin e parë publik prej fillimit të Samitit të liderëve të BE-së e bëri në orët e vona në facebook duke theksuar se BE-ja duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Ai në shkrimin e tij duket i dorëzua përpara cilitdo vendimi dhe shkruan:
Askush nuk mundet të na i marrë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga kjo paqartësi do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtare e NATO-s gjë e cila ishte qëllimi jonë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e din mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin -shkruan Zaev.
Ndërkohë në samit kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk pasi ka kërkuar pushim, siç raportojnë mediat, ka mbledhur në koordinim disa prej liderëve për të gjetur një zgjidhje. Nuk dihet deri kur do të zgjasë takimi dhe nëse sonte do të ketë marrëveshje për dhënien ose jo të datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.
Fatlume Dervishi
Loading…




